Nuk është ndërtuar shkolla e premtuar në Nerezin e Epërm

Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, në takimin e ish kryeministrin dhe kryetarin e VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevskit me kryetarët e më shumë komunave dhe një pjesë të ministrave të qeverisë, i cili u mbajt me 12 korrik të vitit 2016, siç transmetuan mediumet:

Banorët e Nerezit të Epërm kërkojnë shkollë të re fillore sepse e vjetra është rrënuar. Jakimovski informon se deri me 15 shtator të vitit (2016) pritet ndërtimi i shkollës. 

ARSYETIM:

Premtimi i kryetarit të Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski për ndërtimin e shkollës së re në fshatin Nerez i Epërm me deri me 15.09.2016, është i parealizuar. Kontrolli i “Vërtetmatësit” tregoi se gjashtë muaj pas datës e dhënë nuk ka filluar ndërtimi i shkollës së re, aq më pak, është bërë rikonstruktim i shkollës së vjetër, ndërsa fëmijët e Nerezit të Epërm edhe një vit shkollor me siguro do ta kalojnë në ndërtesën e shkollës thuajse të rrënuar. Nga raportet e mediumeve mund që të vërtetohet se bëhet fjalë për objekt të vjetër, të ndërtuar në vitin 1937, në të cilin procesi mësimor ka filluar në vitin 1945 dhe në të cilën nxënësit sot e zhvillojnë mësimin në kushte të vështira. Ky nuk është premtimi i parë i kryetarit të komunës Karposh, Stevçe Jakimovski në lidhje me zgjedhjen e problemit me qëndrueshmërinë e shkollës në Nerezin e Epërm. Sipas dëshmisë së banorëve të para në kronikën e TV NOVËS për problemin e kësaj shkolle, Jakimovski personalisht premtoi përgjatë vizitës në fshat se shkolla do të rinovohet ose do të ndërtohet e re. Në programin zgjedhor të Jakimovskit, për të cilin është mandat i dytë si kryetar komune, për periudhën e viteve 2013-2017, nuk ka asgjë konkrete të shtuar se është paraparë ndërtimi ose rikonstruktimi i shkollës në Nerezin e Epërm. Në program ka vetëm angazhim të formuluar sipërfaqësisht:

do të vazhdojmë se rinovimin e shkollave dhe marrjen e masave për efikasitet energjetik për zvogëlimin e shpenzimeve për energji

Nga shërbimet kompetente për informim nga Komuna e Karposhti, prej të cilave kërkuam përgjigje të shkruar nëse dhe kur do të fillojë realizimi i premtimit të kryetarit të komunës Jakimovski, që jua ka dhënë banorëve të Nerezit të Epërm, me postë elektronike na janë përgjigjur se:

projekti për shkollën në Nerezin e Epërm është përpunuar dhe ndërtuar do të realizohet përgjatë verës, gjatë kohës së pushimeve verore.

Duke pasur parasysh gjithë këtë, duke përfshirë edhe faktin se mandati i Jakimovskit përfunson në muajin e ardhshëm – prill 2017, konstatojmë se banorët e Nerezit të Epërm, nuk do të kenë shkollë të re ose të paktën të rinovuar deri në fund të mandatit të qeverisë lokale në Komunën e Karposhit. Kësht që, premtimin e Jakimovskit, të dhënë në mbledhjet e liderit e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruesvki me kryetarët e komunave së Maqedonisë si dhe me një pjesë të ministrave në qeveri, e vlerësojmë si të parealizuar.

BURIME:

Vlerësoi: Jugosllava Dukovska


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *