Nuk është ndërtuar salla sportive në SHF “Joakim Krçoski” në Vollkovë

Salla sportive Foto: ueb-faqja e VMRO-DPMNE-së

Projekt “145 salla sportive”.

Me qëllim të nxitjes së zhvillimit të duhur dhe nxitjes së shpirtit garues dhe dëshirës për sport, në bashkëpunim me qeverinë qendrore, do të ndërtojmë sallë sportive në SHF “Joakim Krçoski”, ku mësimin e ndjekin nxënësit nga vendbanimet Vollkovë dhe Orman. (Afati: dhjetor 2016)

 

ARSYETIM:

Projekti për ndërtimin e sallës sportive në SHF “Joakim Krçoski” (Vollkovë), është premtim i parealizuar i kryetarit të komunës së Gjorçe Petrovit, Sokol Mitrovski, të cilin e premtoi në Programin zgjedhor (2013-2017) “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Komunë të Gjorçe Pëtrovit më të mirë!” (Arsim dhe shkencë, faqe 21).

Statusi i këtij premtimi (“i parealizuar”) mund që të kontrollohet me vetëm një shikim në faqen zyrtare të Komunës, ku në seksionin “Sport”, në informatën e cila ka të bëj me “infrastruktura e objekteve sportive” theksohen vetëm dy salla: Gjorçe Petrov dhe “Hristo Batanxhiev”, të lëshuara në përdorim në maj të vitit 2008 dhe në janar të vitit 2009, ndërsa salla sportive e SHF “Joakim Krçoski” në Vollkov nuk figuron askund.

Që projekti nuk është realizuar mund të vërtetohet edhe me shikim të hollësishëm të faqes zyrtare të shkollës fillore “Joakim Krçoski”, ku në Programin vjetor për vitin 2017 ( faqe.14) mund të lexohet që ” në shkollën qendrore është paraqit nevoja për sallë sportive me zhveshtore..”

 Një hapësirë në shkollën qendrore ( në Vollkovë) është adaptuar si sallë e vogël sportive pa hapësira si zhvestore për nxënësit 

Sipas asaj që është shkruar në Porgram ( faqe 10) salla sportive tek do të ndërtohet, në fakt ajo është theksuar në qëllimet dhe prioritetet e vitit 2017:

 Përmirësim të kushteve për punë të shkollave me ndërtim të sallës së sportit..

Gjatë hulumtimit të arkivit  elektronike të Komunës, nuk ka të dhëna që deri tani ( 31.07.2017) janë ndërmarrë aktivitete për ndërtimin e sallës sportive në SHF “Joakim Krçoski”.

Për atë se deri ku është realizuar ky projekt “Vërtetmatësi” ju drejtua Komunës Gjorçe Petrov, por deri në momentin kur është shkruar ky tekst ( 31.07.2017), nuk kanë kthyer përgjigje.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.