Nuk është ndërtuar qyteti studentor në Shkup

Foto: sdsm.org.mk Printscreen

 

PREMTIM: Në Shkup, te shtëpia studentore “Goce Dellçev” dhe “Sveti Naumov” do të ndërtojmë qytetin studentor. Kjo do të thotë më tepër intervenime në hapësirë, me zgjidhje arkitekturore krejtësisht të reja moderne, si dhe përmbajtje funksionale: salla sportive, leximore, biblioteka, restorante, salla kinemaje dhe qendra fitnesi. 

[Burimi: Programi i LSDM-së  „Plani për jetë në Maqedoni“(faqe 224), data: dhjetor 2016]

 

 

ARSYETIM:

LSDM nuk përmbushi premtimin se në gjashtë muajt e parë të formimit të Qeverisë do të ndërtojë qytetin e studentëve në Shkup te shtëpia e studentit “Goce Dellçev” dhe “Sveti Naumov”.

Premtimin për ndërtimin e qytetit të studentëve në Shkup dhe ndërtimin e konvikteve studentore në të gjithë qytetet ku ka universitete, LSDM e dha gjatë fushatës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2016, si përgjigje ndaj kushteve të këqija të konvikteve studentore në Shkup dhe nevojës që studentët sa më tepër të organizohen, ndërsa jeta e tyre nëpër konvikte të ju afrohet sa më tepër qyteteve evropiane universitare. Premtimi i përmendur i socialdemokratëve është theksuar në programin e tyre zgjedhor “Plani për jetë në Maqedoni” (faqe 224), në “Plani 180° – reforma urgjente me prioritet në Qeverinë e re në gjashtë muajt e parë” (faqe 224). 

Ky premtim mund të gjendet edhe në “Programin për punën e Qeverisë” (2017-2020) në pjesën “Institucionet në shërbim të qytetarit – Arsimi për kohën e re” faqe 31.

Qeveria do të fillojë të ndërtojë qytetin studentor në Shkup, me zgjidhje arkitekturore krejtësisht të reja moderne dhe hortikulturore, si dhe përmbajtje funksionale: salla sporti, leximore, biblioteka, restorante, salla kinemaje dhe qendra fitnesi. Po ashtu, Qeveria do të përfundojë ndërtimin e kompleksit universitar “Nënë Tereza”. Shtesë, Qeveria do të ndërtojë ndërtesë të re studentore te Autokomanda me 700 shtretër përmes partneritetit publiko-privat. Në Manastir, Shtip dhe Tetovë, qytete të universiteteve shtetërore, do të ndërtojmë kampuse universitare, përmes rikonstruktimit dhe preadaptimit në objekteve ekzistuese, ndërtimin e infrastrukturave përkatëse të reja dhe rritjen e kapacitetit të shtëpive ekzistuese. 

Për ndërtimin dhe rikonstruktimin e shtëpive studentore me buxhetin e Ministrisë së Arsimit për vitin 2017 u planifikuan 325 milion denarë (5,3 milion euro), ndërsa për vitin 2018 u planifikuan 270 milion denarë (4,4 milion euro), por vitin e kaluar në gjashtë muajt e parë të këtij viti nuk ka asnjë aktivitet në shtëpitë studentore “Goce Dellçev” dhe “Stiv Naumov” rreth ndërtimit të qytetit studentor.

Verifikimi i prokurorinë publike në Ministrinë e Arsimit vitin e kaluar dhe në gjashtë muajt e parë të këtij viti tregon se nuk ka tender të shkruar dhe për zgjedhjen e realizuesit të qytetit studentor në Shkup.

Nuk ka informacione as në mediumet se ka filluar ndërtimi i qytetit studentor me të gjithë përmbajtjet të cilat janë përmendur në “Planin për jetë në Maqedoni” faqe 224.

Sipas kësaj, LSDM nuk realizoi premtimin se do të fillojë me ndërtimin e qytetit studentor në Shkup, me përmbajtje tërësisht të re arkitekturore dhe hortikulturore, si dhe përmbajtjet funksionale: salla sporti, leximore, biblioteka, restorante, salla kinemaje dhe qendra fitnesi në gjashtë muajt e parë pas zgjedhjes së Qeverisë.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Rada Isovska-Manevska

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.