Nuk është ndërtuar poliklinika në Komunën Ilinden

Deri më tani ka pasur vetëm njoftime për poliklinikën. Foto: Komuna e Ilindenit.

 

Projekt:Ndërtimi i shtëpisë së shëndetit – poliklinika

Projekti ka për qëllim ndërtimin e poliklinikës së re- shtëpi e shëndetit për nevojat e të gjithë qytetarëve. Projekti do të realizohet nga  investitorë privat. (Afati: 2013-2017)

 

ARSYETIM

Duke luftuar për mandat të tretë si kryetar komunë në zgjedhjet lokale të vitit 2013, kryetari i komunës së Ilindenit, Zhika Stojanovski në programin e tij zgjedhor në faqen 12, banorëve të komunës u premtoi ndërtimin e poliklinikës re, gjegjësisht Shtëpi të re të Shëndetit, nga ana e investitorit privat. Si afat përfundimtar jep vitin 2017, gjegjësisht me skadimin e mandatit të tij. Ashtu siç realizuam gjatë hulumtimit, përveç parcelës së vizatuar, aktivitetet e tjera për realizim të këtij premtimi nuk janë ndërmarr, poliklinika e re nuk është ndërtuar, andaj premtimi i Zhika Stojanovski është i parealizuar, duke pasur parasysh që deri në funt të mandatit të tij mbeten më pak se 3 muaj dhe shanset për t’u ndërtuar janë minimale. Me 30 nëntor të vitit 2013, duke prezantuar Llogaridhënien për atë që është realizuar, Stijanovski shtoi se qëndron ndërtimi i poliklinikës, për të cilin investuesi privat është gjetur  dhe parcela ndërtuese është rrethuar. Me 16 korrik të vitit 2015, gjatë vendosjes së gurthemelit për ambulancën e re në fshatin Milladinovci, Stojanovski thotë se në vjeshtë të atij viti do të fillojë ndërtimi i poliklinikës së re.

Најави нова инвестиција во областа на здравството, односно изградба на нов објект здравствен дом, поликлиника во Илинден на 4.000 м2 од приватен инвеститор. Изградбата ќе почне наесен. Paralajmëroi investim të ri në fushën e shëndetësisë, gjegjësisht ndërtim të objektit të ri shëndetësor, poliklinikë në Ilinden me hapësirë 4.000 m2 nga investitor privat. Ndërtimi do të filloj në vjeshtë.

Por, në llogaridhënien e Stojanovskit pranë banorëve të Komunës për projektet e realizuara në vitin 2015, të publikuar në shkurt të vitit 2016, në faqen 13, ku plasohet informacioni se në Milladinovcë është lëshuar në përdorim ambulanca e re, përsëri lexojmë vetëm njoftim se duhet të fillojë ndërtimi i poliklinikës së re, në lagjen Ilinden.

Në lagjen e Ilindenit është përgatitur parcela për ndërtim të Shtëpisë së shëndetit, me sipërfaqe prej 4.000 m2, e cila qytetarëve do të ju mundësoj shërbime shëndetësore të një spektri më të gjerë. Është siguruar investuesi, ka dal miratimi për ndërtim, pritet fillimi i ndërtimeve. 

Kërkuam për të kontrolluar se çka ka ndryshuar në atë plani nga fillimi i vitit 2016 deri më tani. Kërkimet kategorinë “Informime” në ueb-faqen e Komunës së Ilindenit (mbrapa deri në shtator të vitit 2015), i cili edhe pse është një prej pesë sajteve komunale më të azhurnuara në vend, nuk na dërgoi te asnjë informacion nëse është ndërmarrë diçka konkrete për ndërtimin e poliklinikës. Edhe kërkimet në ueb-faqen e komunës me fjalën kyçe “poliklinika” nuk ka çoi në asnjë informacion se është ndërmarr diçka për ndërtim të një objekti të tillë kapital, i cili do të ishte shtëpi shëndeti. Gjatë informimit të qytetarëve kryetari Zhika Stojanovski në Informatorin Komunal numër 46-47, gjegjësisht në numrin më të ri, në faqen 3, ai nuk përmend asgjë për poliklinikën, por vetëm thotë se është rregulluar hapësira përreth ambulancës në Ilinden, gjë që flet për atë se ende nuk ka një shtëpi shëndeti.

Ndërtuam dhe lëshuam në përdorim objektin e ri të ambulancës në Milladinovcë, e cila do të jetë nën shërbim të 4.500 banorë të 6 vendbanimeve: Milladinovcë, Bujkovcë, Mërshevscë, Buçinci, Tekija dhe Deljadrovci dhe rregulluam hapësirën përreth ambulancës në lagjen Ilinden. 

Me të gjithë faktet që i zbuluam, si dhe kërkimet në agregatin e lajmeve “Grid”, u bindëm se nuk është ndërtuar poliklinika e re, ndërsa nëse do të fillonte ndërtimi i saj tani, ky projekt vështirë se bëhet realitet para fundit të mandatit të Zhika Stojanovskit. Për atë, ky premtim zgjedhor konsiderohet si i parealizuar.

BURIME

Vlerësuar nga: Sasho Spasoski