Nuk është ndërtuar parkimi montazh mes rrugëve “Vasil Gjorgov” dhe “Kozara”

 

Ndërtimi i vend-parkimit montazh në Kapishtec, mes rrugëve Vasil Gjorgov dhe Kozara 

 

ARSYETIM:

Kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, për zgjedhjet lokale të vitit 2013, premtoi “Ndërtimin e vend-parkimit montazh në Kapishtec, mes rrugëve Vasil Gjorgov dhe Kozara”. Ky projekt është pjesë e programit të tij zgjedhor “E ardhmja tani! Është koha! Andrej Zhernovski për Qendrën” (faqe 8), deri më tani (04.05.2917) – dhjetë ditë para skadimit të mandatit të Zhernovskit, është i parealizuar.

Në kapitullin “Politika efikase e parkimit në shërbim të qytetarëve të Qendrës” nga programi zgjedhor i Zhernovskit, (faqe 8), mes tjerash, është shtuar edhe arsyetimi:

Për shkak të nevojave të mëdha do të ndërtohen dy vend-parkime me kapacitet të madh…

Ky lokacioni i theksuar është “mes rrugëve Vasil Gjorgov dhe Kozara” duke mos specifikuar se ku saktë gjendet, pasi është më se e njohur se rruga “Kozara” pret rrugën “Vasil Gjorgov” në shumë vende.

Vërtetimi i “Vërtetmatësit” tregoi që deri tani në fund të mandatit nuk ka filluar ndërtimi i parkimit montazh të premtuar.

Deri në ditën kur është shkruar ky tekst (04.05.2017), nuk ka informacione të qasshme se është realizuar ose është në fazë të realizmit të këtij premtimi. Kërkimi deri në themel në përmbajtjet e internetit, si dhe përmbajtja e ueb-faqes zyrtare së Komunës Qendër, nuk dhanë asnjë shkrim ose informacion lidhur me ndërtimin e premtuar të “parkimit të ri montazh në Kapishtec, mes rrugëve Vasil Gjorgov dhe Kozara”. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovksa 

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *