Nuk është ndërtuar kopshti i ri në Stajkovci

Kopsht fëmijësh Foto: VMRO-DPMNE

 

 Projekt:

Ndërtimi i kopshtit të ri për fëmijë me vendbanim në Stajkovci, me çka do të mundësohet kapaciteti më i madh për strehim të fëmijëve në banesa parashkollore, me çka do të çojmë risocializimin në nivel më të larët. (Afati: viti 2017)

ARSYETIM:

Projekti për ndërtimin e kopshtit të ri për fëmijë në Stajkovci është premtim i parealizuar i kryetarit të Gazi Babës Toni Trajanovski. Projekti është pjesë e programit parazgjedhor të VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet lokale të vitit 2013-2017, të titulluar si: Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Gazi Babë më të mirë” (faqe 64). Këshilli i Komunës së Gazi Babës, në seancën e mbajtur me 11.03.2016, mori vendim për ndërrimin e radhitjes së mjeteve nga Buxheti i Komunës së Gazi Babës për vitin 2016.

Me mjetet e caktuara në Buxhetin bazë me vlerë prej 4.000.000,00 denarë do të mundësojë blerja e tokës ndërtuese për realizimin e projektit për ndërtimin e kopshtit për fëmijë në vendbanimin Stajkovci, lajmëroi Kurir

Me 12.07.2016, VMRO-DPMNE në ueb-faqen zyrtare publikoi informacionin se Komuna e Gazi Babës është në fazën e gjetjes së tokës në të cilën do të ndërtohet kopshti në Stajkovci.

Kryetari i komunës Toni Trajanovski në mbledhjen e sotme në të cilën shihej zhvillimi i zgjidhjes së kërkesës së qytetarëve të cilët dolën nga vizitat që realizohen në terren u shprehën se kanë gjetur tokë private për të cilën pronari është pajtuar, ndërsa edhe komunës i konvenon lokacioni. Këtë vit mjetet i planifikojmë për blerjen e tokës, ndërsa në buxhetin e vitit të ardhshëm (2017) ramë dakord edhe me ministrin, planifikojmë që ka fundi i shkurtit të fillojmë më procedurën e tenderit dhe më pas me ndërtimin (Trajanovski) 

informacionin e njëjtë thuhet se:

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski pohoi që në fillim të vitit 2017 do të fillojë ndërtimi i kopshtit. 

Me 02.12.2016, në suaza të fushatës për zgjedhje të parakohshme parlamentare, zëvendës ministri i atëhershëm i arsimit, Spiro Risotvski nga VMRO-DPMNE, së bashku me deputetët ishin në vizitë të vendbanimeve Stajkovci, Hipodrom dhe Çento në Komunën e Gazi Babës. Prej aty, siç transmetoi Plus24 ai ka lajmëruar se në programin e VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet parlamentare të titulluar si “Realja”, parasheh ndërtimin e kopshtit të ri në Stajkovci.

Përndryshe për Komunën Gazi Babë në program është paraparë edhe ndërtimi i kopshtit në Stajkovci, zona e fitnesit, disa fusha sporti, ndërtimi i infrastrukturës nëntokësore, rikonstruktimit i një numri të madh të rrugëve në të gjithë vendbanimet, rikonstruktimit i rrugëve lokale të cilat lidhin vendbanimet me shumë projekte të tjera. 

Në programin “Realja”, projekti për ndërtimin e kopshtit të ri në Stajkovci është paraparë në pjesën e parë të investimeve kapitale për ndërtimin e 140 kopshteve të fëmijëve (faqe 199). Plani për realizmin e tij është qershor 2019.

Vitit 2019, gjithsej 10 objekte – kopshte fëmijësh, objekte dhe grupe në komunë: Sopishte (mars), Veles (prill), Negotinë (maj), Gazi Babe në f. Stajkovci (qershor), Tetovë (korrik), Ohër në f. Raça (gusht), Bërvenicë (shtator), Qyteti (nëntor), Pehçevë (nëntorë) dhe Vallandovë në f. Balinici (dhjetor). 

Përsëri, deri në momentin kur është shkruar ky tekst (27.07.2017), nga ajo që mund të shihet dhe lexohet në ueb faqen zyrtare të Komunës së Gazi Babës, nuk është bërë asgjë në drejtim të fillimi të ndërtimeve të kopshtit të ri në Stajkovci. Në faqen e Komunës. në arkivë të lajmeve të publikuara në vitin 2017, nuk ka asnjë informacion lidhur më ndonjë tender ose fillim të ndërtimeve të kopshtit. Duke pasur parasysh atë që u tha më lartë, mund që të arrihet në përfundim se premtimi i kryetarit të Gazi Babës Toni Trajanovski për ndërtimin e kopshtit të ri në Stajkovci, është i parealizuar. 

BURIME:

Vlerësoi: Ana Anastasovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.