Nuk është ndërtuar fabrika për armë në Makedonski Brod

Ende nuk ka filluar që të ndërtohet fabrika e armëve të cilën Gruevski premtoi se do të ndërtohet në maj të vitit 2017 Foto: Printscreen.

Sonte mund të themi një gjë të bukur, lajm të mirë për Makedonski Brodin – u morr vendimi nga ana e kopanisë amerikane, që të blihet tokë në afërsi të Makedonski Brodit, toka u ble dhe në fillim të dhjetorit fillon ndërtimi i fabrikës së re këtu në Makedonski Brod, vetëm 5 kilometra larg qytetit. Kjo do të jetë fabrika e re më e madhe në dekadat e fundit e cila do të ndërtohet në Makedonski Brod, për zhvillim ekonomik, punësime të reja dhe sigurim i 200 të punësuarve, ato janë 200 familje nga ky vend. Investimi është i kompanisë “Broadstone Defense”, kompania amerikane nga Uashingtoni, SHBA, e cila do të prodhojë municion, armë zjarri, pancirë, dhe të ngjashme, për nevojat e Ushtrisë Amerikane dhe vendeve të NATO-së (mitingu parazgjedhor i koalicionit Për një Maqedoni më të mirë, Makedonski Brod, 26.11.2016, E. lajme: Gruevski: Kompania Amerikane investon në Makedonski Brod, do të punësohen 200 persona)

ARSYETIM:

Në tubimin parazgjedhor në Makedosnki Brod, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski me 25.11.2016 lajmëroi ndërtimin e fabrikës së kompanisë amerikane, “Broudstoun Difens”, nga Uashingtoni, SHBA. Ai para mbështetësve të vet tregoi edhe kohën për realizimin e projektit, sipas të cilit deri në maj të vitit 2017 ndërtimi i fabrikës duhet që të përfundojë. Deri në momentin kur është shkruar ky tekst realizimi i këtij projekti nuk ka filluar aspak dhe për këtë ky pretim parazgjedhor të Gruevskit e vlerësojmë si të parealizuar. 

Siç keni dëgjuar tashmë, javën e kaluar përmes një thirrje publike dhe përmes një ankandi elektronike investitori bleu tokën prej 10 hektarëve në afërsi të Makedonski Brod, ku menjëherë në dhjetor, për një ose dy javë prej tani do të fillojnë më ndërtim. Sipas projekti të përgatitur arkitektonik, planifikojnë të ndërtohet fabrika, gjegjësisht 5 salla për prodhim, si dhe pjesë për magazinim dhe ndërtesë administrative. Sipas të njëjtit plan, pritet që të përfundojnë me ndërtimin në fund të majit të vitit 2017 dhe te fillohet me test prodhime, prej korrikut të 2017, duke qartësuar se në pesë vitet e para investimi i përgjithshëm është planifikuar që të jetë 5 milion dollar, me gjithsej 200 punësime të menjëhershme, 

njoftoi Gruevski dhe shtoi:

Disa kanë aftësi destruktive dhe duan të krijojnë kriza, ndërsa ne kemi aftësi për punë, për sigurimin e vendeve të reja të punës. LSDM-ja preokupim kryesorë ka shtyrjen e projektit për rikomponim të shtetit. projekti i jonë kryesorë është tërheqja e investimeve të reja për zhvillim të fortë ekonomik. 

Në tubimin e njëjtë  të pranishmëve iu drejtua edhe themeluesit të fabrikës, Denis Prat i cili tha se Broadstone Defense shqyrton më shumë lokacione për fabrikën, por ka zgjedhur Maqedoninë për shkak të pozitës së mirë gjeostrategjike dhe klimën e mirë biznesore:

Broadstone Defense do të punësojë 200 njerëz në vitet në vazhdim. Punësimet do të fillojnë që në prill të vitit 2017 kur do të angazhojmë mjeshtër lokal, personel të mëparshëm ushtarak, persona me përvojë me armët e zjarri dhe municion, si dhe administratorë (Prat)

Të njëjtin investim, Gruevski e lajmëroi një muaj më pas në profilin e vet në Facebook:

Më gëzon fakti se sot kemi promovim të investimit dhe planeve për zhvillim të kompanisë amerikane Broadstone Defense e cila do t investojë në Makedonski Brod. Kjo do të jetë fabrika e re më e madhe në dekadat e fundit e cila do të ndërtohet në Makedonski Brod, fabrikë e cila do të sjell zhvillim ekonomik, punësime të reja dhe do të sigurohen 200 të punësuar, ndërsa plani është që ndërtimi të fillojë në fund të muajit, shkroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. 

 Kështu duhet Maqedonia, kjo është jeta reale dhe nevojat reale të qytetarëve të cilëve ju ofrojmë mundësi dhe projekte. Populli shumë mirë e di se në atë që e premtojmë edhe e realizojmë, për dallim nga disa konkurrent tonë politikë, ne kemi të kaluar me projekte të realizuara dhe vepra. Çdo herë kur ofrojmë diçka. themi edhe si do ta bëjmë, thekson Gruevski në qëndrimin e tij në Facebook. 

Duke pasur parasysh se termini i lajmëruar për përfundimin e ndërtimit të fabrikës ka qenë në maj të këtij viti (2017), jemi munduar që të marrim informacion deri ku jemi me realizimin e këtij projekti. Kërkimet në internet nuk sollën rezultat – nuk ka informacione të qasshme për atë nëse projekti është realizuar ose është në fazën e realizimit.

jugoslavaPor, për këtë, pasi ju drejtuam me shkrim te zyra për informacion në Komunën e Makedonski Brod, morëm përgjigje se Komuna gjatë procedurës së ankandit publikë ia ka shitur tokën kompanisë “Broadstone Defense”, por se: Procedura ka ndaluar për shkak të mos dhënies së mendimeve pozitive nga Prokurori Publik për përmbylljen e marrëveshjes, ndërsa e njëjta ndodh për shkak të mos dhënies së mendimit nga ana e Komisionit për anti-Korrupsion në RM”. 

Sipas Komunës Makedonski Brod. Komisioni i Anti Korrupsionit në RM, nuk ka dhënë mendimin e vet se ka qenë në pritje të konstituimit të qeverisë së re.

Prej kur do të formohet qeveria e re do të vazhdojë procedura, me çka pronari do të fillojë me aktivitete ndërtimore, thonë nga Komuna

Prej këtu del se premtimi parazgjedhor i Nikolla Gruevskit, se deri në fund të majit të këtij viti fabrika e re do të ndërtohet dhe do të fillojë me prodhim testues, nuk është realizuar. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Jugosllava Dukovska 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.