Nuk është ndërtuar diga “Konsko”

 

Ndërtimi i digës Konska

Qëllimi i projektit është që të sigurohet sasi e bollshme e ujit për ujitje të rajoneve në Gjevgjeli dhe në Bogdanci, si dhe mbushjen e liqenit të Dojranit me anë të graviteti në periudhën kur nuk ka vegjetacionit, nëpërmjet ndërtimit të hidrocentralit. (Afati i realizimit: 2014-2017)

 

 

ARSYETIM:

Projekti për ndërtimin e digës Konska është lajmëruar në Programin zgjedhor të VMRO-DPMNE-së dhe kryetarit aktual të Gjevgjelisë, Ivan Frangov për zgjedhjet lokale në vitin 2013 (në pjesën Urbanizmi dhe mjedisi jetësor faqe 33). Në programin e titulluar “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për Gjervgjeli më të mirë”, ky projekt është vendosur në mesin e “projekteve më të rëndësishme në Komunën e Gjevgjelisë” (faqe 11) dhe i njëjti është paraparë që të realizohet në periudhën 2014-2017. Deri më tani 21.03.2017, ky premtim është i parealizuar.

Në nëntor të vitit 2016 kompania turke “Adalihollding” e cila i zgjodh në tender si realizuese e “Digës së Konskës”, lajmëruan se ndërtimi i digës do të fillojë në fund të vitit 2016. Në takimin e kryetarit Frangov me zëvendës drejtorin për energjetik të “Adalihollding” Ebubekir Turan, siç transmetuan mediumet, Turan ka thënë se kompania është e gatshme për fillimin e punëve dhe se pritet miratimin për ndërtim.

Në fillim të dhjetorit të gjithë projektit urbanistik do ta prezantojmë në Gjevgjeli dhe menjëherë do të fillojmë me këtë objekt të shumëpritur kapital i cili do të ndryshojë pasqyrën ekonomiko-sociale dhe turistike në Komunës së Gjevgjelisë. (Turan)

Në fund të vitit 2016, disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve jashtëzakonshme parlamentare (11.12.2016), mediumet informuan se zëvendës-ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit, Vanço Kostadinovski, së bashku me kryetarin e komunës së Gjevgjelisë, Frangov, kanë vizituar vendin në afërsi të fshatit Konsko, ku duhet që të ndërtohet diga Konska. Në këtë informacion përmendet se pritet që ky objekt të ndërtohet në vitin 2021:

Kostadinovski gjatë asaj deklaroi se diga Konski, e cila është ka shumë përdorime, do të shërbej për ujësjellës, ujitje, drejtimin e ujit në rrugë natyror deri te Liqeni i Dojranit, si dhe zhvillim të ofertës turistike lokale. Kjo është njëra prej tre digave të cilat në periudhën e ardhshme do të fillojë që të ndërtohen në Republikën e Maqedonisë dhe përfundimi i të cilës pritet në vitin 2021. 

Me 17 janar të vitit 2017, siç transmetuan mediumet, zëvendës-ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit, Kostadinovski, në konferencë për shtyp deklaroi se në pajtim me Programin për investim në ujësjellës, në periudhën 2017-2020, për ndërtimin, sanimin dhe rehabilitimin e infrastrukturës së ujësjellësit do të investohen më së paku 140 milion euro. Në ndërkohë, mes projekteve të cilat do të realizohen në periudhën e caktuar përmendi edhe digën “Konsko”:

Ndërtimi i digës Konski, me vlerë prej 40 milion euro, të cilin do ta mbulojë Komuna e Gjevgjelisë dhe përmes sistemit të gravitetit do të derdhet në Liqenin e Dojranit, ndërtimi i digës Reçan në lumin Orizare, investim me vlerë prej 33 milion euro që do të thotë furnizim me ujë dhe ujitje të 1.500 hektarëve në Vinicë, Koçan dhe Çeshinovo-Obleshevo, si dhe ndërtimin e hidrosistemit Raven Reçiva me vlerë prej 15 milion eurosh me të cilin do të ujiten 3.200 hektarë në pjesën perëndimore të Maqedonisë, përfshirë këtu edhe Pollogun, me tre investime kapitale për të cilat tani më është i gatshëm dokumentacioni teknik dhe realizimi i të cilave tashmë ka filluar. (Kostadinovski)

Në mars të viti 2017 kryetari Fragov në prezantimin e Raportit për punë në vitin 2016 para Këshillit të Komunës së Gjervgjelisë, lajmëroi se në periudhën e ardhshme do të fillojë ndërtimi i digës “Konsko”, por nuk tha me saktësi kur do të ndodh kjo:

Pas prezantimit publik dhe anketës së studimit për vlerësim të ndikimit të mjedisit jetësor, u dha miratimi për ndërtimin e digës Konska, ashtu që së shpejti pritet realizuesi i këtij projekti kapital – kompanie turke “Adilhollding”të fillojë me ndërtimin

Projekti për ndërtimin e digës Konska është edhe në programin e VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2016 “Realja”, si projekt i cili do të realizohet në periudhën 2017-2019. Në pjesën “Ndërtimi dhe rinovimi i infrastrukturës për furnizim me ujë (faqe 164)” për këtë projekt shkruan:

Diga Konsko, Gjevgjeli.

Do të ndërtohet diga me akumulim me të cilën do të mundësohet furnizimi me ujë i Komunës së Gjevgjelisë dhe do të sigurohet mundësia për ujitje me gravitet të 4.500 hektar të sipërfaqes tokësore të cilat tani ujiten me pompë. Me realizimin  e këtij projekti do të krijohen kushte shtesë për sigurimin e sasive të reja të ujit për përmirësimin e gjendjes hidrologjike të Liqenit të Dojranit. Është nënshkruar marrëveshja për realizim të punëve, pas marrjes së miratimit për ndërtim, deri në fund të vitit 2016 planifikohet të filloj ndërtimi. Vlera e planifikuar e investimit është 39,71 milion euro.

Duke pasur parasysh se mandati i Frangov përfundon për dy muaj (maj 2017), ndërsa ndërtimi i digës Konsko lajmërohet si projekt i cili do të realizohet në tre-katër vitet e ardhshme, këtë premtim zgjedhor të tij e vlerësojmë si të parealizuar.

  

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *