Nuk është ndërtuar çerdhja regjionale për fëmijë në Komunën e Tearcës

 

Projekt: Çerdhe regjionale për fëmijë (2013-2014)

 

ARSYETIM:

Projekti për ndërtimin e çerdhes rajonale të fëmijëve, i premtuar si prioritet në programin zgjedhor “Bashkë Ndërtojmë”, nga kandidati i BDI-së për Komunën e Tearcës, Isen Asani, tani kryetar në këtë Komunë, është i parealizuar. 

Në faqen zyrtare të Komunës së Tearcës, në seksionin “Projekte të realizuara” nuk figuron asnjë informacion për realizimin e këtij projekti, as për procedurën e tenderimit apo ndonjë informacion tjetër në lidhje me ndërtimin e çerdhes regjionale për fëmijë. Gjithashtu, gjatë kërkimit tonë në kërkuesit në internet, nuk gjetëm në asnjë grumbullues të lajmeve  ndonjë informacion për realizimin apo për ndonjë hap eventual për sa i përket çerdhes në Komunën e Tearcës.

As në Raportin vjetor 2014-2015, periudhë kur është premtuar mbarimi i këtij projekti (2014), nuk ka informacione për fillimin e ndërtimit të çerdhes së fëmijëve në këtë Komunë apo për ndonjë ngecje në ndonjë procedurat eventuale.

Informacioni për çerdhen e re nuk ekziston as në Buletinin informuese për vitin 2017, në të cilën janë të vendosur të gjithë projektet dhe aktivitete e realizuara për vitin 2017.

Ky projekt ishte vendosur si projekt me prioritet në programin “Bashkë Ndërtojmë” dhe vlen të theksohet që çerdhet e Tetovës janë të mbi populluara dhe pjesë të këtyre çerdheve janë edhe fëmijët e këtij rajoni, këtë e konfirmon edhe drejtoresha e çerdhes “Mladost” në Tetovë, Ramije Dauti, e cila në një intervistë për Telegraf theksoi:

Interesimi është i lartë, duke pasur parasysh se kemi një numër prej 740 fëmijëve, ku janë pesë lokacione në Tetovë, poashtu kemi edhe në komunën e Tearcës, si në fshatin Nerasht, poashtu edhe Bogovinë, Jegunovcë.

Deri në momentin kur është shkruar ky tekst (08.08.2017), nga ajo që mund të shihet dhe lexohet në ueb faqen zyrtare të Komunës së Tearcës, nuk është bërë asgjë për sa i përket fillimit të ndërtimeve të kopshtit të ri në këtë Komunë. Në faqen e Komunës te materialet e publikuara në vitin 2017, siç theksuam edhe më lartë, nuk ka asnjë informacion lidhur më ndonjë tender ose fillim të ndërtimeve të kopshtit.

Duke pasur parasysh atë që u tha më lartë, mund që të arrihet në përfundim se premtimi i kryetarit të Tearcës, Asani, për ndërtimin e kopshtit të ri në Komunën e Tearcës, është i parealizuar. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Drilon Saliu


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *