Nuk është hequr muri barok rreth ndërtesës qeveritare

Me 10 shtator të vitit 2015, Petre Shillegov, në atë kohë ishte zëdhënës i partisë më të madhe opozitare, LSDM; premtoi se pasiqë do të vinë në qeveri muri barok rreth Qeverisë do të hiqet:

PREMTIM: Nikolla Gruevski po izolohet prej popullit, prej qytetarëve. Ky mur barok, prej hekurit të farkëtuar, është simboli më i madhe i frikës së Nikolla Gruevskit. Gruevskit ka frikë prej revoltës së qytetarëve të cilët nuk duan politikan të padenjë…Nuk ka mur që mund t’i ndihmojë Gruevskit. Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë publikisht zotohet, se pas fitores së zgjedhjeve më prill, muri rreth ndërtesës së qeverisë do të rrënohet. Kjo hapësirë do të ju kthehet qytetarëve. 

 [Burimi: A1 ON, Petre Shillegov, zëdhënës i LSDM (2015), data: 10.09.2015 ]

 

ARSYETIM:

Në shtator të vitit 2015 LSDM u zotua se pas fitores në zgjedhje (të cila paraprakisht u planifikuan në pranverë të vitit 2016), do të hiqet muri prej hekurit të farkuar rreth ndërtesës së qeverisë. Ky premtim i socialdemokratëve, të cilin publikisht e shprehu zëdhënësi i partisë, Petre Shillegov, deri më tani (02.05.2018) nuk është realizuar. Përkundër deklaratave të këtilla, edhe pse kanë kaluar njëmbëdhjetë muaj prej formimit të Qeverisë së udhëhequr prej LSDM dhe kryeministrit Zoran Zaev, përsëri ndërtesa e qeverisë akoma është e rrethuar me murin barok. Përndryshe, në fillim të korrikut të vitit 2017, para mbajtjes së seancës së parë në Qeverinë e re të kryeministrit Zaev (të zgjedhur me 31.05.2017), në mediume kishte informacione jozyrtare se është e mundur që rrënimi i murit të vendoset në rend dite të seancës së parë qeveritare. Por, edhe përkundër informacioneve të këtilla kjo nuk ka ndodhur. Para seancës portat në murin e Qeverisë ishin të hapura, ndërsa një para fillimit të seancës, gazetarët kishin mundësi që të shohin enterierin e ndërtesës së Qeverisë, e cila parasë gjithash ishte e hapur për opinionin pas rinovimit të tij. I pyetur përsëri, se çka do të ndodh me njoftimi se muri do të rrënohet, Zaev tha se kanë për qëllim që Qeverinë ta bëjnë të hapur për të gjithë qytetarët dhe atë çdo ditë, dhe jo vetëm një ditën e hapur për qytetarët.

Vendimi për murrin e Qeverisë dhe për mobiliet do ta marrim në pajtim me pikëpamjet tona. Duhet të shohim se çka thotë Ligji për prokurim publik për heqjen e portave ose mureve. Mund të ndërtohen shtylla prej betoni dhe të ketë ulëse të mira për pushim, ndërsa muret prej metali të mund të fshehin mirë ulëset, por do të shohim se ç’mund të bëjnë arkitektët dhe inxhinierët. Qëllimi jonë është që të hapim Qeverinë për të gjithë. Besojë se është objekt ku qytetarët lirshëm do të kenë qasje, të komunikojnë dhe të kërkojnë informacione, si dhe të japin sugjerime. Qeveria duhet që gjatë gjithë kohës të qëndrojë e hapur, dhe jo vetëm në ditën e hapur për qytetarët – u shpreh Zaev dhe theksoi se prej kësaj fundjave portat e Qeverisë do të jenë të hapura. 

Këto ditë (01.05.2018) gjatë kohës së protestave të një majit kryetarja e Sindikatës së pavarur të gazetarëve dhe të punësuarve në media (SPGM), Tamara Çausidis, mes tjerash, reagoi se Qeveria nuk e ka përmbushur premtimin zgjedhor për atë se do të rrënojë murin prej hekurit të farkuar.

Duhet të konstatoj faktin se qeveria e cila njoftoi se do të rrënojë murrin jo vetëm që nuk e mbajti premtimin, por edhe ministri i dha urdhër policisë që të mos lejojë që punëtorët të protestojnë në oborr, vetëm kryetarët e sindikatave të mëdha në këtë moment ulen në kabinetin e Zaevit. (Tamara Çausidis)

Se muri akoma  nuk është hequr mund të shihet edhe prej incizimeve të protestave të një majit të sindikatave dhe lidhjeve të sindikatave, të publikuara në mediumet. Ashtu që, këtë premtim parazgjedhor të LSDM-së e vlerësojmë si të parealizuar.

BURIME:

Vlerësoi: Olivera Vojnovska


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *