Nuk është formuar qendër për testimin e gjuhëve të huaja dhe shkathtësive kompjuterike

Foto: pexels.com

Premtim: Formimi i qendër për testim të njohurive në gjuhët e huaja dhe shkathtësitë kompjuterike. 

[Programi zgjedhor i BDI-së në zgjedhjet parlamentare 2016, data: dhjetor 2016 ]

 

ARSYETIM:

programin zgjedhor me të cilën BDI doli në zgjedhjet e fundit parlamentare, në pjesën “Administrata publike” është dhënë premtimi për “formimin e qendrës për testim të njohurive në gjuhë të huaja dhe shkathtësi kompjuterike” për të punësuarit në administratë.Ky premtim i BDI-së është i parealizuar. 

“Vërtetmatësi” kontaktoi qendrën për trajnime në suaza të Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, prej ku deklaruan se nuk ka një qendër të tillë dhe se tani për tani një gjë e tillë nuk do të zbatohet. Prej aty na thanë se nuk ka një qendër e cila do të testojë njohjen e gjuhëve të huaja ose shkathtësive kompjuterike, por vetëm vlerësohet kapaciteti profesional i administratorëve.

Gjatë verifikimit të faqes së kësaj Ministrie, po ashtu nuk gjetëm ndonjë informacion për ndonjë plan implementimin e një qendre të këtillë në të ardhmen.

Edhe gjatë kërkimit në internet, nuk mund të gjendet ndonjë informacion se planifikohet “krijimi i qendër për testim të njohjes së gjuhëve të huaja dhe shkathtësive kompjuterike”.

Një premtim i këtillë nuk gjendet as në “Planin 3-6-9” të qeverisë, as në reformat administrative të cilat janë promovuar publikisht, as edhe në planin për Qeverinë 2016-2020.

Duke pasur parasysh gjithë këtë, mund të konstatohet se ky premtim i BDI-së, për krijimin e qendrës për testim të njohjes së gjuhëve të huaja dhe shkathtësive kompjuterike, nuk është realizuar. 

BURIME:

Vlerësoi: Drilon Saliu

 


Ky shkrim është përgatitur në kuadër të Projektit për rritje të llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve, Вистиномер, që e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri Metamorfizis me përkrahje financiare nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e autorëve dhe në asnjë formë nuk mund të vlerësohet që i paraqet pikëpamjet e Fondacionit Shoqëri e Hapur-Maqedoni .