Nuk është formuar Fondi për Mjedisin Jetësor
PREMTIM: Do të krijoni Fond për mjedisin jetësor, në të cili drejtpërdrejtë do të vinë fondet prej taksave të mjedisit jetësor. Çdo denarë i atillë do të shkojë kryesisht për projekte për përmirësimin e cilësisë së mjedisit jetësor.
[Burimi: Programi zgjedhor i LSDM (2016) „Plani për jetë në Maqedoni“ (faqe 227) , data: dhjetor 2016]
ARSYETIM:
LSDM nuk përmbushi premtimin se do të krijojë fond për mjedisin jetësor në cili drejtpërdrejtë do të rrjedhin para prej taksave të mjedisit jetësor, dhënë në programin e tyre parazgjedhor të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016 “Plani për jetë në Maqedoni”. Premtimi është vendosur në pjesën e programit “Plani 180°” reforma urgjente me prioritet në Qeverinë e re në 6 muajt e parë”, faqe 227.
Njëkohësisht LSDM premtoi se paratë e mbledhura në këtë fond do të shpenzohen në projekte për përmirësimin e cilësisë së mjedisit jetësor.
Edhe Qeveria në Programin për punë në periudhën 2017-2020 në faqen 49, njoftoi se do të formohet Fond për mjedis jetësor në pjesën e programit caktuar për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe avancimin e mjedisit jetësor dhe natyrës.
Qeveria do të formojë Fond për mjedisin jetësor, si siguri se mjetet e marra prej taksave për mjedisin jetësor, do të shkojnë për projekte për përmirësimin e cilësisë së mjedisit jetësor, dhe nuk do të shfrytëzohen për komoditetin e administratës (udhëtimet zyrtare, pagesa e telefonave ose pajisimi i kabineteve të ministrive).
Fondi për mjedisin jetësor në periudhën e kaluar eko-shoqëritë vlerësojnë se do të sjellë shumë më shumë për mjedisin jetësor, kur paratë e paguara në emër të mjedisit jetësor përmes taksave të ndryshme të përfundojnë në llogari të posaçme, dhe jo në buxhetin qendror, siç po ndodh momentalisht.
Qëllimi i fondeve prej taksave ekologjike është riinevstimi i tyre dhe për atë se ato nuk duhet të jenë në suaza të Buxhetit të përgjithshëm, por duhet të ekzistojë Fond i veçantë për mjedisin jetësor, (Aleksandra Bujaroska prej organizatës ekologjike “Front 21/42” për Radio Evropa e Lirë)
Në nëntor të vitit të kaluar eko-shoqëria “Skopje Smog Alarm” kërkoi që Qeveria të krijojë Fond për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe të ndajë rreth një përqind prej PBV të projektuar për vitin 2018.
Për shkak të gjendjes ekologjike katastrofale në Maqedoni vlerësojmë se Qeveria duhet të ndajë rreth 1 përqind të PBV në një Fond të posaçëm për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Thërrasim Ministrinë e mjedisit jetësor sa më shpjet të përgatisë plan të akcizë dhe projekte të përshtatshme për mjetet e kërkuara. (“Skopje Smog Alarm“).
Në lidhje me këtë premtim të LSDM nuk mund të gjenden informacione se Qeveria ka marr vendim për formimin e tij. Nuk ka informacion se Qeveria ka marr vendim për formimin e tij. Nuk ka informacion as në sajtin e Ministrisë së mjedisit jetësor se përgatit ndonjë ligj ose ndryshim të ligjit me të cilin parashihet formimi i Fondit për mjedis jetësor.
Se fondi nuk është krijuar e vërtetojnë edhe nga Ministria e Mjedisit jetësor prej kur për “Vërtetmatësin” dekaruan se:
Akoma nuk kemi marr asnjë njoftim nga Qeveria për formimin e fondit për mjedis jetësor që të mund të ndërmerren aktivitete përkatëse për përgatitje ligjore ose përgatitjes së analizës” (Sasho Sekullovski, përgjegjës për marrëdhënie me publikun).
Sipas asaj që u tha më lartë mund të përfundohet se premtimi i LSDM për formimin e fondit për mjedis jetësor në gjashtë muajt e parë pas Zgjedhjeve së Qeverisë nuk është realizuar.
BURIME:
- Програма на СДСМ за парламентарни иабори 2016 година „План за живот во Македонија“ –План 180° итни реформски приоритети на новата влада во првите 6 месеци, стр. 227 [Пристапено:17.09.2018]
- Програма за работа на Владата 2017-2020 стр. 49. [Пристапено 17 .09.2018]
- Радио Слободна Европа (06.06.2017): Државата не знае колку пари собира од даноците за животна средина [Пристапено 17 .09.2018]
- Сител тв (07.11. 2017 ): Заедницата на еко-активисти бара Фонд за заштита на животната средина [Пристапено 17 .09.2018]
Vlerësoi: Rada Isovska-Manevska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari