Nuk është formuar Agjenci për ujëra

Foto: pixabay.com

Do të formohet Agjenci për ujëra, institucion adekuat për shfrytëzim të ujërave. Ky institucion do të ketë kompetenca që të ndjek gjendjen e ujërave, prej nivelit të zgjidhjeve studiuese, planifikimin, fillimin dhe realizimin e projekteve. Institucioni do të ketë kompetenca të përgjigjet në çështjet strategjike në vazhdim: sa ujëra kemi në dispozicion, si janë të ndarë në pishina dhe rajone malore, sa dhe si i shfrytëzojmë dhe nevojat e ujërave për zhvillimin e ardhshëm ose thënë shkurt, kur, si dhe përse planifikohet që të investohet në sektorin e ujësjellësit (ish Entit për ujësjellës të RM). 

[BURIMI:  Programi parazgjedhor i LSDM-së„Plani për jetë në Maqedoni“, faqe 250 , data: dhjetor 2016]  

 

ARSYETIM:

Formimi i “Agjencisë për ujëra, institucion kompetent për shfrytëzimin e ujërave malor”,  e premtoi  LSDM për zgjedhjet e parakohshme parlamentare (dhjetor 2016) duke sqaruar se këtë do ta realizojnë në dy vitet e para të ardhjes në qeveri. Ky premtim zgjedhor i socialdemokratëve deri më tani (31.05.2019) nuk është realizuar. 

Agjencia për ujëra përmendet në shumë vend në programin e tyre zgjedhor: “Plani për jetë në Maqedoni“, së pari në kapitullin “E ardhmja evropiane dhe jetë cilësore”, ku në planin për “Mbrojtjen prej katastrofave natyrore” (148), mes tjerash thuhet:

Do të krijojmë sistem të integruar për menaxhimin me ujërat përmes formimit të Agjencisë për ujëra. Të gjithë të dhënat për resurse ujore të mbledhura prej institucioneve kompetente do të integrohen në një vend dhe të gjithë aktivitetet do të koordinohen duke shfrytëzuar sistemin e vetëm për menaxhim dhe veprim. Ashtu që do të implementohet një sistem efektiv dhe efikas për menaxhimin dhe mbrojtjen e efekteve të ujit. Qytetarët/opinioni do të kenë të dejtë për qasje ndaj të dhënave për pjesëmarrje në procesin e planifikimit, parandalimit dhe veprimit. 

Premtimi gjendet në dy vende në programin zgjedhor të LSDM-së, në suaza të “Planit 24m – reforma urgjente me prioritet në Qeverinë e Re në 2 vitet e para” (faqe 250 dhe faqe 254). Që do të thotë, sipas afatit për realizim të vendosur në programin, themelimi i Agjencisë për ujëra duhej më së voni të realizohej deri me 31.05.2019, duke pasur parasysh se Qeveria në krye me LSDM u zgjodh me 31 maj të vitit 2017. Përsëri, përkundër planeve të tilla kjo nuk ndodhi.

Një agjenci e tillë, përndryshe, përmendet edhe në Programin për punën e Qeverisë (2017-2020), në faqe 50, kur në pjesën kushtuar “Mbrojtjes prej katastrofave natyrore”, mes tjerash, thuhet pothuajse premtim i njëjtë si në “Planin për jetë në Maqedoni”

Qeveria do të implementojë sistem të integrua të menaxhimit me ujëra përmes formimit të Agjencisë për ujëra. Të gjithë të dhënat për resurset ujore të mbledhura prej institucioneve kompetente do të integrohen në një vend dhe të gjithë aktivitet do të koordinohen duke shfrytëzuar sistemin e vetëm për menaxhim dhe veprim. Duke shfrytëzuar të gjithë të dhënat në dispozicion nga institucionet, nga komunat, por edhe nga resurset të cilat BE i vendos në dispozicion, menjëherë do të fillojmë me përgatitjen e planit real operativ për mbrojtjen nga vërshimet të zonave të rrezikuara, dhe do të hetojmë planet për mbrojtje të çdo komune dhe qyteti në Shkup. Në vazhdimësi do të realizohen trajnim dhe informimi i vendbanimit i rrezikuar nga vërshimet si dhe si të sillet në raste të vërshimeve dhe fatkeqësive të tjera. 

Por, përveç zotimeve të përmendura, deri më tani, nuk ka informacione për atë nëse janë marr aktivitete konkrete për themelimin e një agjencie të këtillë.

Verifikimi i “Vërtetmatësit” dëshmoi se deri në momentin kur është shkuar ky tekst, nuk është formuar Agjencia për ujëra.

Në ueb-faqen e Qeverisë, Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe të Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Ujësjellës, nuk mund të gjendet informacione se është ndërmarr ndonjë vendim për formimin e një agjencie të tillë. Sipas asaj çka mund të shihet në ueb-faqen e Qeverisë, mes “Organeve të pavarura të Qeverisë” nuk ka Agjenci për ujëra, ndërsa një trup të tillë nuk ka as në ueb-faqen e dy ministrive të përmendura.

Po ashtu, informacioni se është formuar agjencia për ujëra nuk mund të gjendet as me kontroll të detajuar në internet dhe në gjeneratorët e lajmeve në Maqedoni.

Andaj, duke pasur gjithë këtë, si dhe faktin se sipas planeve të socialdemokratëve, agjencia e përmendur duhej të formohej në dy vitet e para të mandatit, premtimin e vlerësojmë jo të realizuar. 

 

BURIME:

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.