Nuk është e vërtetë që Janeva duhet të jetë e pranishme në debatin e komisionit

Citoi shumë akte, po përfundimi ishte i gabuar. Foto: screenshot.

 

Prokurorja Speciale Katica Janeva, mundet, por nuk e ka të patjetërsueshme që të merr pjesë në debatin e komisionit. Atë e tregojnë edhe dokumentet të cilët i kontrolluam, si dhe konsultime me dy bashkëbisedues relevant. Prej këtu, deklarata e Dimovski me pretendim të tillë nuk është e vërtetë

 

Shefi i grupit të deputetëve të VMRO DPMNE-së Ilija Dimovski me 27.09.2016 dha këtë deklaratë të pavërtetë:

Në pajtim me nenin 68 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë i cili Kuvendit i jep kompetenca dhe detyrim që të kryej kontroll mbi punën e ushtruesve të funksioneve shtetërore, në pajtim me ligjin për Prokurorisë Speciale Publike, gjegjësisht neni 7,paragrafi 2,…zonja Katica Janeva është e detyruar që të paraqes raporte, të merr pjesë dhe t’i arsyetojë raportet e veta para Kuvendit dhe para trupave punues të saj, ashtu siç parasheh Rregullorja për punë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, siç është edhe praktik absolute pa përjashtim të paraqitjes së raporteve dhe kërkesave ndaj tyre ndaj dhjetra institucioneve shtetërore dhe trupave përgjegjës për punën e saj para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë

[Burimi: A1On, Data: 28.09.2016]

 

ARSYETIM:

Deklarata e deputetit Ilija Dimovski vjen prej kur prokurorja Katica Janeva e cila udhëheq me Prokurorinë Speciale Publike (PSP) vendosi që të lëshojë diskutimin disa ditorë në Komisionin për sistemin politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, diskutim prej dy pikash, njëra prej të cilave është edhe raporti gjashtëmujor për punën e PSP-së.

Janeva gjatë lëshimit të seancës sqaroi se nuk ka ndërmend të kthehet, sepse ndjen “mobbing” nga deputetët dhe se do të paraqitet në seancën plenare në Kuvend kur do të diskutohet për raportin e saj.

Deputet nga VMRO DPMNE e akuzuan për jo transparencë, për mosrespektim të Kuvendit dhe trupit të tij punues, ndërsa deputeti Dimovski arsyetoi se Janeva ka detyrim ligjor që të paraqes raporte, të merr pjesë dhe të ju përgjigjet pyetjeve të deputetëve në lidhje me punën e saj. Pikërisht kjo pjesë e deklaratës së Dimovskit nuk është e vërtetë.

Më saktë, është e vërtetë që sipas nenit 68 nga Kushtetuta, Kuvendi ka rol mbikëqyrës:

 (Kuvendi) bën kontroll politik dhe mbikëqyrje edhe mbi ushtruesit tjerë të funksioneve publike të cilët përgjigjen para Kuvendit; 

Po ashtu është e vërtetë se sipas ligjit 7 nga Ligji për PSP, paragrafi 2, Prokurori publik (i cili udhëheq me PSP-në), do të informojë Kuvendin për punën e tij çdo gjashtë muaj:

Prokurori Publik do të paraqes raport çdo gjashtë muaj për aktivitetet e tij/saj, duke përfshirë edhe përshkrimin për zhvillim për cilin do hetim apo gjurmim të ndërmarrë nga prokurori publik. Në raport të tillë mund të mos përfshihen materiale të cilat sipas prokurorit duhet të mbahen fshehtë, por do të sigurohen informacione përkatëse që të justifikohen harxhimet. 

Siç mund të shihet, prej nenit të Ligjit i cili e ndan përgjegjësinë për punën e PSP-së, Janeva është e detyruar që të paraqes raport në çdo gjashtë muaj, gjë të cilën ajo e bën për së dyti herë. Askund nuk shkruan se Janeva është e detyruar që të merr pjesë në Kuvend ose në trupat e saj për të mbrojtur dhe për t’ju përgjigjur pyetjeve të deputetëve. I punësuari me përvojë shumëvjeçare në administratën e kuvendit sqaron që bëhet fjalë për praktik politike, që kur dikush udhëheq me ndonjë institucione është i detyruar që të jep raport për punën, të merr pjesë dhe të përgjigjet në pyetjet shtesë. Do me thënë, bëhet fjalë për praktikë, dhe jo për detyrim të shkruar me Ligj.

Në fakt, kjo është e njëjtë si me punën e rregullt të Prokurorisë Publike, e rregulluar me Ligjin për Prokurori Publike, ku në nenin 24, paragrafi 1 thuhet:

Prokurori Publik në Republikën e Maqedonisë raportin vjetorë nga neni 23 paragrafi (3) të këtij ligji për punën e prokurorisë dhe për gjendjen e kriminalitetit në Republikën e Maqedonisë, e paraqet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Atëherë prej ku Dimovski dhe i gjithë grupi i deputetëve nxjerrin tezën që Janeva PATJETËR të jetë prezent, ndërsa Vllatko Gjorgjev, kryetar i Komisionit për sistem politik,dy herë anuloi dhe pretendoi se nuk ekzistojnë kushte që të mbahet seanca.

Dhe që të dy i referohen Rregullores për punë në Kuvend. Më saktë neni 121 nga Rregullorja në dy paragrafet e para, që thotë kështu:

Në seancën e trupit punues mund të jetë prezent dhe të merr pjesë  deputeti, gjegjësisht i dërguar nga qeveria, përfaqësues i organit shtetëror kur në seancë shqyrtohen pyetje rreth fushës së tyre, si dhe çdo propozues,  propozimi i të cilit shqyrtohet. 

Në seancën e trupit punues kur shqyrtohet propozimi i ligjit ose ndonjë akt tjetër në lexim të dytë është e detyrueshme që të jetë prezent dhe në punë të merr pjesë përfaqësues i qeverisë dhe përfaqësues i propozuesit i të cilit shqyrtohet. 

Dimovski në deklaratën e tij të 27.09.2016, citon pikërisht paragarfin e dytë dhe nxjerrë në përfundime që mbi baza të këtij paragrafi, Janeva duhet të merr pjesë në punën e Komisionit.

Në këtë nen dhe paragraf nga Rregullorja qartë shkruhet – ligji ose akti në lexim të dytë. A bie raporti i Janevës në “akt tjetër dhe lexim të dytë”? Sipas titujve të dokumenteve me të cilët caktohet seanca e trupave punues, kuptohet se jo. Ja se si duket dita e punës e Komisionit për sistemin politik:

 Raporti për aktivitetet e Prokurorisë për ndjekje të veprave penale të lidhura dhe që dalin nga përmbajtja e ndjekjes jo ligjore të komunikimit në periudhë prej gjashtë muajsh ( periudha prej 15.03.2016 deri 15.09.2016)

Ndërsa, ja si duket titulli i seancës së trupit punues ku shqyrtohen dokumentet e leximit të dytë:

SEANCA NR.184 E KOMISIONI-LEGJISLATIV E CAKTUAR ME 28.09.2016 NË ORËN 14:00
Rendi ditor:

     
1   Popozim-buxheti i Republikës së Maqedonisë për vitin 2017 -II;
2 Propozim-ligj për ekzekutimin e buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2017, me procedurë të shpejtë – II lexim;

 

Këtë e vërteton edhe ish deputeti shumëvjeçar dhe koordinator i grupit punues. Sipas tij neni i cituar nga Rregullorja është i cituar kot, sepse gjatë diskutimin nuk bëhet fjalë për diskutim amendamentesh, ligjesh ose aket tjetër.,

Sipas përfundimeve të bashkëbiseduesit tonë, kur ka propozues të ndonjë dokumenti, është normale që të paraqitet edhe prezentuesi i propozimit, por nuk duhet të jetë njeriu i parë i institucionit, ashtu siç ka treguar praktika deritashme.

Me kërkim të thjeshtë në internet gjetëm fakte që diskutimi për raportet vjetore të organeve specifike të sigurisë siç janë Drejtoria për Siguri dhe Kundër-zbulim, asnjëherë nuk është paraqitur shefi shumë vjeçar i kësaj drejtorie, Sasho Mijallkov.

Dy bashkëbiseduesit tonë pohojnë që kjo është një praktikë e zakonshme edhe në komisionet tjera për trupa të tjerë që janë propozues të raporteve vjetore dhe që shumë shpesh ndodh që të paraqitet propozues i raportit vjetor të institucionit, madje edhe kur diskutohet për sjellje të buxhetit ose ribalancit të tij.

Për shkak të gjithë argumenteve, këtë deklaratë spinuese të Ilija Dimovskit, që Janeva e ka detyrim të paraqitet në Komision dhe të përgjigjet pyetjeve të deputetëve, e vlerësojmë si të pavërtetë.

BURIME:

Vlersuar nga: Тeo Bllazhevski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.