Nuk është bërë rikonstruksioni i tërësishëm i SHM “Joakim Kërçovski” në Vollkovë

 

Në dhjetor të vitit 2015, sipas informacionit të transmetuar në mediume, lideri  VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, atëherë në pozitën e kryeministrit, lajmëroi rikonstruktim e shkollës së mesme “Joakim Kërçovski” në Vollkovë, Komuna Gjorçe Petrov. Me 04.12.2015 Gruevski pas lëshimit në përdorim të tomografisë kompjuterike në Klinikën e neurologjisë, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske deklaroi:

Shkolla në Vollkovë do të ndërtohet në atë nivel saqë praktikisht do të ndërtohet shkolla e re.

Në këtë mënyrë deri në fund të vitit të ardhshëm, shtoi kryeministri, në mandatin tonë do  të përfundojmë 80 shkolla të reja.

 

ARSYETIM:

Rikonstruktim nga themeli i shkollës fillore “Joakim Kërçovski” në Vollkovë, premtuar nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski që në vitin 2015, si projekt i cili do të realizohet në vitin 2016, deri më tani (10.03.2017) nuk është realizuar. Sipas lajmërimeve, realizimi i këtij projekti është zgjatur deri në gjysmën e këtij viti (2017), por në vend të rikonstruktimit të tërësishëm, premtim që ka skaduar – viti 2016, ndërsa tani – 6 mars 2017 është shkruar konkurs për zgjedhje të kompanisë ndërtuese e cila do të kryej rikonstruktimin e çatisë së shkollës në Vollkovë, me lajmin se realizimi konkret do të fillonte kah fundi i muajit qershor të vitit 2017, meqë tashmë ka përfunduar mandati në pushtetin lokal (në qeverinë qendrore ka mbaruar që nga 11 dhjetori i vitit 2016, kur u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare), këtë premtim e vlerësojmë si të parealizuar.

Në korrik të vitit të kaluar (2016), Gruevski, edhe pse nuk ishte në funksionin e kryeministrit, kishte takime me një pjesë të kryetarëve të komunave maqedonase dhe me ministrat e qeverisë. Në atë takim, zëvendës ministri për arsim dhe shkencë Spiro Ristovski mes tjerash deklaroi se, në 2017 do të ndërrohet çatia e SHM “Joakim Kërçovski” në Vollkovë. Sipas kësaj, premtimi i Gruevskit është ndërruar me një premtim mjaftë modest për rikonstruktim (në vend të të gjithë shkollës vetëm çatinë) e cila, përveç kësaj është vonuar për një vit.

Këto ditë (07.03.2017), zëvendës- ministri i Arsimit dhe Shkencës, Sipro Ristovski, në profilin e tij në “Facebook” publikoi, dhe e njëjta më pas është transmetuar në më shumë mediume, që do të rikonstruktohet çatia e shkollës fillore Joakim Kërçovski në Vollkovo.

Ministria për Arsim dhe Shkencë shpalli tender për zgjedhjet të kompanisë ndërtuese e cila do të kryej rikonstruktim të çatisë së shkollës në Vollkovë, publikoi zëvendës ministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski në rrjetin social Facebook. 

Bëhet fjalë për investim të cilin e kemi premtuar përgjatë një vizite të komunës Gjorçe Petrov pak kohë më parë në këtë vendbanim, së bashku me udhëheqësin e qeverisë Nikolla Gruevskin, me çka do të përmirësohen dukshëm kushtet për ndjekje të mësimdhënies për 400 nxënës. Pranimi i ofertave zgjat deri me 29 mars, me çka, do të vazhdojë me evaluim dhe me zgjedhje të arsyeshmes. Në pajtim me atë që pritej, aktivitet ndërtuese do të fillojnë kah fundi i muajit qershor, gjegjësisht pas përfundimit të atij viti shkollor. Dhamë fjalë dhe do të përmbushim premtimin, shkroi Ristovski në Facebook. 

Kontrolli në Sistemi Elektronik për prokurim publik tregoi se ministria e Arsimit dhe Shkencës me 6 mars të këtij viti me të vërtetë publikoi tender “për rikonstruktimin e shkollave të fillore dhe të mesme” dhe  se në kornizë të saj është hapur procesi i tenderit dhe për rikonstruktim të çatisë së “Joakim Kërçovski” në Vollkovë.

Por, shpallja e tenderit për rikonstruktim është bërë disa muaj para zgjedhjeve lokale dhe nuk është e ditur se a do të realizohet deri në fund të mandatit të qeverisë lokale në Komunën Gjorçe Petrov (maj 2017), kryetari i të cilës është nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Ndërsa aludimet e zëvendës-ministrit Spirovski se “aktivitete ndërtuese do të fillojnë kah fundi i muajit qershor”, do të thotë se realizimi i projekti do të startonte pas përfundimit të mandatit të kryetarit të Komunës Gjorçe Petrov. 

Kështu që, duke pasur gjithë këtë parasysh, premtimi për “rikonstruktim nga themeli i shkollës fillore “Joakim Kërçovski”, e vlerësojmë si të parealizuar”. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Jugosllava Dukovska


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *