Nikolla Gruevski: Sipas FMN-së, ekonomia e Maqedonisë do të ketë rritje më të madhe në rajon

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) bëri vlerësim se në këto kohëra turbulente të krizës së madhe me borxhe në Evropë dhe të recesionit në BE, Maqedonia do të ketë rritje prej 2%. Kjo në shikim të parë nuk është rritje e madhe, por kur të krahasohet me të gjitha vendet e tjera të rajonit, del se Maqedonia, sipas vlerësimit të FMN-së, do të ketë rritje më të madhe. [Data: 22.04.2012 | Burimi: Televizioni Sitel]

Arsyetim:

Në raportin e FMN-së të prillit të vitit 2012, parashihet që rritja e ekonomisë së Maqedonisë të jetë 2%. Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, vetëm Kosova me 3,76% ka rritje të paraparë ekonomike më të madhe se sa Maqedonia. Të gjitha vendet e tjera (Serbia, Shqipëria, Bullgaria, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Rumania) kanë rritje të paraparë ekonomike më të vogël se sa Maqedonia. Duke pasur parasysh se deklarata e kryeministrit është se Maqedonia, sipas vlerësimit të FMN-së, do të ketë rritje më të madhe se sa vendet e rajonit, kjo deklaratë mund të karakterizohet si gjysmë e vërtetë, sepse Maqedonia gjendet në vendin e dytë, pas Kosovës.

Linke:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.