Nga 60 të premtuara, vetëm dhjetëra ndërtesa në qendër me fasada energjetike

Ndërtesa në bulevardin "Shën Kliment Ohrdiski" e njohur si "Papagall", morri pamje të re në shkurt të vitit 2014

Realizim të plotë të ndërrimit të fasadave të deritanishme të ndërtesave kolektive me fasada me efikasitet energjetik së bashku me ndërrimin e pjesëve prej druri në bashkëpunim me pronarët e banesave. Në këtë projekt në katër vitet e ardhme do të përfshihen mbi 60 ndërtesa kolektive. 

 

ARSYETIM:

Kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski në zgjedhjet lokale të vitit 2013 premtoi fasada efikase energjetike për gjashtëdhjetë ndërtesa. Ky premtim është pjesë e programit zgjedhor “E ardhmja tani! Është koha! Andrej Zhernovski për Qendrën” (faqe 18), dhe sipas kontrollit të “Vërtetmatësit”, deri më tani (12.04.2017) janë ndërruar fasadat  vjetra vetëm në 13 ndërtesa, premtimin e vlerësojmë së pjesërisht të realizuar.

Realizimi i projektit për ndërrimin e fasadave të qëndrueshme në Qendër filloi në tetor të vitit 2013, ndërsa kryetari Zhernovski, siç transmetuan mediumet, atëherë deklaroi se gjatë kohës së mandatit të tij  50 ndërtesa do të bëhen me 50 fasada energjetike, edhe pse në Programin Zgjedhor premtoi më shumë, gjegjësisht 60:

Fillojmë tani, ndërsa projekti do të realizohet në vazhdimësi edhe 40-50 ndërtesave do të ju ndërrohet fasada deri në fund të mandatit tim si kryetar komune. Më e rëndësishmja është së – do të ndërrohen fasadat ekzistuese të banesave kolektive me fasada efikase energjetike, së bashku me ndërrimin e pjesëve prej druri në bashkëpunim me pronarët e ndërtesave. Kjo do të thotë kursim. Faturat për ngrohje do të jenë tre herë më pak (Zhernovski)

Atëherë u kumtua, se objektet të cilët do të rikonstruktohen në suaza të projektit do të zgjidhen me anë të konkursit, ndërsa në konkursin e parë do të zgjidhen 13 ndërtesa.

Në prej ndërtesave të para në Komunën Qendër në të cilën edhe u rinovua fasada është ndërtesë në bulevardin “Shën Kliment Ohridski”, e quajtur “Papagall”, e cila në shkurt të vitit 2014 u bë me izolim termik dhe me pamje të re.

Sipas informacioneve të publikuara deri më tani në mediume dhe me atë se çka mund të shihet gjatë kërkimeve në ueb-faqen e Komunës Qendër, fasada me efikasitet energjetik kanë vetëm 13 ndërtesa. Informacionet e fundit në këtë temë janë prej qershorkorrik 2016. Me 21 qershor të vitit 2016 nga Komuna Qendër informuan se ka filluar rinkonstruktimi i fasadave në rrugën “Cico Popoviq” nr. 7, në lagjen Prollet, e ndërtuar në vitin 1948 dhe se

me ardhjen e tij në krye të komunës, efikasitet energjetik fituan 13 ndërtesa.

Ndërsa me 28 korrik të vitit 2016 kur përfundoi rikostruktimi i ndërtesës numër 13 ne bulevardin “Kliment Ohridski”, me këtë rast u kdeklarua

Kjo është e 12 ndërtesë e cila me rikonstruktim është pajisur me fasadë me efikasitet energjetik, ndërsa mjetet janë ndarë nga buxheti i Komunës. 

Gjë që duket mjaftë konfuze.

Në lidhje me realizimin e projektit kërkuam informacione nga Komuna Qendër, por deri te momenti i publikimi të këtij teksti nuk morëm përgjigje.

Duke pasur parasysh gjithë këtë, përfshirë edhe faktin se mandati i i Zhernovskit përfundon muajin e ardhshëm (maj 2017), sipas Metodoligjisë së “Vërtetmatësit”, këtë pretim parazgjedhor të tij e vlerësojmë si pjesërisht te realizuar. 

 

*Vërejtje

Këtë premtim të Andrej Zhernovskit për komunën Qendër, “Vërtetmatësi” e ka analizuar në mars të vitit 2015 dhe atëherë mori vlerësimin “duke u realizuar”

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.