Nëse shëndetësia është në kaos, nuk është nga koha e Taravarit

VMRO-DPMNE doli me komunikatë në lidhje me gjendjen në shëndetësi, duke shfrytëzuar rastin e vdekjes së tre fëmijëve të sapolindur para disa ditëve në Klinikën e Gjinekologji dhe Akusheri pranë Qendrës Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, të cilën e vlerësojmë si jokonsekuente. 

 Qytetarët janë të frikësuar, të shqetësuar, kanë frikë për jetët e tyre dhe për jetën e fëmijëve të tyre. Nuk duhet të bëhet praktikë që në qeverinë e Zaevit të vdesin njerëz, dhe ata të heshtin dhe duke u fshehur të ikin nga përgjegjësit. Të nderuar, edhe sa jetë njerëzish duhet të shuhen që të ndërpritet kaosi dhe çrregullimet e krijuara në sistemin shëndetësor maqedonas?…VMRO-DPMNE paralajmëroi, por për Zaevin, Taravarin, Milloshevin dhe Jovanovskën, jeta e njeriut për fat të keq, nuk përfaqëson asgjë. Shëndetësia është në kaos dhe nëse përgjegjësit e kësaj ministrie kanë pak moral dhe dobësi, do të dorëzojnë dorëheqjet dhe do të largohen nga ky profesion. 

[Burimi VMRO-DPMNE, ueb-faqja, data: 24.08.2017]

 

ARSYETIM:

Përfaqësuesja e VMRO-DPMNE-së, me rastin e vdekjes së tre fëmijëve të sapolindur para disa ditëve në Klinikën Universitare në Shkup, dha deklaratë në emër të partisë, në të cilën pretendon se ky është rezultat i paaftësisë së ministrit të ri të Shëndetësisë, Arben Taravari dhe drejtoreshës së Klinikës. Në atë deklaratë ka vlerësim të përgjithshëm se shëndetësia është në kaos dhe nëse përgjegjësit kanë pak moral do të jepnin dorëheqje.

Këtë deklaratë në radhë të parë e vlerësojmë si jokonsekuente, veçanërisht për pretendimin se shëndetësia ka qenë në kaos (pasi Taravari ka ardhur në krye – duke cituar lexuesin në mënyrë implicite).

Së pari, bëhet fjalë edhe për një rast të vdekjes të sapolindurve në Maqedoni dhe në këtë klinikë, e cila ka numrin më të madh të lindjeve në vend, rreth 8.000. Problemi i vdekjes së foshnjave është problem kryesor në sistemin e shëndetësisë në Maqedoni i cili zgjat me vite. Për këtë çështje alarmojnë edhe raportet vendore dhe botërore, ndërsa vitin e kalua përsëri u ngjit ne nivelin më të lartë. Edhe aj numër negativ sillet mbi 8 deri në 14 promila në periudhë prej 13 vitesh.

Këtë e ka pranuar shumë herë edhe ministri i fundit i Shëndetësisë nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Todorov, i cili pretendonte se vendi ka marr hapa që problemi të zgjidhet dhe se në dy vitet e fundit ka pasur dukshëm zvogëlim të këtij numri, por mesatarja vazhdon që të jetë e lartë deri në ekstremet e saja.

Pas zbardhjes së rastit konkret, Ministria e Shëndetësisë formoi komisioni i cili hetoi rastin, në të cilin i padiskutueshëm është fakti se të sapolindurit për shkak të komplikimeve në shtatzani është dashur që të lindin me prerje cezariane në javën e 27 të jetës.

Por, atë atë që e tregon ky rast, të paktën sipas deklaratave të Taravarit dhe të drejtoreshës së Klinikës, kur bëhet fjalë për vdekshmërinë te të sapolindurit, niveli i saj është shqetësues.

Më saktë, vetë drejtoresha, ndërsa këtë e vërteton edhe Taravari, deklaruan për Televizionin 24 Vesti, se Klinika është e dimensionuar për 4.000 lindje në vit, ndërsa tani kryhen mbi 8.000, dhe se ka vetëm disa krevat për kujdes intensiv për të sapolindurit në departamentin e neonatologjisë, sepse 6 krevat të tjerë, të cilët kanë qenë në Klinikën kirurgjikale për fëmijë, nuk janë funksional sepse departamenti i atjeshëm i neonatologjisë është renovuar tashmë për më shumë se një vit.

Përveç kësaj, problemi me mungesën e personelit të mesëm medicinal është i njohur dhe është aktualizuar përsëri, si dhe mungesa e gjinekologëve dhe anesteziologëve, kështu me numër të zvogëluarkryejnë numër dyfish më të madh të lindjeve, me çka vjen deri te lodhja e faktorit njeri. Praktikisht, diku gjysma e lindjeve në vend kryhen në Shkup, në Klinikën Universitare GAK, sepse një numër i madh i komunave në RM në spitalet e atjeshme dhe në shtëpitë e shëndetit nuk posedojnë kushte për realizimin e lindjeve.

Për çfarë problemi bëhet fjalë, drejtoresha e Klinikës, Dr. Viktorija Jovanovska e përsëriti me, 25.08.2017. Për një vit Klinika ka humbur 9 mjekë, ndërsa numri i inkubatorëve (22) nuk është rritur, edhe pse, siç pretendon, numri i bebeve të sjella është dyfish më i madh nga kapaciteti që kanë.

Së dyti, ministri i mëparshëm Torodorov që në vitin 2015 ka formuar komision që do të merrej me vdekjen e foshnjave dhe i cili praktikisht – siç siguron sot Taravari, nuk u takua asnjëherë, as nuk ka propozuar për të ndërmarrë masa.

Krejt në fund, nëse merren parasysh kushtet përmendura, edhe atë vetëm rreth problemit me vdekjen e foshnjave dhe problemet me lindjet në Maqedoni, si mundet që ministri Dr. Taravari ose drejtoresha e Klinikës, e cila në atë pozicion nuk ka asnjë muaj të plotë, të jenë të fajtor për gjendjen në shëndetësi dhe të pretendohet se shëndetësia është në kaos.

E vërtetë është se problemet në shëndetësinë publike janë të mëdha, të cilët vendit i kanë kushtuat 500 milion euro në vit dhe shëndetësia ushqehet me parat e përbashkëta publike, por poashtu, i padiskutueshëm është përfundimi se kaosi, nëse pajtohemi me këtë notë të përgjithshme, nuk mund të jetë prodhim ose rezultat i punës së ministrisë pa tre muaj të plota pune ose i drejtoreshës për dy javë.

Trendet nuk ndodhin ashtu shpejtë, ndërsa VMRO-DPMNE sektorin e shëndetësisë, përfshirë edhe atë publik, e ka udhëhequr thuajse 11 vite – pandërprerë!

Për shkak të argumenteve të dhënë, deklaratën e Marija Andonovska, në emër të VMRO-DPMNE-së, e vlerësojmë si jokonsekuente. 

BURIME:

Vlerësoi: Teo Bllazhevski


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *