Negotina me terren të ri sportiv

Fusha e tenisit në Negotinë Foto: Komuna e Negotinës.

Projekt: Ndërtimi  i terrenit të ri në Komunën e Negotinës. Në suaza të projektit për ndërtimin e njëqind terreneve të tenisit, talenteve tanë të rinj ju mundësojmë që të zhvillohen në tenist të ardhshëm profesionit, ndërsa njëkohësisht ju mundësojmë edhe ata të cilët janë të interesuar për rekreacion që të merren më këtë sport. Terreni i tenisit në Komunën e Negotinës do të ndërtohet me model bashkëkohorë në pajtim me standardet e Asociacionit Botëror të Tenisit, si dhe me infrastrukturë të plotë dhe ndriçim për ndeshjet e natës, shtigje të kalueshme dhe të gardh (në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë). Burimi i Mjeteve: Buxheti i Republikës së Maqedonisë. (Afati për realizim: 2013-2015)

ARSYETIM:

Projekti për ndërtimin e terrenit të tenisit në Komunën e Negotinës është pjesë e programit zgjedhor të kryetarit të Komunës së Negotinës, Vanço Aposotollov, në zgjedhjet lokale 2013-2017. Në programiN të titulluar si: “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Komunë të Negotinës më të mirë!” (faqe 23), është shtuar se ky projekt duhet që të realizohet në periudhën 2013-2015. Projekti ka përfunduar plotësisht në vitin 2016, kështu që, premtimin e vlerësojmë si të realizuar,  me vërejtje se është bërë një vit me vonesë.

Projekti për ndërtimin e fushës së tenisit në Negotinë, kryetari Apostollov, përveç në programin parazgjedhor, e lajmëroi edhe me 04.02.2014, në llogaridhënien e vitit 2013.

Me mjetet financiare nga Agjencia për Rini dhe Sport në lagjen e Kullës së Sahatit është ndërtuar fusha me shumë shërbime me terren për futboll, hendboll dhe basketboll, ndërsa këtë kompleks sportiv do t’a finalizojmë me ndërtimin e terrenit për tenis.  

Me 02.04.2015, Plus radio publikoi se është vërtetuar informacioni për ndërtimin e fushës së tenisit përgjatë vitit 2015.

Në suaza të projekteve që janë pjesë e Programit për punën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe në Programin për punë të Komunës së Negotinës, ndërsa mbi baza të kontakteve të realizuara të kryetarit Vaço Apostollov dhe drejtorit të Agjencisë për Rini dhe sport në Republikën e Maqedonisë, Marjan Spaseski është vërtetuar se përgjatë vitit 2015 do të ndërtohen dy fusha të reja tenisi.  

Me 07.11.2016, portali Kurir informoi se është në ndërtim e sipër fusha dhe se është kryer kontrolli i punëve në terren personalisht nga kryetari Apostollov.

 Siç mund që të shihet në vendngjarje, punët në terren janë në fazën e zhvillimit. Është kryer instalimi i plotë, ndërsa është në përfundim edhe gardhi. Duhet që të vendosen vetëm rrjetat. Në fund, në këtë asfalt duhet që të vendosjen edhe sipërfaqe prej akrili, që është karakteristike për këto fusha me këtë lloj toke. Ky është tipi më modern i fushës së tenisit me sipërfaqe të fortë, tha Aposotollov.  

Komplet ndërtimi, siç informoi Negotino info ka përfunduar me 14.12.2016.

Vetëm për 2 muaj kanë përfunduar të gjithë punët rreth ndërtimit dhe vendosjes së pajisjeve dhe rekuizitave, me çka qytetarët e Negotinës në dispozicion kanë terren tenisi të ri, modern dhe me pajisje bashkëkohore me bazë të fortë. Siç informoi kryetari Vanço Apostollov vlera e përgjithshme është 9.200.000 denarë dhe i njëjti është realizuar përmes bashkëpunimit reciprok mes Agjencisë për Rini dhe Sport në RM dhe Komunën e Negotinës. 

Informacioni u transmetua edhe në ueb-faqen zyrtare të komunës.

Duke pasur parasysh gjithë këtë, mund që të arrihet në përfundim se premtimi i kryetarit të komunës së Negotinës, Vanço Apostollov, për ndërtimin e terrenit të ri të tenisit në këtë komunë, është i realizuar. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Ana Anastasovska

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.