Në vend të 500 eurove, do te ndahen nga 300 euro subvencione për kolektorët diellor
PROJEKT: SUBVENCIONE PËR INSTALIM TË SISTEMEVE DIELLORE PËR NGROHJE NË AMVISËRI
Do të vazhdojmë me projektin ekzistues për subvencionim të sistemeve diellore me vlerë prej 500 euro për çdo amvisëri, e cila zbatohet përmes Ministrisë së Ekonomisë dhe i cili ju ndihmon një numri të madh të qytetarëve që të mund të kursejnë rrymën elektrike, përmes ngrohjes së ujit me energji diellore. Qëllimi është që të promovohet dhe të mbështetet rritja e përdorimit të kolektorëve diellor për fitimin e ujit të ngrohet me anë të teknikës sanitare nëpër amvisëri përmes promovimit të prodhuesve nga Maqedonia, si dhe vënien e standardeve të kontrollit, matjes dhe verifikimit të kursimit të energjisë. Në varshmëri të mundësive buxhetore, programi në të ardhmen do të zgjerohet, me qëllim që 500 amvisërive të ju mundësohet përfitim të një burimi më të lirë dhe të ripërtëritshëm i energjisë, ndërsa do të mbështetet edhe i gjithë sektori industrial për dizajnim, përpunim, instalim dhe mirëmbajtje të këtyre sistemeve. (Buxheti: më së paku 400.000 euro Afati: 2014-NË VAZHDIMËSI)
ARSYETIM:
Subvencionet për kolektorët diellor nëpër amvisëri ndahen çdo vit në këtë mandat të qeverisë gjegjësisht në vitin 2014, 2015 dhe në vitin 2016, por ato arrijnë deri në 300 euro, në vend të 500 eurove ashtu siç është premtuar në programin zgjedhor të VMRO DPMNE-së “E vërtetuar” (2014-2018) në pjesën “Sektori energjetik” (faqe. 127). Ashtu që, këtë premtim e vlerësojmë si pjesërisht të realizuar.
Qeveria në janar të vitit 2014 shpalli konkurs për subvencionim të instalimit të kolektorëve diellor nëpër amvisëri, me kompensim të 30 përqindëshit nga i gjithë investimi, por jo më shumë se 300 euro. Përzgjedhjen publike e të personave të cilët fituan të drejtën për kompensim të tillë ishin në vitin 2014.
Konkurse të tilla qeveria publikoi edhe në vitin 2015 edhe në vitin 2016, ndërsa vlera e subvencionimit ishte e njëjtë – 30 përqind të harxhimeve, gjegjësisht të vlerës së kolektorëve diellor, por maksimalisht deri në 18.000 denarë.
Në llogaridhënien për realizim të programit të VMRO DPMNE-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” (faqe. 106), për projektin “Sisteme termike diellore”, mes tjerash është shkruar:
Në periudhën e kaluar u subvencionua instalimi i sistemeve termike diellore nëpër amvisëri përgjatë të cilës gjithsej u paguan 45.800.000 denarë (747.000 euro) nga buxheti i Republikës së Maqedonisë, përgjatë të cilës u subvencionuan gjithsej 3.611 amvisëri. Me këtë mas në nivel vjetor kursehen rreth 8.66 GWh energji elektrike.
Përndryshe, kompensimin e një pjese të kursimeve për kolektorët diellor të blerë dhe të instaluar u pagua edhe në mandatin paraprak të qeverisë që udhëhequr nga VMRO DPMNE, më saktë në vitet, 2007, 2009, 2011, 2012 dhe në vitin 2013.
BURIME:
- Извор: Проверено – Изборна програма на ВМРО-ДПМНЕ (2014-2018) (Енергетски сектор стр.127) [Пристапено: 25.10.2016]
- Отчетот за реализација на програмата на ВМРО-ДПМНЕ и коалицијата “За подобра Македонија” (стр. 106) [Пристапено: 25.10.2016]
- Точка (07.02.2012): Сараќини: Шест милиони денари за субвенции за соларните колекторски системи во домаќинствата [Пристапено: 25.10.2016]
- 24 Вести (02.02.2013): Владина поддршка за сончеви колектори во домовите [Пристапено: 25.10.2016]
- Вечер (27.01.2014): Сончевите колектори се хит – штедат и струја и пари! [Пристапено: 25.10.2016]
- Нетпрес (08.06.2014): Субвенции за 606 граѓани за купени сончеви колектори [Пристапено: 25.10.2016]
- Енергетска ефикасност (26.01.2015): И ова година продолжуваат субвенциите за купени сончеви колектори [Пристапено: 25.10.2016]
- Енергетска ефикасност(23.01.2016): И во 2016 година субвенции за купени сончеви колектори [Пристапено: 25.10.2016]
Vlerësuar prej: Olivera Vojnovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari