Në USHT është ndërtuar sallë sportive

Projekti: Sallë sporti në USHT; Vlera: 600,ooo euro; Afati i realizimit: 2013-2015 

 ARSYETIM:

Salla e sportit në Universitetin Shtetërorë të Tetovës ishte projekt qeveritar që nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitin 2011. Afati për përfundimin e sallës pranë këtij Universiteti ishte dhënë viti 2013, por meqenëse projekti nuk arriti në ndonjë rezultat konkret, projekti u premtua përsëri në Platformën zgjedhore të Bashkimit Demokratik për Integrim, në zgjedhjet e vitit 2014 ku kësaj radhe përcaktohet viti 2o15 si afat të fundit për përfundimin e gjitha punimeve. Deri më tani (10.02.2017) ky projekt është i plotësuar me vonesë

Gurthemeli për fillimin e punimeve ndërtimore të sallës në USHT, kanë nisur që më 24.11.2012. Në promovim morën pjesë Zëvendëskryeministri i RM-së, z. Musa Xhaferi, drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, z. Llazar Popovski si dhe shumë funksionarë të tjerë qeveritarë.

“Kam kënaqësi që sot jam pjesë e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e sallës sportive. Kjo është një motivim për studentët dhe stafin akademik që më shumë të punojnë në ngritjen e cilësisë së studimeve, por kjo është edhe një mundësi e mirë që profesorët të tregojnë edhe aftësitë e tyre në praktikë”. (burimi: Portalb,  24.11.2012)

Punimet për ndërtimin e sallës sportive në USHT kanë përfunduar në gusht të vitit 2015. Më konkretisht, më 25.08.2015 u bë dhe inaugurimi i sallës. Në përurimin e sallës sportive të USHT-së mori pjesë edhe kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Marijan Spasovski, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi si dhe shumë personalitete të tjera publike.

“Ne sot, këtu po e përurojmë sallën sportive e cila do të shfrytëzohet nga studentët e USHT-së. Bëhet fjalë për sallë e cila disponon me 500 ulëse speciale, të cilat janë jashtëzakonisht të mira. Salla është tepër e mirë dhe gjithashtu është e përshtatur edhe me mundësi për të luajtur ndeshje më të mëdha sportive, si futboll të vogël, basketboll, hendboll, volejboll, pingpong dhe shumë sporte të tjera”. (burimi: RTM2, 25.08.2015)

Ndërkaq, salla sportive e USHT-së u vu në funksion më 30.09.2015

“Lëshimi në përdorim i sallës sportive është një ndihmesë e madhe për stafin akademik dhe studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike, pasi që ata do ta zhvillojnë pjesën praktike në kushte jashtëzakonisht të mira”. (burimi: Ueb faqja zyrtare e USHT-së, 30.09.2015)

Projekti për ndërtimin e sallës sportive pranë Universitetit Shtetërorë të Tetovës, si një projekt qeveritarë megjithëse pati një vonesë të vogël në realizim, sipas metodologjisë së Vërtetmatësit, e vlerësojmë si i plotësuar. 

BURIME:

Vlerësoi: Rabie Abazi


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *