Në Strumicë nuk është ndërtuar stacioni i ri i zjarrfikësve

 

Ndërtimi i stacionit të ri i zjarrfikësve. Në 3 vitet e ardhme Strumica do të bëhet me stacion të ri bashkëkohor për intervenim të shpejtë dhe efikas të ekipit të zjarrfikësve në situata urgjente. Stacioni i ri kundër zjarrit do të ndërtohet në hapësirat e ish Kazermës dhe tërësisht do të financohet nga buxheti i Komunës së Strumicës dhe fondeve ndërkombëtare. 

ARSYETIM :

Premtimi për ndërtimin e stacionit të ri kundër zjarrit në Strumicë është premtim i parealizuar i kryetarit të deritanishëm të Strumicës Zoran Zaevit, i cili dha dorëheqje nga ky funksion në fund të dhjetorit 2016, menjëherë pasi u bë deputet në Kuvendin e RM-së. Ky projekt është pjesë e programit të tij zgjedhor për zgjedhjet lokale të viteve 2013-2017,”Strumica e di…” (faqe 51), ku mes tjerash, është shtuar:

Detyra jonë me prioritet në fushën e mbrojtjes kundër zjarrit është: mbrojtja e jetës dhe pronës së qytetarëve dhe mbrojtja e mjedisit jetësor përmes përgatitjes së ekipit intervenues i ekipit kundër zjarrit, parandalim efikas si dhe zbutja e dëmeve eventuale, thuhet mes tjerash në paraqitjen e projektit. 

Premtimi për stacionin e ri kundër zjarrit në Strumicë, Zaev e dha edhe gjatë kohës së fushatës parazgjedhore, në promovimin e programit të tij parazgjedhor të mbajtur më 11.03.2013.

 1.048 projekte, 3.000 vende të reja pune, vazhdim i projektit të gazifikimit, salla për koncerte, stacion hekurudhorë, stacion të ri kundër zjarrit, lagje të re turke, tre kopshte të reja fëmijësh, 500 mijë euro për sektorin joqeveritar, ndërsa 600 mijë euro edhe për manifestime kulturore. Kjo është pjesë e projektit zgjedhor të kandidatit për kryetar komune në Strumicë, Zoran Zaev, publikoi portali A1on, 

Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE, në konferencë për shtyp të mbajtur me 05.10.2015, duke folur për “premtimet e rreme të Zoran Zaevit”, përmendi se stacioni i ri kundër zjarrit në Strumicë ende nuk është ndërtuar.

Ja çfarë lajmëroi Zoran Zaev në zgjedhjet lokale për Strumicën disa herë, e çka nuk e ka realizuar deri me tani:…Premtou stacion të ri të pastrimit. Premtoi stacion të ri kundër zjarrit, por edhe kjo nuk është realizuar… 

Kandidati për deputet i VMRO-DPMNE-së Vasil Pishev, në zgjedhjet parlamentare të cilat u mbajtën në dhjetor të vitit të kaluar, në konferencë për shtyp të mbajtur me 02.12.2016, tha se “Zoran Zaev çdo ditë nëpër Maqedoni premton male dhe lugina. duke gënjyer qytetarët me projekte joreale”. Zaev ka qenë bartës i listët të opozitës së bashkuar të udhëhequr nga LSDM në njësinë e katër zgjedhore, ku edhe Pishev ka qenë kandidat nga koalicionit i udhëhequr prej VMRO-DPMNE-se.

Qytetarët e Strumicës nuk do të harrojnë premtime e rrejshme të Zoran Zaevit te cilat asnjëherë nuk i realizoi. Zoran Zaev para banorëve të Strumicës premtoi shumë, por asnjëherë nuk  realizoi…Premtoi dhe lajmëroi ndërtimin e stacionit te ri te zjarrfikësve për intervenim të shpejtë dhe efikas të ekipit kundër zjarrit. Sipas premtimeve të Zoran Zaevit ai duhej që të ndërtohej ne hapësirat e ish kazermës dhe të financohet nga buxheti i komunës së Strumicës, por deri më sot ky stacion kundër zjarrit nuk është ndërtuar… deklaroi Pishev. 

Në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Stumicës nuk arritëm që të gjejmë asnjë informacion në lidhje me projektin për ndërtimin e stacionit kundër zjarrit. Në internet, po ashtu, nuk mund që të gjendet informacion në lidhje me ndërtimin eventual të stacionit të ri kundër zjarrit në Strumicë.

Përndryshe, Zaev lajmëroi se Strumica do të ketë stacion të ri kundër zjarrit deri në vitin 2016, përsëri deri më tani (25.04.2017) nuk ka filluar aspak ndërtimi i saj. Duke pasur parasysh që mandati i pushtetit lokal aktual përfundon në maj të vitit 2017, mund që të arrihet në përfundim se ky premtim i Zaevit nuk është realizuar. 

 

*** Për këtë projekt kërkuam qëndrim nga Komuna, por, prej aty na u përgjigjen se personi përgjegjës i cili mund që të jep përgjigje nuk është këtu dhe se përgjigje do të marrim javën që vjen. Kështu, në momentin që do të marrim përgjigje ky artikull do të azhurnohet.

***SHTESË

Tre ditë pas publikimit të tekstit na u lajmëruan nga Komuna e Strumicës dhe dhanë këtë deklaratë të cilën e përcjellim të plotë:

Stacioni i ri sipas planit duhet që të realizohej në kazermën në Strumicë. Para dhjetë viteve me vendimin e qeverisë na u dha objekti, por deri më tani nuk na është dorëzuar objektit në formë ligjore. Për këto arsye ne nuk mund që të realizojmë atë që është planifikuar – deklaroi për “Vërtetmatësin”, Kiril Partallov, sekretar i Komunës së Strumicës.

BURIME:

 

Vlerësoi: Ana Anastasovska


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *