Në Shkup nuk është rregulluar rruga për çiklizëm

PROJEKT: ZHVILLIM I ÇIKLIZMIT REKREATIV DHE ATIJ ESKTREM

Përshkrim i projektit: Në nivel të përmirësimit të kushteve për çiklizëm, si dhe zhvillim të turizmit sportiv, Qyteti i Shkupit do të rregulloj shteg për dashamirët e sportit ekstrem dhe çiklizmit ekstrem (Afati: 2015-2016)

 

 

ARSYETIM:

Shteg për çiklizëm për ushtruesit e sportit ekstrem dhe çiklizmit ekstrem, kryetari i komunës Koce Trajanovski jua premtoi banorëve të Shkupit në zgjedhjet e vitit 2013. Në programin e tij zgjedhorVepra të reja për zhvillim tëri, vepra të reja për një Shkup më të mirë”,  (në pjesën Turizëm, faqe 29), thuhet se një shteg i tillë çiklizmi do të kryhet në periudhën (2015-2016). Edhe pse, afati për realizim në programin e Trajanovskit ka skaduar, andaj, ky premtim zgjedhor është i parealizuar.

Deri më tani (24.03.2017), nuk ka informacione se janë zbatuar aktivitete për implementimin e këtij projekti. Kërkimet në internet nuk mund të gjenden të dhëna rreth ndërtimit të shtegut për çiklizëm ekstrem në Shkup. Informacionet e vetme të cilat merren kanë lidhje me ndërtimin dhe rikonstruktimin e shtigjeve për çiklizëm në Shkup (Llogaridhënie 2015, faqe 13)

Informacionin se është ndërtuar “shtegu për çiklizëm për adhuruesit e sportit ekstrem dhe të çiklizmit ekstrem”, nuk e gjejmë as në portalin zyrtar të Qytetit të Shkupit, ndërsa këtë projekt Trajanovskit nuk e përmend fare në llogaridhëniet e Trajanovskit të përpunuara në vitet 2015 dhe 2016, në të cilën janë futur projektet e realizuara ose projektet të cilat janë në fazën e realizmit.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *