Në Pepelishte është ndërtuar park për fëmijë
PREMTIM: Ndërtim të parkut me pajisje për fëmijë në Pepelishte
[ Programi parazgjedhor Jetë në Negotinë! Për të gjithë, data: tetor 2017 ]
ARSYETIM:
Premtimi për ndërtimin e parkut me pajisje për fëmijë është premtim i realizuar i kryetarit të Komunës së Negotinës, Toni Dellkov. Parku si projekt është pjesë e programit të tij parazgjedhor për zgjedhjet lokale 2017/2020, të titulluar si “Jeta në Negotinë! Për të gjithë” (faqe 31 – projekte komunale për Pepelishten).
Me 23.07.2018, portali A1 on publikoi informacion të vënë në funksion të parkut të rinj për fëmijë në Pepelishte.
Për të mirën e këtij vendbanimi komunal, veçanërisht për më të rinjtë, në funksion është vendosur edhe parku i ri i lojërave për fëmijë në Pepelishte, i ndërtuar me mjete prej buxhetit të Komunës Negotinë dhe me ndihmën banorëve lokal.
Informacioni të njëjtën ditë u publikuar edhe në faqen zyrtare të Komunës së Negotinës.
Gjatë kësaj, është vendosur murr prej betoni rreth gjithë parkut, është rikonstruktuar i gjithë rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimit nën objektin, është shtruar tokë e re e përshtatshme për objekte të këtilla dhe është vendosur rërë nën mjete për siguri më të lartë për të pranishmit, janë ndërtuar shtigje me begatona dhe figura prej gurëve, është mbjellë bar, janë mbjellë lule dhe 15 drunj. Po ashtu, është vendosur edhe pajisje urbane edhe atë 4 ulëse dhe 4 shporta për mbeturina, 4 pajisje për fëmijë të cilët janë si magnet për banorët më të rinj të Pepelishtes, ose shkurtimisht thënë pakur i ri i lojërave për fëmijë në Pepelishte i përmban të gjithë elementet e nevojshme.
BURIME:
- Предизборна програма „Живот во Неготино! За сите“ (стр.31) [Пристапено на 06.08.2018]
- А1 он (23.07.2018) – Ставен во функција новиот детски забавен парк во Пепелиште [Пристапено на 06.08.2018]
- Официјална веб-страница на општина Неготино (23.07.2018) – Ставен во функција новиот детски забавен парк во Пепелиште [Пристапено на 06.08.2018]
Vlerësoi: Ana Anastasovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari