Në komunën e Karposhit ende nuk është ndërtuar objekt sportiv me 1.000 ulëse

Kështu diçka do të duhej të duket salla sportive në Karposh. Foto: Salla sportive në Radovish.

 Në vitin 2014 do të filloj ndërtimi i sallës sportive për hendboll, basketboll dhe volejboll me 1.000 ulëse. ( ” Zgjedhja ime”, afati: 2014, faqe 13)

ARSYETIM:

Në programin e kryetarit të komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski, “Zgjedhja ime“, një nga premtimet është edhe ndërtimi i një salle për hendboll, basketboll dhe volejboll me 1.000 ulëse. Në program parashihet ky projekt të filloj në vitin 2014.

Kandidati për kryetar të komunës Stevçe Jakimovski para zgjedhjeve në vitin 2013 në një intervistë për “Moe bebe” ( nuk mund të gjindet data e saktë e bisedës, por duke marrë parasysh paralajmërimin dhe premtime gjatë kampanjës zgjedhore në prill 2013) premtoi:

 Sporti tek të rinjtë dhe zhvillimi i shpirtit sportiv janë prioritetet tona. Për këtë qëllim në vitin 2014 do të fillojmë me ndërtimin e sallës sportive për hendboll, basketboll dhe volejboll me 1.000 ulëse. 

Me qershor 2014 portali “Naetpres” me titullin ” Asnjë gjurmë nga pishinat në Karposh” shkruan që në opinion janë gjithmonë e më të zëshëm fjalët që komuna e Karposhit është përpara një kolapsi financiar dhe asgjë nga premtimet nuk do të realizohet, por vetëm do ngelen si promocion parazgjedhor vetëm në letër.

Për objektet e premtuara sportive në tekst thuhet:

 Programi, në letër, është i shkëlqyeshëm. Sipas tij, për zhvillim të drejt të fëmijëve, për gjetje më të lehtë të talenteve sportive në mes të rinjve parashihet edhe ndërtimi i disa qendrave sportive në Karposh 3 dhe 4 dhe në Vllae 2.

Gjatë kërkimit në internet nuk ka asgjë të dhënë për paralajmërim për ndërtimin e ndonjë objekti të këtillë. As banorët e komunës së Karposhit me të cilët biseduam nuk ishin në gjendje të konfirmojnë një gjë të tillë. Ata thonë që po ndërtohen salla nëpër shkolla, por deri tani nuk kanë dëgjuar që planifikohet ndërtim i ndonjë salle sportive me kapacitet prej 1.000 ulësesh.

Nga analiza e mësipërme mund të përfundohet që premtimi i Stevço Jakimovskit, për ndërtim të sallës sportive për hendboll, basketboll dhe volejboll me 1.000 ulëse  është i parealizuar.

ËINQE:

 

Vlerësuar nga: Vllade Gjorçev

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.