Në Komunën e Çashkës u hap çerdhja e parë

Foto: Faqja zyrtare e Facebook-ut të kryetarit Goran Stojanovski

PREMTIM: Hapje çerdhes në Çashkë

[Burimi: Programi Zgjedhor i Goran Storjanovskit për zgjedhjet lokale të vitit 2017, “Jetë në Çashkë! Për të gjithë!” (faqe 12), data: tetor 2017 ]

 

ARSYETIM:

Premtimi për hapjen e çerdhes në Çashkë është premtim i realizuar i kryetarit të kësaj Komune, Goran Stojanvoskit. Projekti është pjesë e programit të tij zgjedhor për zgjedhjet lokale 2017-2020, të titulluar “Jetë në Çashkë! Për të gjithë!” (faqe 12).

Për çerdhen u njoftua se do të ndërtohet gjatë kohës së mandatit të ish kryetarit, Goranço Panovski. Ai me 28.03.2017, në profilin e tij në Facebook, publikoi se ka filluar të ndërtohet çerdhe e re për fëmijë, në bashkëpunim me Ministrinë për Punë dhe Politik Sociale.

Ndërtimi i çerdhes së re është me rëndësi të veçantë për banorët e Komunës së Çashkës sepse një objekt të tillë nuk ka në komunë, ndërsa i njëjti do të ketë kapacitet që të mund të kujdesen 30 fëmijë parashkollorë. Janë duke u zhvilluar aktivitetet dhe adaptimi i pjesës së brendshme të objektit me qëllim që të kënaq standardet për kujdesin e fëmijëve në këtë kopsht. (Panovski)

Çerdhja si premtim gjendet edhe në programin zgjedhor të kryetarit aktual në Komunën e Çashkës, Goran Stojanovski. Ai në këtë funksion erdhi në tetor të vitit 2017, pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale me 15.10.2017

Nga Komuna në deklaratë për “Vërtetmatësin” sqarojnë se objekti ku tani është kopshti ka qenë objekt i shtetit të cilin e ka përdorur komuna për nevojat e saja, si për shembull mbajtje të seancave të Këshillit dhe të ngjashme. Gjatë kohës së mandatit të ish kryetarit të komunës (Goranço Panovski), Komuna ka kërkuar leje prej shtetit në pajtim me Qeverinë, ka marr leje që të shfrytëzojë objektin, gjegjësisht ta kthej në çerdhe. Gjatë kohës së mandatit të Panovskit, është ndërruar çatia e objektit dhe është rregulluar objekti, ndërsa gjatë mandatit të kryetarit aktual të komunës, Stojanovskit, është krye prokurimi i plotë për nevojat e çerdhes, si enterieri i brendshëm dhe të tjera. Investues është Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, përderisa Komuna ka realizuar prokurimet dhe marrëveshjet.

Me 04.06.2018, në faqen zyrtare në Facebook të kryetarit aktual Goran Stojanovskit, u publikuar se e pranishme ka qenë Ministrja për Punë dhe Politik Sociale, Mila Carovska, ministri i Financave, Dragan Tevdovski dhe Kryetari i Komunës së Velesit, Ace Kocevski, në lagjen Çashkë solemnisht u hap çerdhja e re për fëmijë “Bambi” e cila është klon i çerdhes “Dimçe Mirçev” nga Velesi.

Bëhet fjalë për hapësira të përshtatura me sipërfaqe prej 94 m2 dhe oborr prej 275 m2, e cila ka kapacitet për kujdesin e 50 fëmijëve parashkollor. Ndërtimi dhe furnizimi me pajisje i çerdhes “Bambi” janë siguruar prej mjeteve të MPPS, me vlerë prej 3.072.647,00 denarë. Çerdhja e re, dukshëm do të sjell rritje të kapacitetit në këtë rajon. Edhe më tej mbetemi të përkushtuar në realizimin e premtimit që të rritet numri edukimin parashkollor për 50% deri në fund të mandatit. 

Lajmin në të njëjtën ditë e transmetuan edhe një pjesë e mediumeve.

U ndërtuar çerdhja e parë “Bambi” në Komunën e Çashkës. Për ndërtimin e objektit Ministria për Punë dhe Politikë Sociale shpenzoi 3.072.647 denarë. Bëhet fjalë për hapësirë të adaptuar e cila do të funksionojë në kuadër të JOUDG “Dimçe Mirçev” Veles. Këtu do të kujdesen për 50 fëmijë, të organizuar në 2 grue, me moshë prej 2 deri në 6 vjeç, njoftuan nga Makfask

Duke pasur parasysh se çerdhja ka filluar në ndërtohet gjatë kohës së ish kryetarit të Komunës, Panovski, ndërsa ka përfunduar dhe është hapur në kohën e kryetarit aktual Stojanovski, prej asaj se si na e dhanë informacionin nga komuna, mund të përfundohet se dy kryetarë komunash kanë përfunduar 50 përqind të punëve secili me qëllim të lëshimit në përdorim të çerdhes në Çashkë. Sipas kësaj, mund të thuhet se premtimi i Kryetarit të Komunës së Çashkës, për hapjen e kopshtit për fëmijë, është realizuar. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Ana Anastasovska 

 

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.