Në Kisella Vodë deponitë dhe kanalet pastrohen rregullisht

 

Kryetari i Komunës së Kisella Vodës në fushatën parazgjedhore të zgjedhjeve lokale (tetor 2017) dha premtim në vazhdim:

Premtojmë se vazhdimisht dhe në kohë pas do t’i pastrojmë deponitë dhe kanalet…

[Burimi: Filip Temellkovski-programi parazgjedhor  faqe 6, data: tetor 2017]

 

ARSYETIM:

Kryetari i Komunës së Kisella Vodës Filip Temellkovski në programin e tij parazgjedhor në vitin 2017 ka dhënë premtim të përgjithshëm se në kohë dhe vazhdimisht do t’i pastrojë deponitë dhe kanalet në komunë, premtim të cilin pas verifikimit e konstatojmë se tani për tani e realizon. 

Pasi u themeluan qeveritë lokale në nëntor të vitit 2017, në dhjetor u angazhuan fillimisht me pastrimin e deponive të egra nëpër komunë, më pas realizuan aksione për pastrimin e mbetjeve të rënda, dhe në maj të vitit 2018 filluan edhe me pastrimin e kanaleve.

Informacioni i parë nëpër mediume dhe në vet faqen e Komunës në raport me pastrimin e deponive është se aksioni i parë ka filluar që në fillim të dhjetorit të vitit 2017, me ndihmën edhe të ndërmarrjeve publike të Qytetit të Shkupit, edhe atë në të gjithë territorin e komunës.

Aksioni ka vazhduar edhe në fillim të janarit, ku janë përfshirë edhe lagjet 11 Tetori – barakat, ndërsa më pas edhe në Draçev.

fund të janarit të vitit 2018, në aksionin e komunës në bashkëpunim me NP Higjiena komunale në Qytetin e Shkupit është mbledhur 30 ton mbetje. Katër ditë më vonë, me 29 janar Komuna ka mbledhur 2 ton mbetje vetëm prej një lokacioni mbi pjesën industriale të qytetit, ku në natyrë banorë të pavetëdijshëm hedhin mbeturina dhe mbetje të plastikës.

Aksione të ngjashme në faqen e Komunës janë regjistruar edhe në prill, ndërsa në maj të këtij viti ka aksion edhe më të madh rreth pastrimit të hapësirës publike dhe deponive të egra, me çka janë mbledhur  30 ton mbeturina në një ditë.

Në maj të këtij viti dy herë janë organizuar aksione nga ana e Komunës së Kisella Vodës për mbledhjen e mbeturinave të rënda në pjesë të ndryshme të Komunës. Së pari me 10 maj janë mbledhur mbeturina të rënda nga Cvetan Dimov, Birarija, Përzhino dhe Crniçe, dhe më pas me 17 maj një aksion i tillë është realizuar prej banorëve të Ptiniës, Usjes dhe Stakllarës.

Në faqen e Komunës dhe një mediume të caktuara mund të gjenden informacione për pastrimin e kanaleve të ujit. Aksioni është i rregullt dhe zhvillohet në fund të pranverës dhe në fillim të verës, me çka sipas informacionit të faqes zyrtare, kanë përfshirë të gjithë kanalet në gjithë territorin e Komunës së Kisella Vodës.

Sipas verifikimit të cilin e kreu “Vërtetmatësi” mund të vlerësohet se premtimi i Temellkovskit për pastrim në kohë dhe të vazhdueshëm të deponive dhe kanaleve në komunës”, tani për tani po realizohet. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Teo Bllazhevski


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *