Në Gjevgjeli është ndërtuar deponi bashkëkohore, por jo në lokacion të ri

Foto: .gevgelija.gov.mk:

Lokacion i ri i deponisë 

Vendimi i tanishëm i vazhduar – ndërtimi i deponisë bashkëkohore në kodrinat e Malit Kozhuf është kundër standardeve ekologjike dhe kundër vullnetit të qytetarëve… Ndërtimi i deponisë në lokacion më lartë se qyteti do të thotë rrezik nga ndotja për të gjithë elementet e mjedisit jetësorë, ujit, ajrit dhe tokës. Veç kësaj, ekziston rreziku se ndërtimi i deponisë në lokacionin e propozuar do të rrezikojë furnizimin me ujë të komunës, për shkak të afërsisë së deponisë me burimet te f. Moin…

Për këtë, pushteti lokale është i detyruar që të përsëris procedurën për përcaktim të lokacionit të deponisë bashkëkohore dhe në komunikim të rregullt me qytetarët, nën udhëheqësinë e ekspertëve të gjendet lokacion i ri i përshtatshëm i cili do të sigurojë zgjedhje të qëndrueshme për ndërtimin e deponisë bashkëkohore e cila do të jetë në funksion deri në ndërtimin e Deponisë rajonale. 

 

 

[Burim: Programi zgjedhor i Sasho Pockov në zgjedhjet lokale të vitit 2017, „Jetë në Gjevgjeli për të gjithë“ (faqe 22), data: tetor 2017]

 

ARSYETIM:

Kryetari i Komunës së Gjevgjelisë, Sasho Pockov si kandidat i LSDM për të marr funksionin e të parit të komunës, në zgjedhjet lokale (15.10.2017) premtoi “përsëritje të procedurës për përcaktimin e lokacionit të deponisë bashkëkohore dhe gjetjen e një lokacioni të ri të përshtatshëm i cili do të sigurojë zgjidhje të qëndrueshme për ndërtimin e deponisë bashkëkohore, e cila do të jetë në funksion deri në momentin e ndërtimit të deponisë rajonale”. Ky premtim i dhënë në programin zgjedhor: “Jetë për të gjithë” (faqe 22), nuk është realizuar. 

Deponia e re bashkëkohore komunale është ndërtuar në lokacionin e njëjtë, i cili ishte paracaktuar që nga koha e qeverisë lokale të mëparshme – Konski, në një kodrinë të Kozhufit. Ky është një lokacion tërësisht i ri për të cilin Pockov në programin për zgjedhjet lokale shkroi se ndërtimi i deponisë bashkëkohore në kodrinën e malit Kozhuf është në kundërshtim me standardet ekologjike dhe kundërt vullnetit të qytetarëve…”

Procedura për ndërtimin e deponisë bashkëkohore në lokacionin e tanishëm (Novo Konsko), mund të shihet në publikimin (15.07.2018) në ueb-faqen e Komunës së Gjevgjelisë dhe në mediume, ka filluar në mandatit e udhëheqësisë komunale të mëparshme e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, kur kryetari i Komunës së Gjevgjelisë ka qenë Ivan Frangov. Informacionet e asaj periudhe, mes tjerash, flasin se me inspektim publik dhe konsultimi me opinionin është vendosur Draft-raporti për ndikimin e deponisë mbi mjedisin jetësor.

Me 5 tetor të vitit 2017, dhjet ditë para zgjedhjeve lokale (15.10.2017), në Gjevgjeli u mbajt edhe diskutimi publik për Studimin e ndikimit të deponisë bashkëkohore për mbeturinat e padëmshme ndaj mjedisit jetësor. Në këtë diskutim publik, siç u transmetuat, është theksuar se:

Deponia në fshatin Novo Konski do të jetë e deponia e parë bashkëkohore për mbeturina komunale në Maqedoni dhe do të përfaqësoj zgjidhjen më të përshtatshme për problemet e deritanishme të banorëve të Komunës të cilat i ka krijuar deponija e egër. 

Menjëherë, pas ndërrimit të pushtetit lokal, me 02.11.2017, përfaqësuesja e UNDP-së në vend, Luisa Winton në takim me kryetarin e Komunëns Sasho Pickov, theksoi se bashkëpunimi në mes Komunës së Gjevgjelisë dhe UNDP-së do të vazhdojë.

Gjendemi para një sfide të madhe si për ne ashtu edhe për komunën, dhe ky është ndërtimi i deponisë bashkëkohore për mbeturinat e padëmshme në Gjevgjeli, e cila do të ndërtohet sipas Standardeve Evropiane, u shpreh Winton për këtë rast duke theksuar se: 

ekzekutuesi është zgjedhur dhe procedura e tenderit për zgjedhjen e mbikëqyrësit profesional.

Me 26 janar të vitit 2018 filloi ndërtimi i deponisë bashkëkohore për mbeturina komunale. Në ueb-faqen e Komunës dhe në mediume u transmetuar informacioni se:

Me këtë rast, në Komunën e Gjevgjelisë u mbajt prezantim i projektit, në të cilin ishtr pjesë përfaqësuesja ekzistuese e UNDP-së në vend, ambasadorja Luisa Winton dhe ambasadorja e Japonisë në vendin tonë Keiko Haneda. Ato së bashku me kryetarin e Komunës së Gjevgjelisë, Sasho Pockov vizituan vendin e ndërtimit të deponisë në Novo Konsko. 

Fillimi i ndërtimit të deponisë së re bashkëkohore për mbeturina komunale në Konski përmendet edhe në Llogaridhënien (faqe 6) të kryetarit të Komunës Pockov në 100 ditët e para të mandatit të tij. Ndërsa në faqen e Komunës së Gjevgjelisë është vendosur edhe video material për deponinë bashkëkohore për mbeturina komunale në Novo Konsko.

Ndërtimi i deponisë së përmendur e cila është me sipërfaqe prej 2 hektarësh, 7 kilometra larg Gjevgjelisë dhe 1,3 kilometra në afërsi të vendbanimit të të afërt Novo Konski, ka përfunduar dhe tash së fundmi (24.10.2018) u lëshuar në përdorim.

Duke pasur parasysh informacionet e lartpërmendura, premtimin zgjedhor të Pockovskit se “deponija bashkëkohore do të ndërtohet në lokacionin e ri”, e vlerësojmë si jo të realizuar.

 

**** Vërejtje 

„Vërtetmatësi“  në fund të shtatorit dërgoi e-mail në të cilin kërkon sqarim nga Komuna e Gjevgjelisë, për atë se në cilin lokacion saktësisht do të ndërtohet deponija dhe a e ka përsëritur pushteti i ri lokal procedurën për gjetjen e lokacionin më të favorshëm, por deri më tani (30.10.2018) nuk kemi marr përgjigje.

 

BURIME:

Vlerësoi: Olivera Vojnovska 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Овој напис е изработен во рамките на Проектот за зголемување на отчетноста и одговорноста на политичарите и партиите пред граѓаните, Вистиномер, имплементиран од Метаморфозис. Написот e овозможен со поддршка на американската непрофитна фондација (NED - National Endowment for Democracy) и Балканскиот фонд за демократија, проект на Германскиот Маршалов фонд на САД (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), иницијатива која поддржува демократија, добро владеење и евро-атлантски интеграции во Југо-источна Европа. Содржината на рецензијата е одговорност на авторот и не ги одразува ставовите на Метаморфозис, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, проект на Германскиот Маршалов фонд на САД, или нивните партнери.

Your email address will not be published.