Në Aerodrom është rindërtuar tërësisht rruga “Venjamin Maçukovski 4”

Projekt: Ndërtimi i rrugës së sapo projektuar Venjamin Maçukovski 4 (Miçurin)

Përshkrim i projektit: Ndërtimi përfshin realizimin e ndërtimit të pjesës së asfaltuar të rrugës dhe ndërtimin e trotuaret. (Afat: 2016-2017 Burim i financimit: Buxheti i komunës)

 

ARSYETIM:

Rikonstruktimi i rrugës “Venjamin Maçukovski” në lagjen e Shkupit Miçurin është lëshuar solemnisht në përdorim me 1 gusht të vitit 2016. Ky premtim i realizuar i kryetarit të Komunës Aerodrom, Ivica Konevski, i dhënë në Programin zgjedhor (2013-2017), Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Aerodrom më të mirë! (Transport dhe i infrastrukturës, faqe 57). 

Sipas raporteve të mediumeve, pjesa e rrugës për të cilën bëhet fjalë, është lëshuar në përdorim në gusht të vitit 2016, njëkohësisht me pjesën e rrugës “Anastac Mitrev” në të njëjtën lagje, e cila po ashtu u rikonstruktuar. Në rastin solemn të organizuar për këtë qëllim Konevski, mes tjerash tha:

Gjatësia e përgjithshme e njërës rrugë është 160 metra, ndërsa e tjetrës 110, përderisa gjerësia e dy rrugëve është 6 metra. Përkrah dy rrugëve u ndërtuan edhe trotuaret me gjerësi prej 1,5 metra nga të dy anët e rrugëve. Për këtë projekt Komuna Aerodrom ndau 3 milion denarë nga buxheti i saj

Përndryshe,  informimi i projektit (në Programin e Konevski) “Ndërtimi i rrugës së sapo projektuar”, duket konfuz duke pasur parasysh se rruga ekziston që më parë, por sipas kompetentëve ne komunë, bëhet fjalë për rikonstruktim që nga themeli  të shtresës së rrugës, e cila mori krejt pamje të re, gjegjësisht ajo është zgjeruar, ka rrugë të re, trotuare dhe tjetër infrastrukturë.

Qëndrueshmëria e rrugës “Venjamin Maçukovski” ka qenë problem shumë vjeçar për banorët e kësaj pjese në Shkup. Ja se çfarë shkruhet për gjendjen e rrugës para 10 viteve gazeta “Vest”:

Gropa, asfalt i plasaritur dhe jo i barabartë dhe trotuare të prishura me vite janë pjesë e rrugës Venjamin Maçukovski në lagjen Miçurin, ne komunën Aerodrom

shkruan “Vest” duke rikujtuar se banorët e lagjes me ashpërsi kanë komentuar se:

gropat janë të padukshme për qeverisjen lokale të Aerodromit të cilët çdo ditë kalojnë në rrugën,  në rrugën Venjamin Maçukovski është vendosur edhe ndërtesa e komunës.

Sipas kësaj, rikonstruktimin deri në themel i rrugës “Venjamin Maçukovski” mund të vlerësohet sipremtim i realizuar i kryetarit Konevski.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Jugosllava Dukovska

 

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *