Ndryshimet e premtuara në Kodin Zgjedhor qëndrojnë në vend

Akoma nuk janë bërë ndryshimet ligjore për listat e hapura, zgjedhjen e kryetarit të komunës që në rrethin e parë dhe reduktimin e konsensusit për referendume lokale Foto: Printscreen

 

Do të propozojmë që deputetët të zgjidhen sipas principit të listave të hapura, ndërsa Republika e Maqedonisë që jetë një njësi zgjedhore. Në këtë mënyrë, çdo votë do të vlejë njëjtë, ndërsa qytetarët drejtpërdrejtë të zgjedhin deputetët. Do të propozojmë ndryshime ligjore në Kodin Zgjedhor me të cilët do të kemi lista ta hapura për zgjedhjen e këshilltarëve, ndërsa zgjedhje e kryetarit do të jetë vetëm me një rreth. Në këtë mënyrë qytetarët (dhe jo partitë) do të kenë ndikim vendimtar, por edhe do të zvogëlohen shtypjet zgjedhore dhe shpenzimet. Do të reduktojmë regjistrimin për referendumin e qytetarëve për çështjet me rëndësi lokale…

[BURIME: Programi zgjedhor i LSDM-së, “Plani për jetë”, faqe 229 dhe faqe 231, afati: gjashtë muaj prej formimit të Qeverisë (01.12.2017)]

 

ARSYETIM:

 

programin parazgjedhor “Plani për jetë”, faqe 229 dhe faqe 231, me të cilin socialdemokratët dolën në zgjedhje parlamentare në dhjetor të vitit 2016, atëherë LSDM opozitare premtoi se do të propozojë ndryshime në Kodin Zgjedhor, me qëllim që deputetët të zgjidhen në një, në vend se në gjashtë njësi zgjedhore siç ka ndodhur rëndom, deputetët dhe këshilltarët të zgjidhen me lista të hapura, ndërsa kryetari i komunës të zgjidhjet në një rreth zgjedhor, ndërsa të reduktohet edhe regjistrimi i referendumit për çështje lokale. Edhe pse, ky premtim zgjedhor i LSDM-së është pjesë e “Planit 180 – reforma urgjente me prioritet në 6 muajt e partë të Qeverisë së re” (229 -231), përsëri, nëntë muaj pasi LSDM formoi Qeveri, kjo nuk është realizuar. 

 

NJË NJËSI ZGJEDHORE

Përndryshe, rizgjedhjen e kufijve zgjedhor, gjegjësisht gjashtë njësitë zgjedhore të shkrihen në një, do të ndryshojë pozicionet, kushtimisht thënë, e partive më të vogla politike. Më saktë, partive politike të cilat i përfaqësojnë bashkësitë “më të vogla” etnike, si dhe partive “më të vogla” pa simbole etnike kryesisht prej qendrës, në ciklet e fundit të zgjedhjeve parlamentare hynë në koalicion me partitë më të mëdha si LSDM dhe VMRO-DPMNE.

Përgjatë asaj, të rralla ishin ato parti të cilat dolën vetëm ose në lidhje më të vogla larg dy koalicioneve më të mëdha, sepse programi politik fliste se ashtu nuk do të mund të arrijnë asnjë sukses. Mirëpo nëse zgjedhjet mbahen në një njësi zgjedhore, lirisht mund të ndahen prej partive më të mëdha politike dhe të dalin të pavarura, sepse në një situatë të tillë do të kishin shanse që të kenë deputet, prej arsyes së vetme se votat nuk do t’ju fragmentohen, por do të përqendrohen në një tërësi.

Se kjo është një faktor kyç është se gjatë vlerësimit të votave në ndarjen e mandateve në pajtim me Modelin e Dont’s, më së miri u tregua në zgjedhjet parlamentare në vitin 2011, kur shumë parti dolën të pavarura jashtë kampeve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së. Sa për ilustrim, në këto zgjedhje RDK e Rufi Osmanit morri 29.996 vota dhe dy deputetë, përderisa VMRO-popullore e Ljubço Georgievskit nuk mori asnjë deputet edhe përskaj faktit se kishte 1.779 vota më pak e RDK, sepse votat e tij 28.217 nuk ishin vetëm një njësi zgjedhore, por ishin të ndara në më shumë NJZ.

LISTA TË HAPURA 

Njëkohësisht, në programin parazgjedhor socialdemokratët premtuan se deputetët, por edhe këshilltarët di të zgjidhen me lista të hapura. Kjo do të thotë se votuesit, përveç se do të votojnë deputetë, përkatësisht listë të këshilltarëve të propozuar nga ana e partisë politike ose grupeve të qytetarëve, njëkohësisht do të mund të intervenojnë edhe në radhitjen e vet listët, gjegjësisht të ju japin pikë kandidatëve të propozuar që ato preferojnë.

Nga ana tjetër, listat e hapura me automatizëm do të risnin luftën brendapartiake, sepse kandidatët e një partie do të mund të zhvillojnë një betejë kundër kundërshtarëve politik, por njëkohësisht do të zhvillojnë edhe luftë njëri me tjetrin, sepse votuesit nuk di të votojnë për listën, por për vendime personale. A në një situatë të këtillë lufta brenda partiake për vota, nuk përjashtohen edhe që kandidatët për deputet dhe këshilltarët të dalin ne opinion ma materiale komprometuese dhe dëshmi për bashkë partiakët, pa marr parasysh se kjo do të shkoj në dëmtim të partisë.

Nga ana tjetër, listat  hapura do të demokratizojnë skenën politike, dhe para së gjithash të partive politike, në të cilat demokracia është kushti kryesor në demokratizimin e përgjithshëm shoqëror. Në të kaluarën, udhëheqësit partiak kanë nominuar kryesisht kuadër të besueshëm( edhe pse, për hir të së vërtetës, ndodhin shpesh ekskursione të shpeshta të ligjvënësve dhe këshilltarëve nga njëri në tjetrin për shkak të presioneve ose ryshfetit) por, me lista të hapura, ato elektoratit do të duhet ti ofrojnë kuadër kualitativ dhe kompetent.

 

ZGJEDHJA E KRYETARIT VETËM ME NJË RRETH ZGJEDHOR 

Poashtu, LSDM parazgjedhjeve premtoi se kryetari i komunës nuk do të zgjidhet në dy rrathë zgjedhor sipas modelit të shumicës, siç zgjidhet rëndim edhe kryetari i shtetit, por kryesia e komunës të zgjidhjet vetëm me një rreth zgjedhor, me çka fitues do të jetë ai i cili ka marr më së shumit vota në rrethin e parë. Zgjedhja e kryetarit në rrethin e parë në masë të madhe do të ngushtonte mundësin për anashkalimin e vullnetit të popullit në rrethin e dytë, sipas politikave joparimore tregtuese, por edhe presioneve politike.

Siç është e njohur, në zgjedhjet lokale shpesh ndodh që kandidati për kryetar komune i cili ka marr më së shumti vota në rrethin e parë zgjedhor, por jo mjaftueshëm sa të zgjidhet (kusht është që të ketë shumicën e votave të atyre që kanë dalë të votojnë, nëse për votim kanë dalë 30 përqind e votuesve të regjistruar), të humb në rrethin e dytë për shkak se kandidati tjetër ka marr vota të partive të tjera politike dhe bashkësi etnike, ose ka bërë kthesë sepse prapa vetes ka pasur strukturën qeverisëse.

Një prej rasteve të atilla ndodhi në Kumanovë në zgjedhjet lokale të vitit 2013. Në rrethin e parë më së shumti vota kishte Zoran Gjorgjievski nga VMRO-DPMNE-së, i cili morri 20.759 vota, përderisa i dyti u radhit kryetari i atëhershëm, Zoran Damjanovski nga radhët e LSDM-së me 19.320 vota. Megjithatë, në rrethin e dytë pati kthesë, gjegjësisht Damjanovski, kryesisht me ndihmën e bashkësive etnike më të vogla, fitoi me 26.118 vota, përkundër Gjorgievski, për të cilin votuan 24.318 qytetarë.

Në këto zgjedhje lokale (2013) njëjtë edhe në Veles, ku Ace Kocevski nga radhët e LSDM-së fitoi më së shumit vota në rrethin e parë në krahasim me kundër kandidatin e VMRO-DPMNE-së Sllavço Çadiev, por për shkak të fletëvotimeve të pavlefshme nuk fitoi 50% e votave për një të atillë. Për këtë, u mbajt edhe rrethi i dytë, në të cilin fitoi Çadiev me 18.059 vota, ndërsa Kocevski mori 14.407 vota.

 

PRAG MË TË ULËT PËR REFERENDUM LOKAL

Dhe në fund, momentalisht partia qeverisëse në opozitë këto ditë në letër u obligua se do të reduktojë pragun e referendumit për sqarimin e çështjeve me karakter lokale. Pa marr parasysh nëse është më nivel lokal ose kombëtar, sipas rregullave të tanishme, referendumi pothuajse është i pamundur që të ketë sukses përderisa nuk ka konsensus gjithëpërfshirës të qytetarëve dhe politik, sepse që një referendum të jetë i suksesshëm duhet pozitivisht t’i sqarojë shumicës prej atyre që kanë votuar, nëse në votim kanë dal shumica e votuesve të regjistruar.

Sipas Ligjit për referendum dhe forma të të shprehurit, referendumi në nivel kombëtar mund të shkruhet për çështje me kuptim më të gjerë nga Kuvendi, po sipas iniciativës personale ose me propozim të më së paku 150.000 mijë qytetarëve (Neni 20). Referendumin në nivel lokal, e shpall Këshilli i Komunës, për mbledhjen e nënshkrimeve, për çështje të cilat duhet të rregullohen në komunë, qytetari i Shkupit dhe komunat tjera në qytetin e Shkupit (referendum i mëparshëm) ose për vlerësimin e nënshkrimeve që është sjell më herët (referendum shtesë) – Neni 38.

Në këtë kontekst, e kemi të njohur referendumin e mbajtur në Komunën Qendër, për ruajtjen e pamjes së Qendrës Tregtare të Qytetit, si reagim ndaj qëllimi të Qeverisë së atëhershme të udhëhequr prej VMRO-DPMNE-së që ta ridizajnojë në stilin barok. Por ky referendum nuk pati sukses, sepse edhe përkrah mbështetjes së madhe të qytetarëve, nuk dolën një numër i mjaftueshëm i qytetarëve, përkatësisht gjyma e votuesve të regjistruar. Konkretisht, për një referendum të suksesshëm duhet të dalin rreth 22,000 qytetarë, përderisa të drejtën e votës atëherë e shfrytëzuan 17.655 njerëz, prej të cilëve 16.836 ishin “për”.

Prej këtu, këto zotërime në premtimin zgjedhor të LSDM-së (faqe 269 dhe 231) do të demokratizonin ambientin politik, por akoma nuk janë duke u realizuar, edhe pse kanë qenë pjesë e prioriteteve të LSDM-së, që i njoftoi në 180 ditët e para pas marrjes së qeverisë. Duke pasur parasysh se qeveria në krye me Zoran Zaevin u zgjodh në parlament me 31 maj vitin e kaluar (2017), dhe kanë kaluar 9 muaj, prej ku mund edhe të konstatohet ky premtim i LSDM-së (i cili faktikisht i përmban këto premtime) tani për tani (28.02.2018) nuk është realizuar. Pavarësisht, nëse arsyet kanë qenë se LSDM momentalisht ka prioritete të tjera, ose duan të arrijnë konsensus me VRMO-DPMNE-në, e cila momentalisht  e ka bojkotuar parlamentin dhe i kushtëzon bisedimet me kompromise të ndryshme në fusha të tjera.

BURIME:

 

Vlerësoi: Vllatko Stojanovski


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.