Ndihma sociale nuk do të barazohet me pagën minimale pa kushte

Foto: screenshot

 

Trajko Sllaevski, anëtar i KE-së së VMRO-DPMNE-së dha deklaratën në vazhdim të cilën e vlerësuam se nuk përputhet me të vërtetën:

 

Për Republikën e Maqedonisë,  barazimi i ndihmës sociale me pagën minimale do të ketë pasoja katastrofale për atë se i inkurajon ato të cilët duan të punojnë dhe të ketë përvojë pune, kualifikime dhe të tjera. 

[Burimi: VMRO-DPMNE/ueb-faqja  – data: 03.11.2018]

 

 

ARSYETIM:

Pretendimi i profesorit universitar dhe funksionari i lartë i VMRO-DPMNE-së, Trajko Slaveski, se reformat në ndihmën sociale do të kenë pasoja katastrofale, që ishin të shprehura nëpërmjet kritikave të njoftimeve për ndryshimin e politikës tatimore të Qeverisë së RM, nuk përputhen me të vërtetën.

Slaveski dha qëndrim për ndihmën sociale për familjet katër anëtarëshe që do t`i afrohet pagës minimale që kap shumën e 12 mijë denarëve. Ai pretendon se në këtë mënyrë do të dekurajoheshin të punojnë ata që duan të punojnë dhe të arrijnë përvojë pune, kualifikime dhe të ngjashme.

Kjo masë, si pjesë e paketës së reformave sociale gjithëpërfshirëse u njoftua nga Qeveria me 19.09.2018, në konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur nga kryeministri Zoran Zaev, ministri i Financave Daragan Tevdorovski dhe ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Mila Carovska. Në atë konferencë për shtyp shumë qartë u potencua se rritja e shumës deri në 11.700 denarë, nuk është e pakushtëzuar.

Edhe kryeministri Zoran Zaev edhe ministrja Carovska deklaruan se paralelisht me masën po bëhen edhe reforma në Qendrën për Mbrojtje Sociale, e cila do të lidhet edhe me Agjencinë për Punësim. Çdo person i cili është i aftë për punë, është i papunë dhe futet në këtë kategori të qytetarëve, do të i ofrohet, në pajtim me kërkesën e tregut të punës, kualifikim, trajnim ose rikualifikim me qëllim që të mund t’i ofrohet vend pune.

Kryeministri dhe ministrja njoftuan se përderisa një person i tillë më pas refuzon ofertën për punë më shumë se njëherë, ose dy herë, do të humb të drejtën për rritje të ndihmës sociale. Kjo mund të shihet edhe në video-klipin e konferencës pas minutës së 26.

Në konferencën e fundit për shtyp të cilën e mbajti në Qeverinë e RM-së ministri Tevdorovoski dhe ministrja Carovska, për të cilën reagoi Sllaveski, u tha pothuajse e njëjta.

Duke sqaruar se Maqedonia është shtet social dhe se reformat në sistemin tatimore janë të lidhura ngushtë me reformat në sistemin e mbrojtjes sociale, në të u deklarua se rrija e mbrojtjes minimale sociale për rreth 300 përqind është e lidhur me “aktivitetin e grupit të qytetarëve të cilët do të mund të i ofrohen tregut të punës, gjë që është e nevojshme për ekonominë maqedonase”, mund të shihet pas minutës 9.35.

Për shkak të fakteve të shtruara, pretendimi i Slaveskit rreth pasojave katastrofale të barazimit të ndihmës sociale minimale me pagën minimale, është e pavërtetë.

BURIME:

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.