Ndërtohet salla e re e sportit në lagjen Çento

Nga lëshimi në përdorim i sallës së sportit "Krste Misirkov". Foto: Komuna e Gazi Babës

 

 

  Projekt: Ndërtimi i sallës sportive në lagjen Çento, në afërsi të SHF “Krste Misirkov”, në bashkëpunim me Agjencinë për Rini dhe Sport. Afati: 2013-2014

 

ARSYETIM:

Projekti për ndërtimin e sallës së sportit në lagjen Çento, në afërsi të SHF “Krste Misirkov”, është premtim i realizuar i kryetarit të Gazi Babës Toni Trajkovski. Projekti është pjesë e programit parazgjedhor të VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet lokale 2013-2017, të quajtur: “Vepra të reja për përparim të ri, vepra të reja për Gazi Babë më të mirë” (Faqe.28).

Me 26.02.2016, mediumet publikuan lajmin se është lëshuar në përdorim salla e re sportive në lagjen Çento.

Salla e re sportive u lëshua sot në përdorim në shkollën fillore “Krste Misirkov” në lagjen Çento, informoi Kurir

Informata, të njëjtën ditë, u transmetua edhe në ueb-faqen zyrtare në Komunën Gazi Baba.

Në hapje ishte prezent kryetari i komunës Toni Trajanovski, kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, zëvendës kryeministri Vlladimir Peshevski, ministri për Transport dhe Lidhje Vllado Misajllovski, zv. ministëri i Bujqësisë Vanço Kostadinovski, kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Marjan Spaseski, drejtorët e ndërmarrjeve publikë të qytetit, kryetari dhe anëtarët e Këshillit të Komunës së Gazi Babës dhe një numër i madh i qytetarëve.

Pasi salla është ndërtuar në bashkëpunim mes Komunës dhe Agjencisë për Rini dhe Sport (ARS), lajmi u transmetua edhe në ueb-faqen e ARS.

 Sot drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport Marjan Spasovski dhe kryetari i komunës së Gazi Babës Toni Trajkovski e lëshuan në përdorim sallën e sportit “Krste Misirkov” në kuadër të shkollës fillore “Krste Misirkov”. Drejtori Spaseski theksoi që kjo sallë do të jetë me rëndësi të madhe për nxënësit e shkollës fillore “Krste Misirkov” si dhe për banorët e lagjes Çento.

Duke pasur parasysh gjithë këtë, mund të arrihet në përfundim se premtimi i kryetarit Trajanovski për ndërtimin e sallës sportive në lagjen Çento, në afërsi të SHF “Krste Misirkov”, është premtim i realizuar, por me vonesë prej dy viteve.

 

BURIME:

Vlerësoi: Ana Anastasovska

 

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.