Ndërtohet rruga deri në manastiri i fshatit Zërze të komunës së Dollnenit
PROJEKT: NDËRTIMI I I RRUGËS FSHATI KOSTINCI-FSHATI ZËRZE-MANASTIR “SHPËRFYTYRIMI I JEZUSIT TË SHENJTË”, KOMUNA E DOLLNENIT
Kjo rrugë është e gjatë 7,5 kilometra dhe gjerësi 3,5 metra dhe do të sigurohet edhe qasja deri te rajoni kulturoro-historik në fshatin Zërze. Rruga do të lidh edhe vendbanimet Kostinci dhe Zërze me manastirin “Shpërfytyrimi i Jezusit të shenjtë”. (Buxheti: 1.600.000 euro Afati: 2014-2015)
ARSYETIM:
Rruga deri te manastiri “Shpërfytyrimi i shenjtë” në Zërze ka përfunduar tërësisht në vitin 2015. Ky është një premtim i realizuar i VRMO DPMNE-së i dhënë në programin zgjedhor “E vërtetuar” (2014-2018) në pjesën “Infrastruktura” (faqe 61). Rruga deri te manastirin në Zërze filloi të ndërtohet në prill të vititi 2014. Ministri i mëparshëm për transport dhe lidhje, Mile Janakieski, në lidhje me këtë projekt deklaroi:
Punët ndërtuese të rrugës filluan javën e kaluar (fillimi i prillit 2014) dhe sipas marrëveshjes do të duhet të ndërtohet për një vit, deklaroi Janakieski, duke shtuar se rruga është e gjatë 7,5 kilometra, ndërsa investimi prej 1,7 milion euro.
Janakieski, po ashtu, informon se “350 metrat e fundit të rrugës deri te manastiri do të jenë me pllaka begatoni, do të kufizohet qasja e automjeteve dhe di të jetë zonë për këmbësor që të mos prishet autenticiteti i kompleksit të manastirit” Në fund të vitit 2014 magazina “Patokaz” (faqe. 32) publikoi tekstin me titull: “MANASTIRI ZËRZE TANI MË I LEHTË PËR QASJE EDHE ME AUTOMOBIL, VENDI I KULTIT U BË ME RRUGË TË ASFALTUAR”
Manastiri “Shenjtërimi i shenjtë” në Zërze është vend kulti i dytë në Prilep për të cilin vetëm për një vit pas manastirit Treskavec u bë me rrugë të asfaltuar për herë të parë në historinë e tij shekullore. Ekipi në magazinën Patokaz ishte i pari që kishte nderin që pas asfaltimit të arrij në këtë manastir. Rruga është e gjatë prej 8 km dhe zgjerohet prej 5 metra së bashku me pankinat. Investimi është prej 80 milion denarësh, ndërsa parat i siguruan nga qeveria. rruga pritet që të sjell zhvillim ekonomik në këtë krahinë dhe promocion më të madh të turizmit në manastir në Prilep. Asfalti përfundon në 300 metra deri te manastiri, deri te porta e poshtme, ndërsa deri te manastiri nuk ka hapësirë për parkim, këto 300 metra do të jenë zonë vendkalimi.
Në prill të vitit 2015 ish kryeministri Gruevski informojë se
… është në fazën finale ndërtimi i rrugës deri te manastiri Zërze…
Në shtator të vitit 2015 në mediume kishte informacion se rruga deri te kompleksi i manastirit është ndërtuar. Në mars të vitit 2016 Agjencia shtetërore informative publikoi reportazhin deri te manastiri “Shpërfytyrimi i shenjtë” – Zërze në të cilin mes tjerash, shkruan se deri te manastiri është i arritshëm me rrugën e asfaltuar. Prej fotografive, përsëri, shihet se është ndërtuar edhe shtegu prej kalldërma.
Nuk është më rruga shekullore prej gurëve deri te ndërtesa e manastirit. Prej ultësisë deri te portat e manastirit arrin rruga e asfaltuar, e sapondërtuar, afro 8 kilometrave. Në një rrugë të tillë. nuk është e rëndë që të ecë në këmbë deri te manastiri, nga ultësira e fshatit Zërze…Nëpër qasjen me pllaka dhe kapisë, nëpër portën e manastirit, para jush është kisha “Shpërfytyrimi i shenjtë”…
Rruga deri te manastiri në Zërze përmendet edhe në projektet e realizuara në Llogaridhënien për realizimin e programit të VMRO DPMNE dhe koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë” (faqe 79), ku mes tjerash, është shkruar:
Është ndërtuar rruga nga fshati Kostnici deri te manastiri “Shpërfytyrimi i shenjtë” në fshatin Zërze në gjatësi prej 7,5 km dhe investim prej 1,6 milion euro.
BURIME:
- Извор: Проверено – Изборна програма на ВМРО-ДПМНЕ (2014-2018) (Инфраструктура стр.61) [Пристапено: 19.10.2016]
- Отчетот за реализација на програмата на ВМРО-ДПМНЕ и коалицијата “За подобра Македонија” (стр.79) [Пристапено: 19.10.2016]
- Тајм.мк (24.06.2016): Груевски го посети манастирскиот комплекс „Св. Преображение” во Зрзе [Пристапено: 19.10.2016]
- Курир (13.07.2016): ФОТО: Груевски го посети манастирскиот комплекс „Св. Преображение” во Зрзе [Пристапено: 19.10.2016]
- Вести (10.04.2014) Јанакиески:Почна изградбата на патот до Зрзе во вредност од 1,7 милиони евра [Пристапено: 19.10.2016]
- Лидер (10.04.2014) Јанакиески:Почна изградбата на патот до Зрзе во вредност од 1,7 милиони евра [Пристапено: 19.10.2016]
- Лидер (18.04.2015): Изграден е патот до Трескавец, во финална фаза е изградбата на патот до Зрзе [Пристапено: 219.10.2016]
- Вечер (03.09.2015): Зрзе стана културен и археолошки бисер на Македонија [Пристапено: 19.10.2016]
- Патоказ (09.2015): МАНАСТИРОТ ЗРЗЕ СЕГА ПРИСТАПЕН И СО АВТОМОБИЛ КУЛТНОТО СВЕТИЛИШТЕ ДОБИ АСФАЛТЕН ПАТ [Пристапено: 19.10.2016]
- МИА (08.03.2016): Зрзе- универзална димензија на човековото опстојување и верба [Пристапено: 19.10.2016]
Vlerësuar prej: Olivera Vojnovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari