Ndërtimi i sallës sportive në Debresh mbeti premtim parazgjedhor

ARSYETIM:

Një nga premtimet parazgjedhore të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, në zgjedhjet lokale të vitit 2013, është ndërtimi i sallës sportive në Debresh. Gjatë fushatës së tij në Debresh, Gostivar premtoi që nëse merr detyrën si kryetar i Komunës së Gostivarit, në mandatin e tij katër vjeçar do ta përmbushë këtë premtim. Deri më tani, ky premtim është i parealizuar.

“Ju garantoj se unë si kryetar i Komunës do ta ndërtojmë sallën sportive këtu në fshatin e juaj, për shkak se banorët e Debreshit, janë të njohur si sportistë të mirë”. (burimi: Konventa zgjedhore e BDI-së në Debresh 2013, 18.03.2013)

Nevzat Bejta mori detyrën si kryetar i Komunës së Gostivarit, por salla e sportit në Debresh edhe pas një viti që kur ai garantoi se do të ndërtohet, mbeti në gjendje të njëjtë. Nga Kreu i Bashkësisë Lokale të Gostivarit, kishin ri-premtuar që salla do të jetë gati në vitin 2015.

“Salla ka mbetur dhjetë vite kështu siç është, por tash na është premtuar prej ministrit të arsimit dhe Adnan Jasharit dhe kreut të komunës Nevzat Bejtës, se në 2015 do të përfundojë”.(burimi: Alsat-M, 28.12.2014)

Vërtetmatësi, ka siguruar informacione nga Komuna e Gostivarit sa i përket ndërtimit të sallës sportive në Debresh. Nga Komuna kanë njoftuar se është përgatitur dokumentacion teknik për ndërtimin e sallës, si dhe ka aplikuar për në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për mjete financiare.

debresh

Megjithatë, që nga premtimi i Bejtës ka kaluar një mandat i plotë, dhe ky projekt për ndërtimin e sallës në Debresh, Gostivar deri më tani as nuk ka arritur të fillohet, edhe pse nga Komuna e Gostivarit kishin premtuar që do të jetë e përfunduar në vitin 2015. Sipas metodologjisë së Vërtetmatësit, në bazë të burimeve të lartshënuara mundë të përfundojmë që ky premtim i Kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejtës është i parealizuar. 

 BURIME:

Vlerësoi: Rabie Abazi

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.