Ndërtimi i autostradës së re Kërçovë – Ohër, ende në fazën fillestare

Ndërtimi i autostradës së re Kërçovë – Ohër, 57 km, vlera 375 milion euro (Afati i ndërtimit: viti 2018)

ARSYETIM: Ndërtimin e autostradës Kërçovë – Ohër (57 km), partia qeverisëse e premton për herë të tretë në pesë vitet e fundit (2011-2016). Ky projekt u premtua në tre cikle, edhe atë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2011, në zgjedhjet parlamentare në vitin 2014 dhe tani, në zgjedhjet e vitit që lamë pas, 11 dhjetorit (2016). Si afat i fundit për finalizimin e të gjitha punimeve ndërtimore rreth ndërtimit të kësaj autostrade është dhënë viti 2018, megjithatë deri më tani (07.02.2017) premtimi për realizimin e këtij projekti është pjesërisht i realizuar. 

Punimet për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër kanë nisur më 22.02.2014

“Sot jemi dëshmitarë të realizimit të një projekti madhor respektivisht të fillimit të ndërtimit të autostradës e cila do të lidh Kërçovën, Strugën dhe Ohrin,  me një arterie moderne rrugore. Pres që pas 4 vitesh sa do të zgjatë ndërtimi i kësaj autostrade si dhe hapja e zonave të lira ekonomike në këtë pjesë të vendit të hapen shumë mundësi të reja dhe horizonte të reja të prosperitetit ekonomik  të qytetarëve  të kësaj pjese të Republikës së Maqedonisë”. (burimi: Alsat-M, 22.02.2014)

Punët nuk u zhvilluan me intensitet të duhur. Deri në vitin 2016, kishin përfunduar vetëm 35% e punëve të planifikuara. (burimi: Flaka, 20.06.2016)

Së fundi, projekti u ri-premtua edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare të 11 dhjetorit 2016.

Pjesë nga Platforma zgjedhore 2016-2020

                                                   Foto1. Pjesë nga Platforma Zgjedhore e BDI-së, 2016-2020 

Ri-premtimi i projekteve të ngjashme vite me radhë nga ana e autoriteteve qeverisëse nuk ka të ndalur. Projekti edhe pse filloi në vitin 2014, nuk arrin të marrë të mbarën. Sipas metodologjisë së Vërtetmatësit, mund të vlerësojmë që projekti për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër është ripërsëritur disa herë, prandaj këtë premtim deri më tani (07.02.2017) e  llogarisim si pjesërisht i plotësuar. 

BURIME:

Vlerësoi: Rabie Abazi


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *