Ndërtesa Pellagonia do të ketë pamjen e vjetër, është shfuqizuar tenderi i mëparshëm

 

Do të kthejmë pamjen autenikte të Pellagonisë dhe për këtë nuk do të harxhohen 1,3 milion euro siç ka planifikuar udhëheqësia e mëparshme, por shumë më pak. Nuk do të lejmë fasadën përgjysmë. 

 

[Burimi: SDK.mk – Petre Shilegov, kryetar komune, deklaratë – data, 27.11.2017]

 

ARSYETIM:

Ky premtim i kryetarit të Komunës së Qytetit të Shkupit është duke u realizuar. Para disa ditëve është shfuqizuar tenderi për rikonstruktim dhe ndërtim të fasadës së objektit – ndërtesa Pellagonia e cila është shpallur prej kryetarit të mëhershëm të Qytetit, Koce Trajanovski në shtator të vitit 2017 para zgjedhjeve lokale. Mbetet të realizohet fasada, dhe të merr pamjen origjinale, për të cilën Qyteti i Shkupit do të shpall tender të ri. Qëllimi i Shillegovit është që të shpallet tender për zgjidhje të re dhe implementim i idesë së re, e cila nuk do të jetë në stilin barok dhe do të kushtojë shumë më pak se 1,3 milionët e paraparë më herët.

Informacioni për shfuqizimin e këtij tenderi është publikuar në sistemin elektronik për prokurim publik të Zyrës për prokurime publike me numrin 86/2017 me arsyetimin “Për shkak të rrethanave objektive dhe të paparashikueshme kanë ndryshuar nevojat e organit kontraktues” prej 10 janarit të vitit 2018.

Kryetari i mëparshëm i Qytetit të Shkupit shpalli tender për ndryshimin e fasadës së këtij objekti me vlerë rreth 1,3 milion euro. Ky projekt i Qytetit të Shkupi i cili është pjesë e projektit “Shkupi 2014”, me të cilin u planifikua ndryshimi i pamjeve origjinale të fasadave të qindra ndërtesave moderne në zonën e qytetit.

Kryetari aktual i Shkupit, Shillegov që në seancën e dytë të këshillit të Qytetit të Shkupit me 20 nëntor shumë qartë theksoi se nuk do të lejojë rikonstruktimin e fasadës së ndërtesës së Pellagonisë në stilin barok, por edhe të objekteve të tjera të cilët përfshihen në këtë plan dhe procedurat për të cilat ose kanë filluar ose do të duhej të filloni.

Mu thaftë dora nëse nënshkruaj në marrëveshje të tillë për fasadën e Pellagonisë me vlerë prej 1,3  milion euro. Kanë harxhuar milion euro për fasada. NAMA ju ka kushtuar qytetarëve 2,3 milion euro. Paratë që i ka planifikuar udhëheqësia e kaluar prej 6 milion eurosh do t’i shfrytëzojmë për fasadim të shkollave të mesme, tha Shilegov në seancë. (SDK.mk, 20 nëntor 2017.)

Më parë me dy nëntor, Shilegov në deklaratën për të njëjtin medium, zbardhi de ka dhënë urdhër për ndalimin e ekzekutimit të 95 fasadave “barok” në zonën qendrore. Urdhri i kryetarit të komunës nuk mbuluar me vendim përkatës nga Këshilli i Qytetit të Shkupit, por, Komuna Qendër në territorin e të cilës gjenden objektet, mori vendim për ndalimin e realizimit të gjithë planeve të detajuara urbanistike në afat prej tre muajsh, me çka ndaloi edhe puna e objekteve.

Një pjesë e objekteve nuk kanë filluar, siç janë ndërtesat historike “Metropoll” dhe “Ibni Pajko”. Megjithatë, një pjesë tjetër e ndërtesave tashmë janë duke u punuar nga firmat ndërtuese, mes të cilave është edhe qendra e mallrave “Paloma Bjanka” dhe ndërtesa e “Pellagonisë”.

Paratë të cilat janë ndarë për këto fasada, sipas Shillegovit, këtë vit do të shkojnë për vendosjen e fasadave me efikasitet energjetik nëpër shkollat e mesme. Për këtë qëllim në buxhetin e qytetit janë paraparë 90 milion denarë.

Sipas asaj që është sqaruar më lartë, mund të thuhet se premtimi që të t’i kthehet pamja autentike ndërtesës së Pellagnonisë, është duke u realizuar.

 

BURIME:

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *