Narrativat ruse të përfaqësuesve të Ballkanit Perëndimore

Foto: flickr/wikipedia

Fondi gjerman i Marshallit së fundmi publikoi dokument për narrativat politike me titullin “Narrativat ruse të përfaqësuesve të Ballkanit Perëndimor“, të shkruar nga hulumtuesja Asja Metodieva. Dokumenti ju adresohet mënyrave se si narrativat në interes të Kremlinit po shpërndahen në rajon, si dhe narrativave që ato i shpërndajnë. Në këtë hulumtim thuhet se kur flitet për  “përfaqësues” (proxy) nuk mendohet për përfaqësuesit zyrtar, as mbështetës të vetëdijshëm dhe të sinqertë në të gjithë rastet, sepse narrativat në dobi Kremlinit mund t’i zgjerojnë edhe organizatat, mediumet dhe individët duke mos qenë të vetëdijshëm ose të informuar se interesat e kujt i promovojnë.

Kremlini mbështet mbi këto narrativa që të ndikojë mbi publikun nacional dhe politikat e Ballkanit Perëndimore, dhe jo gjithmonë përmbajnë dezinformata. Shpesh bëhet fjalë për intereaksion kompleks mes narrativave të cilat garojnë njëra me tjetrën, për burimet të cilat mund të jenë të besueshme dhe të atillave të cilat janë të shpikura ose për përfaqësimin para opinionit të të gjithë rrjetës së realitetit, ndonjëherë edhe që të nxitet konfuzion dhe të krijohet huti që të mos dihet kush çka është.

Dezinformatat, përkrah kësaj, jo çdo herë rrjedhin “nga lartë”, gjegjësisht nga majat, jo rrallë, këtë rrugë deri te publiku e fillojnë nga “poshtë”, si për shembull prej profileve personale në rrjetet sociale të personave të thjeshtë.

Ky dokument vlerëson se mënyra me të cilën Rusia ndërhynë në hapësirat lokale informative në rajon dallon prej atyre të Evropës Perëndimore, duke vlerësuar se në Ballkanin Perëndimor duhet të investojnë më pak mund, para së gjithash, sepse narrativat e tyre tashmë këtu janë shumë popullore, dhe ndeshet me mjedisin lokal informativ shumë pjellor, i cili i lejojnë që përmes tyre të mund të shpërndahen këto narrativa pa shumë mund.

Më konkretisht, dokumenti me momente ilustruse, të cilat i analizon më thellë, shfrytëzon tre ngjarje të fundit siç ishin referendumi për emrin e Republikës së Maqedonisë Veriore në vitin 2018, faza më e re e mospajtimeve në mes Serbisë dhe Kosovës dhe zgjedhjet në vitin 2018 në Bosnjë dhe Hercegonivë.

Autorja thekson se edhe arsyet për ekzistimin e narrativave të suksesshme të cilat i shkojnë për shtat Kremlinit janë dëshpëruese në Perëndim, si variabël kyçe e cila i shërben interesit rus. Me këtë lidhet edhe fakti që përfaqësuesit loakl në narrativa në shërbim të Kremlinit ndërtojnë lidhje të ashtuquajtura të identitetit nga e kaluara, histori e përbashkët, politika mbështetëse e pakushtëzuar politike, etj., dhe njëkohësisht duke shpërfillur kufijtë mes fakteve dhe mendimit.

Në pjesën për Maqedoninë e Veriut, theksohet fushata e bojkotit të referendumit me të gjithë karakteristikat e tyre, siç ishin botët dhe mjetet për automatizim gjatë shpërndarjes së propagandës, duke kërcënuar me orientimin pro-perëndimor të vendit. Këtu është cituat edhe drejtori programor i Fondacionit “Metamorfoza”, Filip Stojanovski, i cili thotë si në vazhdim: “Edhe sikur supozojmë se Rusia nuk është e interesuar që të merr Maqedoninë si të tillë, atë qëllim e rrënoi kohezioni në NATO dhe BE. Duke pasur parasysh këtë, është logjike të mbështes forcat të cilat do të donin që çështja e emrit të mbetet e pazgjidhur.”

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .