Mungesa e të dyshuarit Sead Koçan justifikohet me interpretim kreativ të LPP-së

 

 

Avokati i palës mbrojtëse Nikolla Dodevski në rastin “Trust” nuk mund që të thërras në mbrojtje të klientit ” i cili është në udhëtim zyrtar” në vend se në burg, por asnjë ankesë të cilat shtyjnë burgimin prapa grilave në burgun e Shutkës. Afatet në raste të këtilla nuk janë të ndaluara, por instruktive dhe lejojnë tolerancë kohore.

 

Shkruan: Ljubomir Kostovski

 

Me 9 mars pas orës 21 mediumet filluan të transmetojnë informacionin se Këshilli Penal në njësinë e Shkupit, pas ankesës së PSP-së, ka caktuar mas arresti për personin Sead Koçani. Siç është e njohur, gjykata e mëparshme refuzoi që të caktojë mas arresti për këtë të dyshuar potencial dhe ai e lëshoi gjyqin i lirë, pa asnjë detyrim ndaj hetimeve në lidhje me qasjen e tyre.

 

SIDOQOFTË, PARABURGIM

Një ditë pas asaj në faqen e Gjyqit u publikuar vendimi në të cilin biznesmenit Sead Koçan i janë caktuar 30 ditë paraburgim. Biznesmeni është i dyshuar në lëndën “Trust” nga Prokuroria Publike Speciale (PSP) për keqpërdorim të procedurës për prokurim publik.

Paraburgimi ka të bëj me rastin “Trust” i cili është i lidhur me tendere për gërmim të karbonit nga “Suvodoll” në Manastir, për nevojat e REK “Bitolla”, ku i dyshuar është drejtori i “Transmet”, i lartpërmenduri Koçan, i dyshuari i dytë është drejtori i “Silekes nemetali” dhe drejtori i “Vago doo” – Studeniçan të cilët kanë arritur marrëveshje me ELEM-in.
Koçan njëkohësisht është edhe pronar i televizionit “TV Nova”. Ky televizion publikoi se paraburgimi është i montuar politikisht dhe është sulm ndaj shoqërisë boshnjake në vend.

Personi ndaj të cilit është caktuar paraburgim nuk është i qasshëm për organet kompetente dhe për opinionin. Avokati i tij pretendon se se nuk është respektuar procedura për informim të palëve nga ana e Këshillit Gjyqësor, ndërsa pretendon se personi në fjalë (klienti i tij) nuk është në arrati, por në udhëtim zyrtar. Ky tregim mbahej deri të hënën, kur avokati Nikolla Dodevski ndryshoi rrëfimin, tha se nuk është me rëndësi se ku është klienti i tij dhe nëse Gjykata e Apelit nuk e sqaron këtë deri të hënën pasdite Koçan është njeri i lirë dhe askush nuk mund që ta burgos!

 

AVOKATI LAJMËROJ LIRIM!

Për ekspertët ligjor, sipas deklaratave të tyre për mediume, nuk është i qartë pretendimi i avokatit Dodevski, se në orët e pasdites të Hënën (13 mars) nuk do të ketë veprim juridik. Thonë se Ligji për Procedurë Penale (LPP) nuk parasheh diçka të këtillë dhe për këtë vlerësojnë se bëhet fjalë për presion mbi gjykatësit në Gjyqin e Apelit, të cilët prej fillimi do të duhet që të vendosin pas ankesës për paraburgim të Koçanit. Përkundrazi, disa interpretues të ligjit thonë se, afati mund të prolongohet edhe për një javë, nëse merret parasysh se duhet që të përfundojnë të gjithë veprimet para se të veprojë Gjykata e Apelit. Së pari, duhet që vendimi i Gjykatës Penale të dorëzohet nga të gjitha anët e përfshira dhe kur ato do të shpallin, vazhdon vendimi sipas ankesës në Gjykatën e Apelit. Afati prej 48 orë rrjedh prej kur lënda do të arrij deri te Gjykata e Apelit.

Përkundër pretendimit të këtillë, avokati i Koçanit vlerëson se Gjykata, joligjërisht para rregullit të vendimit për burgim, ka dhënë urdhër për burgosje dhe ka lëshuar flet arrest.

Sipas Dodevskit, Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkup 1 nuk ka vepruar në pajtim me ligjin dhe pa baza ligjore ka shtuar se ankesa nuk përmban ekzekutimin e masës për paraburgim.

Kur Këshilli Penal cakton paraburgim dhe ankesa parashtrohet deri te Gjykata e Apelit ligji nuk parasheh se ankesa nuk përmban ekzekutimin e masës, por përkundrazi, në pajtim me nenin 442 nga LPP, ankesa përmban ekzekutimin e masës, thuhet në kumtesën nga zyra e avokatit.

Dodevski të hënën ka dorëzuar ankesë urgjente të shkruar deri te Gjykata Themelore – Shkup 1 për kryetaren e Këshillit Penal Gordana Spireska, e cila edhe një herë ka treguar për rrethanat se afati prej 48 orësh, në të cilin Gjykata e Apelit duhet që të merr vendim pas ankesës, skadon në 17,20 dhe pasi që lëndën nuk e dorëzon Këshilli Penal, e pamundëson marrjen e vendimit.

 

KUNDËR QËNDRIM

Avokati Jovan Joanidis, i cili është një lloj veterani në betejat ligjore në vend në pozicione të ndryshme (edhe si mbrojtës, edhe si akuzues), pyetjes së “Vërtetmatësit” që të interpretojë ngjarjet në lidhje me caktimin e masës për paraburgim të Koçanit dhe “humbjes” së tij dhe zëshëm tha se personi të cilit Këshilli Penal i ka caktuar mas arresti me paraburgim, duhet që të jetë në paraburgim, si dhe asnjë ankesë nuk e ndryshon statusin e personit të dyshuar, deri në një vendim ndryshe të gjykatës përkatëse.

Joanidis në lidhje me procedurën konkrete citon nenin 169, paragrafin 2 nga LPP:

(2) Kundër aktvendimit me të cilin caktohet paraburgimi, personi i arrestuar mund të ankohet në këshillin nga neni 25 paragrafi (5) të këtij ligji në afat prej 24 orësh nga ora e dorëzimit të aktvendimit. Nëse personi i arrestuar për here të pare merret në pyetje pas skadimit të këtij afati, mund të parashtroje ankese gjate marrjes në pyetje. Ankesën me përshkrim nga procesverbali për marrje në pyetje, nëse personi i arrestuar është marr në pyetje dhe aktvendimin për paraburgim dorëzohen menjëherë te këshilli. Nuk e ndalohet zbatimi i aktvendimit.

Kjo gjithsesi është e rëndësishme në lidhje me disa kundërshtime të cilat i jep avokati mbrojtës Nikolla Dodevski gjëqë në pjesën e gazetës së shtypur të vendit u protokollua si ushtrim i shtypjes mbi gjykatësit e Apelit!

Në lidhje me interpretimet e ndryshme se sa zgjat ankesa, Joanidis thirret në paragrafin 3 nga i njëjti nen i cili thotë:

(3) Kundër aktvendimit të gjykatësit në procedure paraprake me të cilën refuzohet propozimi për caktimin e paraburgimit, lejohet ankese në afat prej 24 orësh te këshilli nga neni 25 paragrafi (5) i këtij ligji. Ankesa nuk e ndalon zbatimin e aktvendimit. Kundër aktvendimit të këshillit nga neni 25 paragrafi (5) të këtij ligji me të cilin caktohet paraburgimi, i akuzuari ka të drejte ankese në afat prej 24 orësh, për të cilën vendos këshilli i Gjykatës së Lartë.

(4) Në rastet nga paragrafi (2) dhe (3) të këtij neni, këshilli që vendos për ankese është i obliguar që të zbatoj vendim në afat prej 48 orësh.

Avokati i palës mbrojtëse, sipas avokates Suzana Joshevska, nuk mund që të thirret në nenin 442 të LPP, sepse ky nen në mënyrë të përgjithshme  e trajton ankesën institucionale. Përkundrazi, personi të cilit i është caktuar masa e arrestit shkon në paraburgim menjëherë, a prej aty largohet vetëm nëse del ndonjë vendim tjetër nga gjykata, dhe jo me ankesë.

Në rastin konkret, kur Koçan nuk është as në paraburgim, ai person nuk pëson asnjëfarë pasoje negative, praktikisht nuk ka ndodhur asgjë – konstaton ajo.

 

NË KOHËN E DUHUR KA SHKUAR NË “UDHËTIM ZYRTAR”

Është e dukshme nga hetimi se personi ndaj të cilit kryhet hetimi të njëjtën ditë, vetëm se pesë orë më herët, ka lëshuar vendin në kalimin kufitar Tabanovce, Kjo gjithsesi jep pamje tjera mbi të gjithë procedurën. Këtu hyn edhe fakti se as PSP, as avokati Dodevski nuk janë të informuar si duhet për vendimin. A mund të jetë kjo baza se përse Këshilli i Apelit, pas ankesës së avokatit të kthejë vendimin përsëri?

Jo, kjo nuk mund që të jetë lëndë e procedurë disciplinore në gjyq. Këshilli ka kryer detyrën e vet, ndërsa ai i cili është dashur që ta bëj atë, është evidente se nuk e ka kryer punën – vlerëson avokatja Suzana Joshevska.

Sipas Joanidis,  pamundësia për të gjetur personin e akuzuar të cilit i është caktuar arrest lë dyshime mbi aktvendimin e parë për mos caktim të masës për kujdes ose marrjen e dokumenteve udhëtuese, por hap edhe mundësinë që ata të cilët janë të dyshuar dhe pjesë e hetimit eventualisht të arrestohen!

Me “definimin” e avokatit se klienti është në udhëtim zyrtar shfrytëzohet një formë e caktuar e mbrojtjes së Sead Koçanit, e cila do t’a zgjidhnin edhe avokatët e tjerë, vlerëson Joanidis, por një definim të atillë të mungesës dhe kufizimeve të caktuara, sepse asnjë udhëtim zyrtar nuk mund që të zgjas shumë (deri në Tokio, për shembull, janë të nevojshme pesë ditë, dhe ai vend është në skajin tjetër të planetit, shprehet bashkëbiseduesi). Të mos flasim se edhe deri te xhunglat e Amazonës ai i cili është në udhëtim zyrtar mund që të paraqitet me forma moderne të komunikimit. Me siguri për këtë edhe Dodevski të hënën (13.03) shkoi me formulën “nuk është me rëndësi se ku është klienti”!

Avokati Joshevski shton se avokati i mbrojtjes Dodevski nuk mund që të sqaroj në lidhje me përcaktimin e kohës se kur klienti i tij do të jetë i lirë (“sot në orën 17:21”), sepse LPP në raste të këtilla jep dy afate, gjegjësisht ka tolerancë, veçanërisht kur është në pyetjet fundjava.

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *