Mos votimi i masave të Avokatit të Popullit nuk është gabim teknik, por papërgjegjshmëri

Независно дали биле расеани, збунети или неконцентрирани, факт е дека не гласале за мерките содржани во извештајот на Народниот правобранител каде се наведени препораките на Прибе И тоа не е во никој случај „техничка грешка“, туку неодговорна постапка на Собранието, пред сѐ на парламентарното мнозинство.

 

Koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së, Tomisllav Tuntev dhe deputeti i BDI-së, Artan Grubi me 07.11.2017 në Kuvend dhanë deklaratat në vazhdim në lidhje me mos miratimin masave të propozuara nga Avokati i Popullit për përmirësimin e gjendjes të së drejtave të njeriut:

Tuntev: Ajo që ndodhi mbrëmë është një lëshim teknik. U spinua, dhe si të them, në një mënyrë të ashpër u shtrembërua e vërteta. Kishte të bënte me një lëshim teknik andaj në këtë moment në sallë kishte një numër të mjaftueshëm të deputetëve, megjithatë nuk votuan që të gjithë…Bëhet fjalë për lëshim teknik për atë se në këtë moment të gjithë të deputetët e pranishëm të cilët ishin në sallë nuk e shtypën butonin, nuk kanë votuar, në ndërkohë nuk ka mënyre së si të kthehet kjo, kjo na u sqarua nga ana e kryetarit dhe ne këtë lëshim teknik do ta zgjidhim në atë mënyrë që koordinatorët e grupeve më të mëdha të deputetëve u pajtuan që edhe njëherë të kaloj nëpër tekst dhe ta dorëzojmë në Kuvend si propozim tonin…

[Burimi: A1 ON (prej minutës 08 deri bë minutën e 1,30 të videos; Data: 06.11.2017]

 

Artan Grubi: Shumica jonë parlamentare është e përcaktuar që të ju jep mbështetje propozimeve të Avokatit të Popullit dhe ngjarja e mbrëmshme në seancën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në të vërtetë ishte një vrojtim dhe një gabim teknik 

[Burimi: Kanal 5 (prej minutës 0,26 deri në minutën e 0,40 të videos); Data: 06.11.2017]

 

ARSYETIM:

Deklaratat e deputetëve Tomisllav Tuntev nga LSDM dhe Artan Grubit nga BDI në të cilat mos votimin e propozimeve për tejkalimin e gjendjeve të konstatuara në Raportin vjetorë të Avokatit të Popullit për shkallën e sigurimit të respektit, përparimit dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut për vitin 2016, e quajnë “gabim teknik – lëshim”, i marrim si jokorrekte dhe i vlerësojmë si të pavërteta. 

Në rastin konkret nuk bëhet fjalë për “gabim teknik”, por për pakujdesi dhe papërgjegjshmëri. Prej listës së votimit të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, mund që të shihet se në sallën e Parlamentit kanë qenë të pranishëm 97 deputet, kanë votuar gjithsej 43 deputet, prej tyre vetëm 37 kanë votuar “pro”, pesë kanë qenë “kundër” dhe një i “përmbajtur”. Do me thënë të tjerët kanë qenë në sallën e Parlamentit, por nuk kanë votuar kurrsesi. Ata nuk kanë bërë gabim, prandaj në vend të butonit jeshil “pro”, që të shtypin të kuqin (kundër) ose të verdhin (i përmbajtur), por aspak nuk e kanë prekur sistemin për votim. Ashtu që, pavarësisht a kanë qenë të hutuar, konfuz ose jo të përqendruar, është fakt se nuk kanë votuar për masat që janë pjesë e raportit të Avokatit të Popullit ku janë të përfshira propozimet e Pribe-së. Dhe në asnjë moment nuk është “gabim teknik”, por procedurë e papërgjegjshme në Kuvend, para së gjithash e shumicës parlamentare.

Fundi i fundit, vet Tuntev në pjesën e dytë të deklaratës thotë se deputetët e seancës së mbrëmshme të Kuvendit nuk kanë votuar masat e propozuara nga Avokati i Popullit, për atë se kanë qenë të defokusuar dhe konfuz.

Në sallë kishte më shumë se 61 deputet dhe shumica kishte më shumë se 40 deputet. Për këtë, me siguri, supozojë se më pas u konsultuam me deputetë, dhe kjo ishte pika e parë. Në pikën e parë kush ka qenë i shpërqendruar, dhe kush nuk ka  qenë, dhe ne pamë se kush si ka votuar prej të pranishmëve, dhe kush nuk ka votuar. Do të thotë se nuk kishte kundër dhe të përmbajtur, nuk kanë votuar nga hutia, ose me siguri nga shpërqendrimi. Do të thotë me të vërtetë bëhet fjalë për një lëshim teknik, i cili në atë moment ishte i drejtuar kah kryetari, megjithatë nuk kishte se si në atë moment të fokusohen…të pranishmit (prej minutës 1,58 deri në minutën 2,36 të videos)

 

Принтскрин од листинг от од гласањето за Извештајот на Народниот правобралител
Printscreen nga lista e votimit për Raportin e Avokatit të Popullit

Për ndryshe prej listët së votimit mund të shihet se Tuntev dhe Grubi janë evidentuar si të pranishëm, por edhe ata janë mes deputetëve të cilët nuk kanë votuar për Raportin e përmendur të Avokatit të Popullit.

Miratimi i masave nga Raporto i Avokatit të Popullit (të cilat janë në pajtueshmëri me sugjerimet e grupit të ekspertëve të Pribe-së) nga ana e Kuvendit dhe detyrimi i Qeverisë që ti zbatojë, duhej që të ndodhte për herë të parë prej vitit të kaluar kur u ndryshua Ligji për Avokatin e Popullit i cili doli pas krizës politike. Në mesin e propozimeve të Avokatit të Popullit të cilat në herën e parë në Kuvend nuk u votuan janë: përmirësimi i sistemit “Termini im”, masa për përforcimin e kontrollit të brendshëm në MPB dhe Prokuroria Publike, heqjen nga përdorimi i plumbave prej gome dhe stabilizatorëve elektrik, fëmijët fantom të rrugëve të shkruhen në librin amë, të mos dalin konkurse për punësime në grupe në administratë, realizimi i projektit deponia rajonale…

Për një procedurë të tillë në Kuvend mbrëmë (07.11.2017) reagoi avokati i popullit, Ixhet Memeti dhe Komiteti i Helsinskit.

Memeti në konferencë për shtyp kumtoi se është i dëshpëruara nga ajo se si Kuvendi nuk i votoi masat për përmirësimin e të drejtave të njeriut të cilat më pas duhej që të detyrojnë qeverinë të votojnë sipas tyre.

Kuvendi nuk arrit që të luaj rolin që ia dha Kushtetuta, të jetë kontrollues i qeverisë ekzekutive. Apelojë që të mos heqin dorë nga një rol i tillë – porositi avokati i popullit. 

Komiteti i Helsinkut për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë kërkoi që deputet në Kuvend urgjentisht të votojnë propozimet e Pribes-së për të drejtat e njeriut, pjesë të Raportit të Avokatit të Popullit.

Kuvendi në RM refuzoi që të detyrojë Qeverinë që të përmirësojë gjendjet në sferën e të drejtave të njeriut me masat konkrete pjesë të Raportit të Avokatit të Popullit, sepse nuk kishte mjaftueshëm deputet të pranishëm. Apelojë deri të deputetët, veçanërisht deri te shumica qeverisëse, në një afat më të shkurtër të mundshëm të votojnë masat që janë pjesë e raportit të Avokatit të Popullit, ku janë përfshirë propozimet e Pribe-së. Në radhë të parë nuk është serioze që shumica qeverisëse të mos ketë siguruar shumicë që të votohen masa të këtilla të rëndësishme, thuhet në reagimin e Komitetit të Helsinkut. 

Pas kritikave të cilat ishin dërguar në adresë të Kuvendit, propozimet e Avokatit të popullit përsëri janë kthyer në procedurën kuvendare – së pari në Komisionin për sistem politik, ndërsa janë vendosur në rend dite në seancën e 19 të Kuvendit të caktuar për me 08.11.2017.

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.