Mitko Çavkov

 

Mr. Mitko Çavkov shumë herë është emëruar drejtor i Drejtorisë për Siguri Publike dhe Ministër i Punëve të Brendshme.

 

JETA PRIVATE

Ka lindur me 24 janar 1963 në fshatin Novo Sellë, Strumicë. I martuar dhe baba i dy fëmijëve.

ARSIMIM

Ka diplomuar në Fakultetin për siguri në Shkup ne vitin 1986. Në dhjetor të vitit 2011 ka kryer shkallën e master me temën “Inteligjenca kriminale në luftën kundër krimit të organizuar”.

KARIERA

Pas përfundimit të shkollimit akademik punësohet në MPB. Nga viti 1992 deri kah mesi i vitit 1999 ka qenë shef i Sektorit të kriminalistikës pranë SPB Strumicë. Nga viti 1999 deri në vitin 2001 ka qenë zëvendës shef në SPB Strumicë. Nga viti 2005 deri në shtator të vitit 2006 ka qenë Kryeinspektor për krim financiar pranë Departamentit për krim të organizuar. Nga viti 2006 deri në prill të 2012 ka qenë shef në Departamentin për krim të organizuar (sot Qendër për shtypje të krimeve të organizuara dhe të rënda). Nga prilli i vitit 2012 deri në maj të vitit 2013 është i pari i Shërbimit qendror policor.

KARRIERA POLITIKE

I emëruar politikisht në MPB nga maji i vitit 2013 është drejtor i Drejtorisë për Siguri Publik. Me 13 maj të vitit 2015 është emëruar ministër për Punë të Brendshme në Republikën e Maqedonisë. Funksionin e ka kryer deri në 11 nëntor të vitit 2015, kur sipas Marrëveshjes së Përzhinos nga qershori dhe korriku i vitit 2015, në funksion u emërua Oliver Spasoski nga LSDM, ndërsa Çavkov në qeverinë e re, e cila duhej t’i përgatit zgjedhjet e parakohshme parlamentare më së voni deri në prill të vitit 2016, u emërua si zëvendës ministër plotësues. Me 18 maj të vitit 2016 Mitko Çavkov përsëri emërohet ministër për Punë të Brendshme, ndërsa funksionin e kreu deri me 1 shtator të vitit 2016, kur vetëm një ditë pas takimit të liderëve me të cilin është data e emërimit të ministrave dhe zëvendës ministrave nga LSDM, jep dorëheqje dhe më pas me 2 shtator 2016 u emërua drejtor i Drejtorisë për Siguri Publike. Në vend të tij në krye të MPB erdhi Oliver Andonov, i cili ishte ministër për një ditë.

BURIMET

Влада на Република Македонија – Митко Чавков Мета – Пратениците гласаа: Чавков и Мисајловски нови министри во Владата на Груевски Утрински весник – ФОТО: Тројца нови министри во предизборната влада 24 Вести – Чавков и Спасов нови министри-опозицијата ги исвирка Мета – Оливер Андонов ќе биде министер за внатрешни работи за еден ден

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.