Ministria e Financave nuk e ka mbështetjen e të gjithë Odave Ekonomike

Oda ekonomike e Maqedonisë veriperëndimore nuk jep mbështetje për huamarrjen e re. Foto: Meta

 

Tre odat më të mëdha ekonomike në vend kanë pasur takim me ministrin e Financave Kiril Minoski, pas së cilës prej Ministrisë së Financave me 7 korrik dolën me këtë deklaratë , në të cilën mes tjerash thuhet:

Oda ekonomike do t’i mbështesin masat ekonomike të ndërmarra nga qeveria, veçanërisht ato për kompanitë eksportuese dhe ato për investime infrastrukturore.  Odat ekonomike i përkrahin masat e ndërmarra nga qeveria, posaçërisht ato për përkrahje të kompanive eksportuese dhe për investimet në projekte infrastrukturore. 

[BurimiMinistria e financave, Data: 07.07.2016]

ARSYETIM

Një pjesë të kësaj deklarate të ministrisë së Financave e vlerësojmë si të pavërtetë.

Oda ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) në pres-konferencë shprehi zhgënjimin për shtrembërimin e të vërtetës në deklaratën e dhënë nga Ministria e financave.

Drejtori i OEMVP-së, Fatmir Bytyqi tha:

Ministria e financave pas takimit me përfaqësuesit e Odave dha deklaratë në të cilën thuhet se odat ekonomike i mbështesin politikat e qeverisë, gjë që është shtrembërim i të vërtetës. Dihet se cila prej Odave mund të jep përkrahjen e vet në këtë drejtim, por ne si OEMPV ua shprehëm shqetësimin tonë anëtarëve për shpenzime joproduktive dhe rritje të borxhit. Ne jemi pro stimulimit të një zhvillimi të balancuar, por jo për qasje selektive më mbështetje të kompanive. Po ashtu treguam se jemi pro trajtimit të njëjtë ndaj investitorëve të vendit dhe të huajve.     

Mospërkrahja për politikës së qeverisa nga OEMVP vjen si pasoj e qëndrimit të vet që ka Oda ekonomike që  euro-obligacioni i ri do ta shfrytëzojë  nga qeveria për mbulimin e detyrimeve aktuale, në lidhje me dhënien e pagave dhe pensioneve, ndërsa ekonomia nuk do të ketë përfitim, ashtu siç ka ndodhur deri më tani.

Drejtori Bytyqi shtoi:

 Deri më tani prej hua-marrjeve nuk kemi parë se është bërë shfrytëzim i drejtë i mjeteve për investime kapitale dhe për zhvillim thelbësor ekonomik. Nëse parat shfrytëzohen për pensione, paga, dhe të dhëna sociale, atëherë ky nuk është kapital për ekonominë, por për paqe sociale. 

Bytyqi doli edhe te biseda lidhur me “Faktor”. Ai theksoi se OEMVP do ta mbështesë qeverinë atëherë kur ajo do të veprojë me politika zhvillimore, dhe kërkoi trajtim të njëjtë si për investitorët e huaj, ashtu edhe për investitorët e vendit.

 Oda jonë mbështet sipërmarrjen si katalizator për zhvillim ekonomik, duke kërkuar trajtim të njëjtë ndaj investitorëve të vendit dhe atyre të huaj, gjë që nuk mund të thuhet për këtë qeveri. Oda jonë kërkon pranim uniform të legjislacionit tonë, si parakusht për të pasur shtet të së drejtës dhe qasje joselektive nga qeveria për pagim të borxheve ndaj kompanive. Për politika me karakter zhvillimor, jo vetëm ministria e Financave, por secili aktor politik do të përkrahet pa rezervë prej odës sonë.  

Me këto deklarata të drejtorit të OEMVP-ës, Fatmir Bytyqi, deklaratën e dhënë prej Ministrisë së Financave se odat ekonomike i mbështesin masat ekonomike të ndërmarra prej qeverisë e vlerësojmë si të pavërtetë.

 

BURIME

 

 

Оценето од: Силвана Жежова

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.