Ministria e Drejtësisë prej vitit 2017 nuk është anëtare e Këshillit të Prokurorëve Publik

Foto: Printscreen

 

Do të kryejmë reforma serioze edhe në Prokurorinë Publike. Ministria e Drejtësisë nuk do të jetë anëtare e Këshillit të Prokurorëve Publik 

 [BURIMI: Programi parazgjedhor i LSDM „Plani për jetë“, faqe 233, data: dhjetor 2016]

 

ARSYETIM:

Gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat u mbajtën në dhjetor të vitit 2016, LSDM premtoi se në gjashtë muajt e parë të mandatit do të realizohen reforma serioze në Prokurorinë Publike dhe “ministri i Drejtësisë nuk do të jetë anëtarë i Këshillit të Prokurorëve Publik”. Ky premtim zgjedhor i socialdemokratëve dhënë në programin e tyre zgjedhor: “Plani për jetë në Maqedoni“, i cili është pjesë përbërëse edhe e “Planit 180 – reforma urgjente me prioritet në qeverinë e re në 6 muajt e parë” (faqe 233), është tërësisht jologjike. Premtimi i përmendur duket edhe qesharak, sepse ministri i Drejtësisë prej vitit 2001 nuk është anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publik. Duke pasur parasysh këtë fakt, sipas Metodologjisë së “Vërtetmatësit”, premtimin e vlerësojmë si “jokonsekuent”

Ministri i drejtësisë ka qenë anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publik prej dhjetorit të vitit 2007, kur është miratuar: Ligji për Këshillin e Prokurorëve Publik në Republikën e Maqedonisë, deri në korrik të vitit 2017, kur janë miratuar ndryshimet në Ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publik në Republikën e Maqedonisë. Sipas këtyre ndryshimeve ligjore, të cilat janë publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Drejtësisë (LDBIS – Baza e ligjeve, akteve nënligjore dhe rregulloreve të tjera), ministri më nuk është pjesë përbërëse e këtij trupi. Më konkretisht, në vendimin aktual qëndron:

Këshilli përbëhet prej 11 anëtarëve, prej të cilëve 

  • sipas funksionit anëtarë të Këshillit të Prokurorëve Publik në Republikën e Maqedonisë jane prokurorët publik
  • një anëtar të Këshillit e zgjedhin prokurorët publik në Prokurorinë Publike në Republikën e Maqedonisë, prej radhëve të tyre,
  • një anëtar të Këshillit e zgjedhin prokurorët publik prej zonave të prokurorive të Larta Publike Manastir, Gostivar, Shkup dhe Shtip, prej radhëve të tyre, 
  • një anëtar i Këshillit i përket bashkësisë e cila nuk është shumicë në Republikën e Maqedonisë, e zgjedhin të gjithë prokurorët publik në Republikën e Maqedonisë, prej radhëve të tyre
  • katër anëtarë të Këshillit i zgjedh Kuvendi i Republikës së Maqedonisë nga radhët e profesorëve universitar të drejtësisë, avokatë dhe juristë të tjerë të shquar, prej të cilëve dy janë të bashkësive që nuk janë shumicë në Republikën e Maqedonisë 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky shkrim është përgatitur në kuadër të Projektit për rritje të llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve, Вистиномер, që e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri Metamorfizis me përkrahje financiare nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e autorëve dhe në asnjë formë nuk mund të vlerësohet që i paraqet pikëpamjet e Fondacionit Shoqëri e Hapur-Maqedoni .

Your email address will not be published.