Ministri Taravari nuk ka qenë në pushime

Antonio Milloshoski, Svetllana Kollariq Foto: Printscreen kolazh

Настрана што е нејасно зошто би било спорно доколку некој министер отиде на одмор или на викенд (!), ваквата изјава на претставничката на ВМРО-ДПМНЕ (член на ИК) Светлана Колариќ („Таρаваρи се сонча по моρсκите плажи“), се покажа како невистинита

 

 Svetllana Kollariq, anëtare e VMRO-DPMNE-së me 13.08.2017 në deklaratë për mediumet, mes tjerash tha:

Njerëzit vdesin, ndërsa Taravari rrezitet nëpër plazhe….

[Burimi: Ueb-faqja e VMRO-DPMNE-së ,Data: 13.08.2017]

 

ARSYETIM:

Të lëmë anash se përse do të ishte e diskutueshme nëse ndonjë ministër shkon në pushim ose në fundjavë (!), një deklaratë e tillë e përfaqësueses së VMRO-DPMNE-së (anëtare e KE), Svetllana Kollariq (Taravari rrezitet nëpër plazhe”), u dëshmua se është e pavërtetë

Menjëherë pas reagimit të saj, ministri Taravari ju përgjigj përmes profilit të tij në “Facebook” dhe mohoi se ka qenë në pushim:

Përshëndetje VMRO,

Për dijeninë tuaj, këtu jam, në Gostivar dhe në Shkup, çdo ditë në punë, asnjë ditë nuk kam qenë në pushim… 

 

taravari 1

Por, pas këtij publikimi, deputeti Antonijo Milloshoski në “Twiter” shkroi:

#PërshëndetjeTaravari nuk është problem se ke qenë në pushim, problem është se e gënjen popullin!

Me rastin e këtij pretendimi publikoi edhe printscreen-in nga publikimi në FB i Travarit me 11 gusht, me fotografi në të cilën kanë dalë me djalin në plazh.

milososki

Por, për këtë kishte reagim të ri nga ana e ministrit Taravari në të cilën tregon se fotografia është e vjetër, e bërë para një viti dhe me këtë rast është publikuar edhe linku i fotografisë, ku shihet se fotografia në FB është publikuar me 17.08.2016:

 18.08.2016, Nesebar, Bullgari
(Nëse gënjen gjyshja, faktet nuk gënjejnë- thënie maqedonase)

P S.
Përshëndetje Antonio Milloshovski, nuk është as e prerë, as e ngjitur, as e montuar…të isha në vend tëndin do të kërkoja falje, populli nuk meriton që ta gënjesh dhe ta manipulosh…

taravari 2

Përndryshe në “Facebook” profilin e Taravarit mund që të shihet se ai me 11.08.2017 me të vërtet e ka publikuar fotografinë e përmendur në plazh, por kjo vetëm është ripublikuar, dhe se publikimi i parë është nga viti i kaluar.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.