Ministri Filipçe, megjithatë ua hodhi fajin nënave për vdekjen e foshnjave të sapolindura

 

Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë doli me kumtesë/deklaratë/ qëndrim pas reagimeve të opinion në lidhje me konferencën për shtyp të ministrit Venko Filipçe, në të cilën mendojmë se ka një të pavërtetë:

…Ministria e Shëndetësisë dhe ministri, Dr. Venko Filipçe në asnjë moment nuk jua hodhi përgjegjësinë për nivelin e vogël të funksionimit të sistemit shëndetësor nënave të ardhshme. Ishte potencuar se Ministria e Shëndetësisë intensivisht do të punojë në ngritjen e vetëdijes publike, përmes fushatave, materiale promovuese dhe ligjërimeve, me qëllim që nënat e ardhshme të njohin rreziqet dhe të kërkojnë ndihmë shëndetësore përgjatë shtatzënisë…

[Burimi: Ministria e shëndetësisë në RM, data: 05.02.2018]

 

ARSYETIM:

Rreth konferencës për shtyp të Dr. Filipçe, ministri aktual i Shëndetësisë u ngrit shumë pluhur në opinion prej një pjese të organizatave joqeveritare, si dhe prej personave publik të cilët merren me respektimin e të drejtave të njeriut, ndërsa të nesërmen tentimi që të mohojnë deklaratën e dhënë paraprakisht nga ministria me të cilën ai udhëheq, ishte bazuar në deklaratë të cilat sipas metodologjisë sonë është e pavërtetë.

Argumenti më i mirë në ngritjen e një vlerësimi të tillë janë vetë akuzat e konferencës për shtyp të Filipçes në këtë pjesë:

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë vdekshmëria te gratë që sapo lindin është pjesërisht si pasojë e shtatzënave të papërgjegjshme. Por, para së gjithash, prej mungesës së vendeve për lindje dhe kujdes të papërshtatshëm dhe jo në kohë të grave që lindin në shtëpitë e shëndetit. Kur bëhet fjalë, përsëri, për vdekjen e të foshnjave të sapolindura, dua të potencoj se ajo në të shumtën e rasteve vjen si pasoj e kujdesit jo të përshtatshëm të nënës për shëndetin e vet përderisa është shtatzënë. Më saktë, të gjithë të dhënat tregojnë në faktin se përqindja më e madhe e foshnjave të vdekura kanë lindur para kohe. Pesha e vogël, por edhe papjekura ekstreme e organeve vitale – mushkëritë e bardha, mëlçinë dhe sistemit nervor, çojnë deri te përfundim fatal. Ndërsa lindja e parakohshme, nga ana tjetër, është pasojë e infeksioneve të nënës në traktin urinar ose në organet riprodhuese. Për këtë, apelojë deri te nënat e ardhshme që të jenë më të përgjegjshme dhe të rregullta në kontrollet te gjinekologu pa përjashtim.

Duke lexuar me kujdes atë që është thënë prej ministrit në tërësi, “Vërtetmatësi” vërteton se ai vetëm në një tëmoment fajin për vdekshmërinë e të sapolindurve e hedh te nëna e ardhshme, gjegjësisht te gratë shtatzëna dhe kjo është theksuar me të zezë në citatin më lartë. Në të gjithë rastet e tjera ai konkretisht thirret në Organizatën Botërore të Shëndetësisë ose më saktësisht tregon se për vdekshmërinë e nënave të reja në të shumtën e rasteve nuk janë mungesat në sistemin shëndetësor.

Por kur e hedh fajin te nënat e ardhshme “në masë të madhe”, Dr. Filipçe është kontradiktorë, sepse ai nxjerr konstatim për arsyet se përse vjen deri te lindja e hershme, për të cilat ministria me shumë bindje tregon se është arsyeja kryesore e vdekjes te foshnjat: “Ndërsa në lindja e parakohëshme, nga ana tjerë, është pasojë e infeksionit të nënës në traktin urinar ose ne organet riprodhuese”. Me çka, ministri edhe njëherë ka dërguar apel për vizitë të rregullt te gjinekologu gjatë kohës së shtatzënisë.

Por, diçka më voni, duke numëruar se çfarë mungon në sistemin e shëndetit publik, Filipçe u shpreh si në vazhdim:

Në Republikën e Maqedonisë mungon metodologjia me të cilën do të detektohen arsyet e vërteta për vdekjen dhe komplikimet serioze te gratë që sapo lindin dhe te foshnjat e sapolindura. Një pjesë e masave është përpunuar me një metodologji të këtillë, sipas modelit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. 

Nëse mungon metodologjia, ndërsa më parë përmend edhe nevojën e ndryshimit të ligjit, mungesës së gjinekologëve, pediatërve, neonatologëve, mungesës së ilaçeve për rastet urgjente, akreditimin e vendeve të lindjes në Maqedoni, etj, si atëherë mund të vërtetohet ose të pretendohet se për çfarë arsye vdesin gratë që sapo lindin, dhe përse vinë deri te lindja e parakohshme dhe me këtë rritet vdekshmëria te prindër!?

Prej këtu, pa marr parasysh qëllimet e mira dhe mundimet që të pastrohet kjo statistikë e zezë në Maqedoni, pa  marr parasysh se ekziston mundësia e formulimit të keq, dhe jo thelbi i asaj që thuhet, ministri Filipçe në konferencë për shtyp fajin për vdekjen e foshnjave e hodhi “kryesisht” te gratë shtatzëna, ndërsa kumtesa e Ministrisë e publikuar një ditë më pas, për atë pjesë, është e pavërtetë. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *