Milloshoski spinon fjalimin e Makron

Antonio Milloshoski. Foto МЕТА

 

 

Thelbi i deklaratës së presidentit francez ishte se ai është pro të ashtu quajturës “Marrëveshje e Prespës” mes Shkupit dhe Athinës, për atë se me të mundësohet “bashkëpunimi të ndërsjellë” me Evropën, për atë se ai “ka vend qendror në planet për të ardhmen e vendit”, dhe ato dihet se cilat janë. Deputeti Milloshoski, megjithatë, lexon vetëm atë që i konvenon tezës së tij dhe me atë shpreh një të vërtetë të shtrembëruar, gjegjësisht spin rreth fjalimit të Makron 

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Antonio Milloshoski në profilin e tij të Facebook-ut shprehu qëndrim rreth porosisë së Presidentit Emanuel Makron në të cilin ka të vërtetë të shtrembëruar, gjegjësisht spin: 

Spin: I Falënderohem Presidentit të sinqertë francez Makron, i cili na u drejtua me video-porosi për referendumin. Ai kishte për dobësi të thotë atë për të cilën Zaev dhe DImitrov gënjejnë.”

[Burimi: Republika, data: 22.09.2018 ]

 

Kundëspin: Deputeti i VMRO-DPMNE, Antonio Milloshoski, i cili ishte në mesin e të parëve nga ky grup deputetësh i cili deklaroi se do të bojkotojë referendumin me 30 shtator, duke tentuar që të nxjerr argumente për qëndrimin e tij dhe të dëmtojë kundërshtarët politik me një qëndrim ndryshe, doli me vlerësimin për video porosinë e Presidentit francez Emanuel Makron deri te qytetarët e Maqedonisë, në të cilën tha disa të vërteta të shtrembëruara, gjegjësisht spine.

Thelbi i spineve rrotullohet rreth një teze të cilën e plason Milloshoski – se Makron saktësisht ka thënë për referendumin e 30 shtatorit, se kryeministri Zoran Zaev dhe shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov kanë gënjyer rreth tij.

Nga të parit me kujdes dhe të dëgjuarit me kujdes të video porosisë së Presidentit Makron u tregua se nuk ka një gjë të atillë, Më saktë, se Makron përmend Marrëveshjen me Greqinë si çështje kryesore dhe përmbajtjen e referendumit, është e vërtetë se përmendet se me referendum nënkuptohet ndryshim i emrit, është e saktë se përmende se me referendum nënkuptohet viza për ndryshimin e Kushtetutës së RM-së.

Por, i gjithë konteksti i asaj që përmend Presidenti Makron është e ardhmja më e mirë që e pret vendin, përderisa qytetarët çështjen e referendumit e shohin pozitivisht. Kuptohet, ajo e ardhme më e mirë varet prej integrimeve euro-atlantike, të cilat hapen para Maqedonisë përderisa marrëveshja do të vërtetohet edhe në referendum.

Dhe kjo shihet edhe prej porosive të vazhdim të cila i dërgoi Makron:

Ajo, “Marrëveshja e Prespës” e 17 qershorit të vitit 2018, mundëson progres dhe përgatitje për të ardhmen. Çështja e referendumit me 30 shtator këtë vit ka të bëj pikërisht me këtë marrëveshje. 

Jam i njoftuar me të gjithë polemikat të cilat po zhvillohet dhe të cilat janë pjesë e debatit demokratik në vend. Por, unë këtu, pasi që besojë në kontinentin tonë, në fuqinë e Evropës, në fuqinë e mençurisë kolektive dhe në bashkëpunimin e ndërsjellë, do të doja të zotohem dhe të ju them se në çka besojë

“Fuqia e Evropës, fuqia e mençurisë kolektive dhe bashkëpunim i ndërsjellë”, janë pikërisht integrimet euro-atlantike për Maqedoninë të cilave ju referohet presidenti francez. Makron, i cili përdor fjalën “zotohem”, tha edhe këtë në vazhdim.

Përderisa para disa muajve askush nuk kishte shpresa për këtë marrëveshje. Por, për këtë marrëveshje pritet tashmë 27 vite. Kjo marrëveshje u arrit për shkak të guximit të liderëve Tuaj dhe atyre grek. Për këtë unë e mbështesë. Tërësisht! Fuqishëm”

Vlerësojë se i njëjti ka vend qendror edhe në planet për të ardhmen e vendit. Ajo është edhe thelbi i ambicieve për rininë tuaj dhe i asaj që do të mund të realizojnë vitet në vazhdim. 

Çka thonë fjalët “vend qendror në planet për të ardhmen e vendit”nëse jo integrimet  evropiane dhe në NATO!?

Sipas asaj, lirisht mund të konstatohet se pretendimi i Milloshoskit publikuar në FB profilin e tij se Zaeb dhe Dimitrov gënjejnë, dhe këtë e dëshmon edhe Makron kur ju drejtohet qytetarëve maqedonas, është e vërtetë e shtrembëruar, gjegjësisht spinim i fjalimit të Makron.

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.