Milla Carovska

 

Ministre e Punës dhe Politikës Sociale në Qeverinë e RM-së, udhëhequr nga Zoran Zaev nga vitit 2017

 

JETA PRIVATE

– Ka lindur me 06.05.1984 në Shkup. Nuk ka të dhëna në biografinë zyrtare për statusin e saj familjar.

 

ARSIMIMI

-Ajo është punëtore sociale. Arsimin e lartë e ka kryer në Shkup ne fushën e Punës Sociale dhe politikës sociale pranë Institutit përkatës, në Universitetin Shën Kiril dhe Metodij (UKM), nga vitit 2002 deri në vitin 2006. Tani është në studimet posdiplomike, po ashtu në UKM, në fushën e shëndetit publik.

-Ka punuar si eksperte në çështje gjinore në më shumë projekte të organizatave vendore dhe ndërkombëtare.

KARRIERA

-Në vitet 2005-2015 ka punuar në pozicionin Koordinatore programore në organizatën joqeveritare HERA – Asociacioni për Edukim Shëndetësor dhe Hulumtim.

-Nga fundi i vitit 2015 deri kah mesi i vitit 2016 është Këshilltare Speciale e ministres për Punë dhe Politikë Sociale, Frosina Remenska, e cila ishte ministre teknike në pajtim me ndryshime në Ligjin për qeverinë, të realizuara në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Përzhinos.

 

KARRIERA POLITIKE

-Anëtare e KE të LSDM-së dhe Kryetare e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale, para kongresit të mbajtur me 27.05.2017

-Ministre e cila udhëheq me Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale në qeverinë e kryeministrit Zoran Zaev e zgjedhur me 31.05.2017

 

BURIME:

-Собрание на РМ –Предлог за состав на Влада на РМ

Медиуми


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *