Milikije Halimi

JETA PRIVATE

Milikije Halimi e lindur në Haraçinë, ku edhe jetoj me familjen. E martuar me Agronin, dhe nënë e dy fëmijëve, vajzës Djellza dhe djalit Donitit.

SHKOLLIMI

Shkollimi Shkollën e fillore e ka mbaruar në vendëlindje, shkolla Gjergj Kastrioti- Skënderbeu në vitin 1995. Pas përfundimit të shkollës fillore, për shkak edhe të vështirësive që gjeneratat e asaj kohe, (e në vecanti vajzat) ndesheshin me vazhdimin e shkollimit, tek unë ishte ndryshe. Një arsye shtesë për të kërkuar shkollim me cdo kusht, ishte edhe familja ime pasi dallohet si arsimdashëse, dhe unë me shumë përkushtim vendosa të ndjek shkollimin e mesëm, duke thyer kështu stereotipet e kohës që kishte shooqëria jonë, dhe vendosa të regjistrohem në shkollën e mesme Mjeksore në Tetove, Nikolla Shtejn (1996-2000). Pas kryerjes me sukses të shkollës së mesme, më pas, regjistrova Fakultetin Pedagogjik, të cilin e mbarova në vitin 2006. Trajnimet Përvec shkollimit formal, kam ndjekur shumë kurse dhe trajnimi nga institucione relevantë ndërkombëtare në fusha të ndryshme, por me theks të vecantë mbi rrolin dhe kontributin e femrës në zhvillimin e shoqërisë. Ndër trajnimet e shumta, do të vecoja kursin “Women in Politics” me organizatën amerikane NDI, dhe në bashkëpunim me USAID, Ambasadën e Biranisë së Madhe, Ambasadën Francezë si dhe Ambasadën e Holandës në Shkup. Kurs tjetër gjatë po këtij viti, është trajnimi me temë “Dhuna mbi gratë”, organizuar nga UNDP (Organizata Komebeve te Bashkuara për Zhvillim), e cila më ka krijuar mundësinë për të avancuar edhe më tej vetëdijen mbi rrolin e ffemrës në familje dhe shoqëri. Ndërsa, në kuadër të parties time ku kontroboj LSDM-së, për disa muaj, jemi trajnuar në të ashtuquajturë n “Shkollën për aktivizimin e gruas”. Mendoj se të gjitha këto trajnime shtesë, më kanë paisur me dijen e envojshme për të ndërmarrë sfida që kanë për qëllim ndryshimin dhe zhvillimin e shoqërisë ku jetoj dhe veproj, gjithmonë për të mire.

KARRIERA

Përvoja profesionale Karriera ime profesionale lidhet kryesisht me sektorin privat, pasi në fillet e karrierës sime, kam menaxhuar me një nga pikat e shitjes së farmacisë Zegin, në Maxhari, Shkup. Duke parë gjendjen e dobët shëndetësore të Komunës së Haraqinës, isha iniciatore që të hapet një farmaci në vendbanimin tim. Pasi hapëm farmacinë në fshatin Haraqinë, kam menaxhuar me të njëjtën për disa vite, deri në angazhimin tim politik.

BURIMI:

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.