Mickoski nuk e ka lexuar Raportin e Pribe-së?!

Hristijan Mickoski. Foto: Screenshot.

 

Ofrimi i daljes nga kriza përmes ndërrimit të PSP-së me prokurori tjetër publike objektive për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, është e vërtetë e shtrembëruar dhe spinim. Me një ofertë të këtillë Mickoski, de fakto, vërtetoi se amnistia për të dhe për partinë është shumë e rëndësishme, edhe pre publikisht pretendon të kundërtën. 

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në daljen e tij në opinion me 07.10.2018, spinoi me atë se ofron dalje nga kriza përmes një kushti të posaçëm:

Spin: Opsioni i dytë të cilin ia ofrojmë zotëri Zoran Zaevë është që menjëherë të heq dorë nga marrëveshja dhe më pas të shkojë në zgjedhje, mandej populli të vendos, dhe pas zgjedhjeve VMRO-DPMNE do të mbështes krijimin e një institucioni prokurorie për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, menjëherë pas përfundimit të punës së prokurorisë publike ekzistuese, por këtë radhë në krye me prokuror publik profesional dhe cili do të zgjidhet me anë të konsensusit të partive të cilat me të vërtetë do të luftojnë kundër krimit dhe që do të punojë në raste e hapura të Prokurorisë Speciale Publike ekzistuese, dhe njëkohësisht do të ketë mundësinë të hetojë dhe të analizojë materialin e incizuar të zotëruar me rrugë jo të ligjshme për të cilat pretendohej e për shkak të mandatit të shkurtër nuk kanë hetuar, dhe njëkohësisht do të analizojë dhe hetojë edhe punën e qeverisë aktuale dhe të gjithë aferave dhe dyshimeve për krim lidhur me qeverinë aktuale, përfshirë edhe parregullsitë e dala nga referendumi. Por edhe të gjithë ato materialeve të përgjimeve të arrira nëpërmjet rrugëve joligjore të cilat kanë të bëjmë me Zoran Zaev dhe LSDM… 

…Ofrojë dalje nga kriza, braktisje të marrëveshjes, duke dënuar krimin dhe drejtësi për çdo qytetar në këtë shtet. Kjo i duhet Maqedonisë. 

[Burimi: VMRO-DPMNE/ueb-faqja ,data: 07.10.2018]

 

Kundërspin: Lideri i VMRO-DPMNE-së tha disa të vërteta të shtrembëruara në konferencën për shtyp, meçka, në rol kryesor ka qenë spini me “PSP e politizuar”, me çka Mickoski u prezantua si person i cili ofron dalje nga kriza.

Duke shfrytëzuar shabllonin e fituar para dhe pas referendumit, se populli i ka dërguar Zoran Zaev-it porosi që të ik, Mickoski the spin e parë, si hyrje në atë kryesor:

Kjo marrëveshje (e ashtuquajtur e Prespës) nuk kalon jo sepse VMRO-DPMNE mban ndonjë inat, ose se prezanton disa kërkesa joparimore, por qeveria duhet të di dhe të sqaroj njëherë e përgjithmonë se populli nuk pranon. 

 

PËR CILIN POPULL FLET MICKOSKI?

Pas njëqind herësh e pavërteta bëhet e vërtetë, prej këtu nis ky pretendim. Por, nëse ka nevojë edhe pas njëqind herësh çdo të pavërtete duhet t’i përgjigjet me të vërtetën.

Opinioni nuk shfaq nëse “populli”, ajo kategori e gjerë kur bëhet fjalë për fjalimet patriotike, prano ose nuk pranon ose nuk ka qëndrim për Marrëveshjen e Prespës. Për cilin popull flet Mickoski? Për atë që doli dhe e mbështeti marrëveshjen – mbi 600 mijë qytetarë në RM, të atyre dhjetra mijë që votuan kundër, për ato që cilët preferuan të mos dalin në votim, sepse asnjëherë në asnjë zgjedhje nuk votojnë, atë popull i cili me vetëdije bojkotoi duke shprehur qëndrim politik, por duke pasur frikë të dalin në referendum që të mos jenë të mbivotuar ose ato të cilët në përgjithësi ishin të nxitur publikisht ose në fshehtësi nga ana e VMRO-DPMNE-së që të abstenojnë, ose për popullin i cili në mënyrë masive është shpërngulur nga Maqedonia, i cili nuk është në vend, me çka njëra palë numërohet në listën zgjedhore, ndërsa nga ana tjetër të shpërngulurit votojnë në numër të vogël me çka dukshëm vështirojnë censusin.

Opinioni nuk e di përgjigjen e kësaj pyetje – për cilin popull mendon Mickoski, por shumë mirë e di se prej 1,2 milion votues real, të cilët dolën maksimalisht në ciklet e fundit zgjedhore, mbi 600 mijë dhanë votë PËR për Marrëveshjen e Prespës.

Por, ky spin i Mickoskit me popullin, ishte futur në pjesën kryesore ku shtrembëron të vërtetën – se ai ofron dalje nga kriza përmes formimit të prokurorisë së re publike për krimin e organizuar (pasi të ketë përfunduar me punë PSP ekzistuese), e cila do të përpunonte rastet e PSP, do t’i analizojë të gjithë incizimet të cilët nuk janë analizuar, në veçanti aty ku përmendet Zaev.

Pas kësaj bëhet pyetja nëse udhëheqësia e re e VMRO-DPMNE-së në krye me Hristijan Mickoskin, i kanë lexuar ose jo dy raportet e grupi të ekspertëve nga Bashkimi Evropiane në krye me Rajnhard Pribe, të cilët ishin alfa dhe omega për daljen nga kriza politike dhe për afrimin e Maqedonisë kah integrimet europiane?

 

 PRIBE: PSP ËSHTË E DEDIKUAR DHE KOMPETENTE

A se çfarë kanë shkruar ekspertët për punën e PSP në shtator të vitit 2017, kur dorëzuan raportin e dytë (faqe 14, pika 68):

 Edhe përskaj kritikave, pengesave dhe mosbashkëpunimit në prizëm të gjerë me institucionet kompetente, përfshirë edhe amnistimin e Presidentit për të gjithë ato të cilët ishin edhe nën ndonjë hetim të mundshëm, Prokuroria Speciale Publike shfaqi përkushtim dhe profesionalitet. Përsëri, kufizimet dhe pengesat me mandatin e PSP, tregojnë rëndësinë e vazhdimësisë që është kryesore për për përgjegjësin e krimit…

Prej këtu, ekspertët e Pribe propozojnë (faqe 17 dhe 18):

Që të mund të sigurohet përgjegjësia për krimin qeveria duhet të sigurojë se të gjithë veprat penale që dalin prej ose me anë të përgjimeve të paligjshme do të procedurohen deri në fund. Qeveritë, po ashtu, duhet të sigurojnë vazhdimësi, përmes vazhdimit të afatit që Prokuroria Speciale Publike të përfundojë të gjithë hetimet dhe të të ngre akuza ose pres sigurimit të kushteve PSP edhe më tej të ndjek këto raste…

Siç mund të shihet prej asaj që kanë propozuar ekspertët e Pribe, askund, bash askund, nuk shprehet dyshim për politizim të PSP. Përkundrazi, flitet për “një sasi të madhe të pengesave”. Kjo sasi e madhe e pengesave të PSP filloi që në vitin e fundit të qeverisjes së Nikolla Gruevskit, në janar të vitit 2016, dhe siç shihet, vazhdon edhe me Hristijan Mickoskin.

Prej këtu edhe ofrimin për dalje nga kriza përmes prokurorisë së re, e cila do të zëvendësonte PSP ekzistuese të politizuar, është pastër shtrembërim i të vërtetës, gjegjësisht spin.

Me këtë spin, Mickoski edhe pse flet për pastrimin e krimit, de fakto flet edhe për amnisti, sepse sipas tij, po ndodh ndjekje politike.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky shkrim është përgatitur në kuadër të Projektit për rritje të llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve, Вистиномер, që e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri Metamorfizis me përkrahje financiare nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni. Përmbajtja e tekstit është përgjegjegjësi e autorëve dhe në asnjë formë nuk mund të vlerësohet që i paraqet pikëpamjet e Fondacionit Shoqëri e Hapur-Maqedoni .

Your email address will not be published.