Mickoski edhe për reforma, edhe me 35 mijë amendamente

Hristijan Mickoski. Foto: Ueb-faqja e VMRO-DPMNE-së

 

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski dha deklarata në lidhje me Ligjin për gjuhët që është kthyer në Kuvendin e RM-së, të cilat i vlerësojmë si jokonsekunete:

Qëndrimi jonë është i qartë, decid, konciz dhe ofron zgjidhje për dalje nga kjo situatë. Si shtet edhe si Qeveri, sepse duhet të deklarohen se janë për reforma, dhe duhet të ju japin prioritet reformave. Kjo është ajo e cila na çon përpara në të ardhmen. Kjo është ajo që në shtet duhet të zhvillohet…Por, edhe përkrah kësaj ne ofrojmë zgjidhje për dalje nga kjo krizë e imponuar. Hajdeni të fokusohemi në reforma, kjo është ajo që na zhvillon, ofron jetë më cilësore për qytetarët. Kjo duhet të jetë prioritet i të gjithë politikanëve në këtë shtet, sepse do të na ndodhin përsëri kësisoj ngjarjes në çdo segment, të cilat na janë bërë përditshmëri në këtë shtet…Absolutisht kemi paraqitur në përputhje me procedurat e amendamenteve, këto amendamente kanë hyrë në procedurat e Kuvendit, dhe presim respektim të rregullores për punën në Kuvend, presim respektim të ligjeve, presim përmbushje të Kushtetutës. Si parti mbetemi kryesisht te respektimi i të drejtës dhe asgjë që është ndryshe me këtë nuk do të pranohet. 

[Burimi: Ueb faqja e VMRO-DPMNE-së – Tekst i integruar…data : 08.03.2018]

 

ARSYETIM:

Deklaratat e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, rreth procedurës së më tejme për miratimin e Ligjit për gjuhë janë jokonsekuente për disa arsye.

E para dhe kryesorja është se VMRO-DPMNE si parti me grupin më të madh të deputetëve/grupeve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë ka të drejtë, por ka pasur mundësi që të merr pjesë në procedurën e ligjit për të cilin vlerëson se është antikushtetues dhe diskriminues dhe dëmton qytetarët e RM-së.

Megjithatë, VMRO-DPMNE në ato momente nuk ka marr pjesë në ato procedura, përveç në leximin e parë kur që në shtator të vitit 2017 filloi diskutimi për nevojat e miratimit të këtij ligji. Së dyti leximi ose diskutimi i amendamenteve në dy komisionet kuvendore nuk ka qenë deri në fund i respektuar prej partisë, pa marr parasysh në kundërthëniet e vetë diskutimeve dhe udhëheqjen e seancës veçanërisht nga ana e deputetit Artan Grubi, sepse VMRO-DPMNE dhe për shkak të kongresit të partisë dhe për shkak të solidaritetit me deputetët e arrestuar vendosën që të mos marrin pjesë, edhe pse kanë pasur 84 amendamente të përgatitura.

Nga VMRO-DPMNE, poashtu, nuk ishin të pranishëm në sallën e Kuvendit me 11.01.2018 kur u bë leximi i tretë dhe kur u miratuar në Kuvend. Ato bojkotuan Kuvendin për shkak të arrestimit të deputetëve të tyre të dyshuar për pjesëmarrje në vepra të rënda penale të cilat ishin kryer me 27 prill të vitit 2017, edhe pse më parë kishin bërë të qartë se Ligji për to është i papranueshëm.

Pas një zhvillimi të këtillë të ngjarjeve, Presidenti i RM-së, Gjorgje Ivanov, nuk nënshkroi ligjin me arsyetim se është antikushtetues dhe ai u kthye në Kuvend. Qeveria sqaroi se mbështetin të njëjtin ligj dhe sipas interpretimeve të Kushtetutës dhe Rregullores, Ligji për gjuhë është në fazën e leximit të tretë.

Pa marr parasysh interpretimin e paragrafëve prej Nenit 164 të Rregullores, nëse ka ose jo të drejtë që të paraqiten amendamente, është fakt se VMRO-DPMNE parashtroi 35 mijë amendamente dhe është fakt se nuk ik prej vlerësimit se këtë e bën me qëllim që të bllokohet miratimi i ligjit (edhe pse Mickoski e mohon këtë, funksionarët e lartë të partisë këtë e kanë pranuar në një emsion debativ). Nëse shkohet në diskutim të amendamenteve, vlerësimi është se ndoshta do të zgjaste më së shumit pesë ose gjashtë muaj dhe Kuvendi do të frenohet për ligje të tjera të cilat janë kyçe për zbatimin e kërkesave të BE-së për reforma.

Dhe këtu është jokonsekuneca e dytë në deklaratën e Mickoskit. Nëse kanë qenë LSDM dhe BDI për reforma, apo VMRO-DPMNE ka qenë përherë për reforma dhe për jetë më të mirë të qytetarëve, ka pasur zgjidhje – ose do të ketë ligj të si ose VMRO-DPMNE do të qëndrojë në qëllimin që të diskutohet për çdo amendament, parafrazon Mickoski.

Dhe përfundimisht, jokonsekuenca e tretë në deklaratën e Mickoskit është në parahistorinë e vogël të këtij ligji. Opinioni gjithsesi mban mend “dramën” rreth të ashtuquajturës Platforma e Tiranës, andaj përgatitjet e ligjit, miratimi, dhe pritja e VMRO-DPMNE-së nëse BDI do të vendos që të koalicionojë me to dhe të kenë shumicën parlamentare, etj.

Disa herë janë përsëritur, dhe shumë pak dhe jo mjaftueshëm kanë qenë të demnatuara deklaratat e më shumë politikanëve ose personave publik se VMRO-DPMNE në ditët e fundit që nga janari ka pranumr Ligjin për gjuhë si ofertë dhe kusht i BDI-së. Edhe atë në formë edhe të tekstit me vendime të këtilla, për të cilat mbrëmë Naser Ziberi deklaroi se kanë qenë edhe më radikale se vendimet ligjore të tanishme. Në ato momente kryetar ka qenë Nikolla Gruevski, Hristijan Mickoski ka qenë funksionarë i lartë partiak, ndërsa disa muaj më pas edhe sekretar i përgjithshëm i partisë. Prej atij funksioni ai me siguri edhe e ka mësuar këtë detaj.

Pa dyshim, nuk diskutohet fakti se partia dhe udhëheqësia e re ka të drejtë të ndryshojnë mendim. Poashtu, nuk është e diskutueshme se rreth këtij ligji edhe gjatë miratimit të tij ka pasur jokonsekuenca nga të dyja palët, dhe më së shumit diskutabile ka qenë nëse është i nevojshëm flamuri evropian gjatë miratimit të tij gjë që shkurtoi edhe kohën e nevojshme për diskutim në komisione dhe disa dispozita ose i gjithë ligji më parë nuk është dhënë me propozimin e Komisionit të Venecias.

Por, përsëri, duke pasur parasysh situatën faktike dhe gjithë parahistorinë rreth këtij ligji, vlerësojmë se deklarata e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, se partia ofron zgjidhje të krizës, e cila në thelb është “ose-ose”, dhe njëkohësisht me sinqeritet dhe fuqishëm insistojnë për reforma, është vetëm një deklaratë sipas të cilët japim edhe vlerësimin për  jokonsekuencë. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.