Metodologjia

Vërtetmatësi bën analizë të programeve parazgjedhore të partive politike, nëpërmjet të cilës qytetarët kanë mundësi të vijnë deri tek informatat për aktivitetet dhe rezultatet e partive politike për të cilën votojnë, pasi e njëjta të vijë në pushtet. Vërtetmatësi bën analizë të realizueshmërisë së premtimeve parazgjedhore dhe të vërtetësisë së deklaratave të politikanëve.

Premtime

Premtimet e dhëna në programet parazgjedhore ndahen si etnitete të veçanta, të cilat vendosen në faqen vërtetmatësi.mk/vertetamtes.mk. Për të fituar status të tillë premtimi i partisë politike duhet të përmbajë:

  • Qëllime konkrete- rezultate të cilat partia ka për qëllim t’i realizoj pas ardhjes- qëndrimit në pushtet si dhe
  • Masa- aktivitetet që do të ndermirën për arritjen e qëllimit

Qëllime konkrete kanë premtimet të cilat mund të konstatohet se cilat rezultate duhet të arrihen dhe kur ky rezultat është arritur. Kjo nënkupton që rezultati pritet të përshkruhet në formë të qartë, precize dhe pa mëdyshje, me parametra të përcaktuar qartë, të ashtu quajtur indikatorë, në bazë të të cilëve mund të matet realizueshmëria e premtimeve. Parametra të saktë janë ato elemente të premtimeve me të cilat hollësisht konfirmohen vetit themelore ( kuantiteti, kualiteti, dhe komponentët plotësues) në qëllimin e përcaktuar të cilat duhet të jenë të kënaqshme që premtimi të vlerësohet si i realizuar. Parametrat këtillë varen nga natyra e premtimit dhe mund të përfshinë:.

  • Madhësitë e fillimit dhe mbarimit: nëse premtohet rritje në ndonjë fushë të caktuar- parametra të saktë për shkallët e dëshiruara të rritjes në bazë të situatës aktuale: gjatë premtimeve të fushës financiare, parametrat përfshijnë shuma konkrete- përqindje të mjeteve.
  • Në qoftë se premtohen përmirësime kualitative në një fushë të caktuar, parametrat duhet ta shpjegojnë përparimin e premtuar në krahasim me situatën ekzistuese. Nëse ndryshimet e premtuara nuk janë të matshme me numra ( politika dhe strategji më të gjëra), klima shoqërore, kultura, sistemi i vlerave, bashkëpunimi ndërkombëtar) parametrat përfshijnë përshkrime të detajuara të ndryshimeve të pritshme me masa konkrete afatshkurta dhe afatgjate.
  • Parametrat institucional- nëse premtimet janë të bazuara në kornizat ligjore duhet të përmbajnë saktë aktet legjislative nga të cilat mund të shihet cilat fusha rregullohen, në çfarë sasie dhe me cilat akte. Në rast të vendosjes së institucioneve, parametrat duhet të tregojnë nivelin dhe kompetencat e tyre.
  • Vendosje e mekanizmave për ndjekje dhe kontrolle të indikatorëve për realizimin e premtimeve, nëse kjo tashmë nuk mbulohet në kuadër të mekanizmave ekzistues institucional.
  • Parametrat për të caktuar afatin kohor për përmbushjen e premtimeve.

Masa konkrete paraqesin aktivitetet të cilat bartësi i premtimit do t’i ndërmarr me qëllim realizimin e premtimit të dhënë, nëpërmjet parametrave konkret të cilët tregojnë që do të realizohet qëllimi i përcaktuar. Varësisht nga vet qëllimi ato mund të përmbajnë:

  • Kornizë e saktë juridike me të cilën do të rregullohet fusha dhe problemi i hasur
  • Paraqitje e studimeve- hulumtimeve, strategji, plane me të cilat do të sigurohet rezultati i premtuar
  • Prejardhja dhe vlera e mjeteve me të cilat do të sigurohet realizimi i qëllimit të përcaktuar
  • Afatet kohore për realizimin e masave të përcaktuara
  • Identifikimi i kompetencave ekzistuese apo paralajmërim për institucionet të reja kompetente të cilat do t’i realizojnë aktivitete e përcaktuara.
  • Vendosja e mekanizmave për ndjekje të realizimit.
  • Aktivitete tjera të cilat duhet të sigurohen për realizimin e premtimit.

Premtimet të cilat janë jo logjike dhe janë të treguara në mënyrë që pamundësojnë kontrollin janë të cilësuara si jo konsekuente.

Çdo premtim i identifikuar merr vlerësim sipas realizueshmërisë:  i realizuar, pjesërisht i realizuar, ose i parealizuar:

  • I parealizuar: Në qoftë se premtimi i dhënë nuk ka asnjë aktivitet, gjegjësisht asgjë nuk është realizuar deri në afatin e dhënë.
  • Pjesërisht i realizuar: Janë bërë disa aktivitete për realizimin e premtimit.
  • I realizuar: premtimi është realizuar në tërësi.
  • Duke u realizuar: ka filluar të punohet në realizimin e premtimit
  • Jo konsekuente: Premtim i palogjikshëm për të cilin nuk ekziston mundësi që të kontrollohet

Analizat dhe vlerësimet e premtimeve publikohen në internet dhe me mundësi ju dorëzohen drejtpërdrejt partive politike. Bartësit e premtimeve, si dhe i gjithë opinioni kanë mundësi në kontroll dhe përgjigje të drejtpërdrejtë për të gjithë analizat, mundësi për të demantuar, kundërshtuar, sugjerime dhe informacione plotësuese dhe argumente në bazë të së cilave mund të bëhet ndryshimi shkallës për premtimin e dhënë, nëpërmjet komenteve në ueb faqe dhe me në forma të ndryshme të komunikimit të drejtpërdrejtë me ekipin analitik.

Deklarata

Deklaratat nga politikanët, funksionarët ose bartës të tjerë të vendimeve dhe krijues të mendimit publik të dhëna nëpër mediume ose në ngjarje publike analizohet me kriteret e njëjta dhe në afatin e dhënë në vet deklaratë, me çka vlerësohen me:

  • E pavërtetë – Deklarata është e pavërtetë
  • Gjysmë e vërtetë – Deklarata është e saktë, por mungojnë detaje të rëndësishme ose është e nxjerr nga konteksti,
  • E vërtetë – deklarata është e vërtetë.

 

Vërtetmatësi.mk, nëpërmjet të ekipi të profesionistëve nga fushat përkatëse i analizon premtimet e subjekteve politike dhe i prezanton në formë lehtë të lexueshme, bashkë me të dhëna sistematike statistikore.

Për momentin Vertetmatësi.mk përmban vlerësime për premtimet e dhëna në zgjedhjet nga partitë të cilat e fituan pushtetin në vitin 2008 dhe kanë mundësi reale për t’i realizuar premtimet e tyre. Vërtetmatësi do të vazhdoj të funksionoj në periudhë afatgjate dhe të ndjek realizimin e premtimeve parazgjedhore të fitueseve në zgjedhjet e vitit 2011, si dhe deklaratat e politikanëve të cilat mund të klasifikohen si premtime ndërmjet vet zgjedhjeve.

Qëllimi kryesor i Vërtetamatësit është që të rris dijeninë e qytetarëve, mediumeve, organizatave jo qeveritare por edhe të partive dhe anëtarëve të tyre të cilat ndërmjet kësaj vegle kanë mundësi të njihen edhe me një sërë aspektesh të procesit politik në Maqedoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *